Pierre Reverdy: Çfarë është poezia? Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon

POEZIA, qoftë kur krijohet me vetëdije që vjen nga realiteti, ashtu edhe kur ajo vjen nga ëndrra, na lejon që ta prekim, na lejon që ta shijojmë. Poezia është shpërthim i të mirës dhe i realitetit të fshehur, që shpirti e ka përpunuar në brendësi të tij, ose e ka nxjerrë nga sendet përreth. Ajo wshtw gjithashtu një mënyrë për t’iu përgjigjur shqetësimit që banon ngado dhe përreth nesh. Poeti kthehet nga vetja e tij dhe nga bota dhe është në kërkim të asaj që ndodhet në realitet. Kjo më pas shpaloset me  imazhet e tij që janë shumë herë më të bukura se kufijtë ku ekzistojnë ato realisht. Janë gjithashtu shumë të larguara nga ato kufij dhe poeti kështu ka mundur të realizojë komunikimin mes tyre. Pra mes objekteve që janë shumë larg nga njëra-tjetra. Duke i bashkuar kufijtë e tyre me imagjinatë. Krijimi poetik është një aventurë heroike një akt që provokon emocion te lexuesi. Ajo nuk është shprehje e një gjë ndjeje të dhënë të shpirtit nervor.

Analogjia është njw mënyrë krijimi, është një ekzistencë raportesh ndërkaq natyra e këtyre raporteve kushtëzon forcën ose dobësinë e imazheve të krijimit. Një element tjetër i krijimit është edhe veçantia e imazhit. Kjo buron nga afrimi spontan i dy realiteteve tepër të largëta, skajet e të cilëve vetëm shpirti ka mundësi ti bashkojë. Nuk është fjala të krijosh një imazh, duhet që ai të arrihet vetë, ashtu duke fluturuar me krahët e tij.

Pse shkruaj poezi?

Poeti shtyhet të shkruajë nga nevoja konstante për të shpuar në thellësinë e misterit të qëndis së tij të brendshme, dhe për të njohur pushtetin dhe forcën e tij. Poezia nuk është një lojë e thjeshtë e shpirtit. Poeti nuk shkruan për të zbavitur një publik të çfardoshëm, as për tu zbavitur vetë. Ajo që e shqetëson atë është shpirti i tij dhe raportet që e lidhin atë me gjithë pengesat e mundshme me botën e ndjesive dhe botën e jashtme.

Po ku gjendet poezia?

Ajo nuk ndodhet në realitet. Ajo është strukur në ëndrrën dhe iluzionin e njeriut dhe jeta për njeriun nuk do të ishte e përballueshme pa të, pa poezinë. Prandaj mirë apo keq nuk do të kishte epokë historike pa poetët. Nryshe do të flisnim për kazanpunuesit.

Po ku gjendet në të vërtetë poezia?

Poezia nuk gjendet as në jetë as në sendet. Ju bëni pikërisht këtë, ju i shtoni jetës poezinë.

Ç’ësht arti në përgjithësi?

Arti fillon atje ku mbaron rastësia. Megjithatë arti është gjithçka që sjell rastësia, sepse është ajo që e pasuron atë. Pa këtë shtesë, artit do ti kishin mbetur veçse rregullat.

Po poezia moderne çfarë është ajo?

Poezia moderne është ajo që quhet poezi e ideve. Ajri modern është për poezinë e ideve, siç është fluturimi me vela për fluturimin me motor.

Është e vërtetë që jeta e poetit është një ëndërrim i vazhdueshëm. Ai e ëndërron realitetin. Ëndrra e tij është një hipotezë e jetës, ashtu si hipoteza  e dijetarit është një ëndërr shkencore.

Po çfarë ndodh gjatë aktit të krijimit?

Poeti duhet të bëjë kujdes me idenë, me ndjenjat dhe me fjalët që ai manipulon, dhe kryesisht kur ai shkruan, nuk duhet të ngatërrojë realen me ëndrrën e tij, sepse kjo do të ishte njëjtë sikur piktori gjatë aktit të krijimit në vend që ti përdorë ngjyrat pwr tw pikturuar, ti hajë ato.

Ku gjendet me të vërtetë poezia?

Poezia është atje ku nuk gjendet. Atje ku ajo na mungon atje ku ne do të dëshironim që ajo të ishte. Ajo është brenda nesh për shkak se ne na mungon, për arsye se ne do të dëshironim ta kishim. Kështu ne dëshirojmë të jemi ose të kemi brenda nesh poezinë ngaqë ne nuk jemi poetë dhe ajo mungon brenda nesh. Në kontakt me realitetin poezia zhduket ashtu siç zhduken fantazmat sapo lind drita.

Poezia është honi i hapur i realitetit të dëshiruar që na mungon.

Pa poezinë natyra nuk do të ishte bërë kurrë mikesha e ëmbël e njeriut.

CV

Pierre Reverdy, u lind më 13 shtator 1889 dhe ndërroi jetë më 17 qershor 1960. Ai njihet si poeti francez, vepra e të cilit ishte frymëzuar, më pas u bë pjesë e lëvizjes provokuese të artit të dritës, Surealizmit , Dadaizmit dhe kubizmit. Vetmia dhe kapjea shpirtërore që u zhvillua me anë të poezisë së tij, i bëri thirrje kredos surrealiste të poetit.