Përpjekja për të shqipëruar këndimi i një shpirti prej një gjuhe tjetër në atë shqipe, është një rikrijim, është një sfidë e shndërrimit të kohës dhe përjetimit, pozitës ngacmuese dhe sendërgjimit, në një kulminacion solemn që jep shkrirja e tërësisë së komponentëve mëtues, në një të tashme që pulson në ndijimin e shkulmit të një shpirti.
Robert Frost është një poet i gjithëpranuar në botën amerikane. Prej të gjithë atyre që bënë një pakt me himnizimin dhe shtjellimin poetik të jetës dhe çastit, emocionit dhe përfytyrimit, ai bwn dallim.
Si të gjithë edhe ai ka vështirësi në prurjen e një gjuhe tjetër, e një dimensioni të ndryshtë ndjesor, dhe këtë munden ta bëjnë ata që e ndjejnë, ata që pjesëmarrin në çdo fijëz të hollë ndijimi të poetit. “Zjarri dhe akulli” një nga poezitë e spikatura të Robert Frost, më ka ardhur në messages nga Shpresa Ymeraj, një mike virtuale, e cila më dërgoi të shqipëruar prej saj këtë krijim. Duke falënderuar dhe vlerësuar e publikoj në blogun tim.
Shqipëroi Shpresa Ymeraj
Zjarri dhe akulli
Robert Frost
Disa thonë bota në zjarr do mbarojë
Në akull thonë disa të tjerë
Nga ç’kam shijuar prej dëshirës
Kush thotë në zjarr, qëndroj me ta.
Por nëse dy herë ka për të mbaruar
Nga urrejtja mjaft unë kam mësuar
Të di që akulli të shkatërrojë
Di gjithashtu,
E do të mjaftojë!