“Kanionet e Antilopës” në Arizona, atje ku shkëmbinjtë i ka skalitur natyra duke i shndërruar në një melodi të ngrirë

Kushdo që i ka parë dhe vizituar “Kanionet e Antilopës” në Arizona, ka mbetur i magjepsur nga kjo punë artkrijuese e natyrës. Mjeshtëria me të cilin janë skalitur këto shkëmbinj nga erozioni, erërat, uji dhe faktorë të tjerë atmosferik, është një virtuozitet i rallë. Ndërsa i kundron ata të duken si një melodi që ka ngrirë dhe është murosur, si një shumësi jehonash, të cilat janë plazmuar në shkëmb si për ta bërë këtë kushtrim të njëzëshëm një përjetësi e fokusuar në shkëmb.

Kanioni i Antilopës, që ndodhet në tokën e indianëve Navajo, në Page të Arizonës, ngjan me një pikturë të gjallë dhe jo me shkëmbinj. Është kanioni me më shumë vizitorë në Amerikë, pas Grand Canyon. Arsyeja është se shkëmbinjtë në këtë kanion janë si të skalitur. Aty numri i madh i shkëmbinjve të bien, bëhet akoma më interesant në drekë, kur rrezet e diellit bien pingul mbi shkëmbinjtë dhe i “ngjyrosin” me të gjitha ngjyrat e spektrit diellor. Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar këtë mrekulli të natyrës.

Me vendndodhje në Navajo Land, në Arizona, Antelope është kanioni më i vizituar dhe më i fotografuar në SHBA. Emrin e ka marrë nga antilopat me brirë të dhëmbëzuara që dikur shiheshin shpesh në korridoret e kanionit. Dikur ka qenë gjithashtu një vend i shenjtë për popullin Navajo. Kanioni Antelope u hap për publikun në 1997-n, kur u bë Parku Kombëtar i Navajo-s.Ky gur i çmuar i Navajo-s është quajtur “sfida e mirëfilltë e fotografisë” dhe shumë fotografë nga e gjithë bota mblidhen këtu për të shkrepur fotot më të mira të mundshme. Kjo nuk është aspak e lehtë, pasi muret me ngjyrë të shndritshme reflektojnë dritën dhe krijojnë një gamë të gjerë ekspozimi.

Kanali i Antilopës përfshin dy seksione të ndara, piktoreske të kanionit të gropave, të referuara individualisht si “Kanioni i Antilopës së Sipërme” ose “Crack”; dhe “Kanioni i Antilopës së Poshtme” ose “Corkscreë”.

Kanali i Antilopës u formua nga erozioni i Navajo Sandstone , kryesisht për shkak të përmbytjeve të shpeshta dhe së dyti si rezultat i proceseve të tjera nënujrore. Ujërat e shiut, kryesisht gjatë sezonit të monsonit, kalojnë në pellgun e gjerë mbi seksionet e kanionit, duke e rritur shpejtësinë dhe trazuar rërën kur shkon në korridoret e ngushta. Me rendjen e kohës, kalimet u shpërngulën, duke i bërë korridoret thellë dhe duke i zbukuruar skajet e forta në një mënyrë të tillë që të formonin linja karakteristike “të rrjedhura” në shkëmb, të cilat nën efektin e rrezeve të diellit shndërrohen në një spektakël ngjyrash dhe refleksesh.

Përmbytjet në kanion ende ndodhin, pavarësisht se tani janë më të ralla. Një nga përmbytjet e fundit ishte ajo që ndodhi më 30 tetor 2006, e cila zgjati 36 orë dhe për këtë shkakt autoritetet e morën vendim për ta mbyllur “Kanioni i Antilopës së Poshtme” për pesë muaj.

“Kanioni i Antilopës së Sipërme “

Kanioni i Antilopës së Sipërme” quhet Tsé bighánílíní , “vendi ku uji shkon nëpër gurë”. Ajo është më e vizituara nga turistët për dy arsye. Së pari, hyrja e saj dhe tërë gjatësia përshkuese e kësaj mrekullie të erozionit janë në nivelin e tokës. Për pasojë nuk kërkojnë ngjitje dhe nuk paraqesin problematika për t’i mundësaur. Së dyti, trarët ose shinat e dritës së diellit që rrezatojnë poshtë nga të çarat në çatinë e kanionit, janë shumë më të zakonshme në të Epërmin se sa në atë Poshtmin. Rrezet mahnitëse që shndërrohen në një lojë marramendëse ngjyrash dhe formash në këtë kanion, ndodhin më shpesh në muajt e verës, pasi ato kërkojnë që dielli të jetë në zenith. Ngjyrat e dimrit janë më të zymta dhe nuk nuk kanë atë aftësi shpërthyese të kolorit dhe vezullimit. Muajt ​​e verës ofrojnë dy lloje ndriçimi. Trarët e dritës që manifestojnë spektrin që josh vizitorët fillojnë të derdhen në kanionin në periudhën nga 20 marsi për t’u ndarë pa lamtumirë më 7 tetor çdo viti.

“Kanioni i Antilopës së Poshtme”

Në këtë kanion kalimi është përmes një shkallareje nga Kanioni i Epërm. Para instalimit të shkallëve metalike, mundësia për ta vizituar këtë nivel të kaninot ishte më e pakët për shkak të zonave të kufizuara dhe bartjes së vështirësive. Kjo mundësi ishte privilegj vetëm i aventurierve dhe ekipeve të organizuara të fotografëve dhe studjuesve. Edhe pse është bërë maksimumi për të krijuar mundësi më të favorshme për vizitorët ky seksionin i kanonit mbetet më pak i frekuentuar për masën. Rëra që bie nga plasaritjet e tavanit e vështirëson lëvizjen në shkallare për shkak të rrëshqitjes. Megjithatë për ata që duan më shumë në këtë sipërmarrje u mundësohet ajo me mjetet dhe asistimin e vazhdueshëm të ndihmës.

Përkundër këtyre kufizimeve, “Kanioni i Antilopës së Poshtme” tërheq një numër të konsiderueshëm, kryesisht të fotografëve. Turnetë e veçanta fotografike janë në dispozicion për rezervim rreth mesditës, kur rrezja e dritës është në kulmin e saj. Ndriçimi më i preferuar në këtë kanin është në orët e para të mëngjesit.Këto janë Kanionet e Antilopës në Arizona, kjo është natyra, kjo është ajo shpërfaqje mjeshtërore e krijuesit, e cila na është dhuruar jo vetëm si një dëshmi e proceseve të potërshme të erozionit dhe proceseve të dhunshme atmosferike por edhe si një shpërblesë e asaj që meritojmë të gjithë ne që kemi vendosur të jetojmë në harmoni me natyrën, si dhe me gjithçka përreth dhe brenda nesh.