“Vajza shqiptare” (1870), tabloja e manifestimit të ndikesave orjentale në jetën shqiptare, shprehur në pikturën realiste të serbit, Svetislav Jovanoviç

Ai ishte një nga tre piktorët e familjes Pavle-Paja, Svetisllav dhe Milan Jovanoviç. Më i njohuri mbetet Paje, i cili e mësoi dhe rrugën e të cilit ndoqi, duke u përpjekur të mos jetë një imitues i tij. “Vajza shqiptare” (1870) është një nga punët më të arrira të piktorit. Ajo bën pjesë në galerinë e tematikave të vëllezërve, Jovanoviç ku shqiptarët duket se dominojnë. Trajtesa realiste e tablove sjell një pasqyrim të saktë dhe të pasur të ndikesave orjentale në jetën e shqiptarëve. Vajza e trajtuar në tablonë e Svetislav Jovanoviç ndodhet në një moment relaksi në një ambient gatimi, duke i rënë një vegle muzikore që ngjason me çiftelinë, por më shumë është instrument muzikor turk se sa shqiptar. Ai përafron me saz, një vegël muzikore turke me 4 tela, por nuk përjashtohet mundësie të jetë diçka e përafërt. Veshja gjithashtu është ndoshta një pasurim ose gërshetim i traditës vijuese me elementë dominues oriental. Shkujdesja e vajzës është sjellë nga piktori si një përkorje e blatimit të saj në interpretim.
Svetislav Jovanoviq u lind më 15 mars 1861. Ishte i dyti nga tetë fëmijët në familjen e fotografit të Vrsacit, Stevan Jovanovië. Ai mbaroi shkollën e mesme në Vjenë, ku filloi edhe studimet e pikturës. E shtyti më tej aftësinë e piktorit më 1879 në Petrograd, dhe i përfundoi ata kur ishte 20 vjeç, në Paris, në studion e piktorit Bone dhe në Akademinë Juliane. Ai kaloi shumicën e jetës së tij në kryeqytetin francez, ku jetoi për gati pesëdhjetë vjet, me ndërprerje të gjata dhe të shkurtra.
Megjithatë, periudha kryesore në rininë e tij për Svetislav Jovanoviç ishte një qëndrim në Mynih, ku ai kaloi pesë vjet jetë piktori në studion e vëllait të tij, Paje Jovanoviç, i cili tashmë ishte një piktor ndërkombëtarisht i njohur. Duke vëzhguar me kujdes kompozimet orientale, ai e përsosi teknikën në atë masë duke e përafruar në njëjtësimin cilësisht të realizimit. Për ta dalluar veten nga vëllai i tij Paje, shumica e pikturave u nënshkruan në transkriptimin francez të mbiemrave, Jovanoviç si Shën Gjon Pagëzori. Ivanovitch.