Mark Simoni: A ka ardhur koha qe secili prej nesh te ngrihemi ne lartesine e vetegjykimit te vepres sone?

“Zogjte kane mbetur krejt pa peme. Dhe folete qe beheshin ne to, tashme nuk jane askund. Sepse gjysma e pyjeve te botes jane prere per te bere leter, per te shtypur libra te dobet. Poetet e keqinj jane vete fajtoret e ketij rrenimi- thote Herman Hesse ne nje ese.

Ndersa Milan Kundera shkruan se ka nje vandak me leter te shkrimeve te dobeta, qe i ka hedhur ne kosh.

Secili nga ne qe krijojme letersi, patjeter qe e ndjejme se kemi brenda vetes nje aparat gjykimi ndaj asaj qe shkruajme, pra kemi njefare ndergjegje krijuese. Sa me e kultivuar te jete kjo lloj ndergjegje, aq me shume ne kerkojme nga vetja, qe letersia jone te jete sa me e maturuar, sa me e kuruar, sa me e mire, sa me e bukur, sa me e komunikueshme. S’ka asnje dyshim se, nga krejt ky volum qe krijojme ne, nje pjese e krijimeve tona nuk e meriton te hyje ne biografine e letersise qe bejme. Ndergjegja jone krijuese pra, ne nje fare menyre na ruan ne qe te mos bejme publike krijimet e dobeta. Na meson se jo cdo krijim eshte letersi e mire dhe e meritueshme, na ruan emrin nga letersia e keqe dhe e pa realizuar mire.

Te gjithe kete logjike e mendova me vete, kur mu kujtua se pata lexuar ne nje liber te vjeter, nje shkrim te George Bataille, (ne studimin e tij “Letersia dhe e keqja”) ku ai merrej me argumentin se “A duhet djegur Kafka?” Nese po, pra duhej djegur, atehere cilat tregime qene ato qe duheshin te sakrifikoheshin?.

E sjelle kjo dileme ne rrafshin e sotem, te komunitetit tone krijues, ne tere kete letersi qe vershon ne rrjetet sociale, a jemi ne te kthjellte te gjykojme veten, se cfare duhet te heqim nga ato qe kemi shkruar, se cfare nuk e kemi bere mire dhe e kemi hedhur krejt kot ne tregun e leximit?

Pergjigja e ketyre pyetjeve mendoj se eshte nje gjest apo nje shenje qe tregon se, secili prej nesh ka filluar te vetegjykoje letersine e tij. Pra, a kemi secili prej nesh dicka per “te djegur”, apo lene menjeane nga letersia jone?

Gjendja e Kafkes, qe ndodhej mes vepres se shkruar dhe idese per t’i djegur ato, mendoj se me shume se nje realitet i vertete, ka qene metafora e gjykimit te ftohte qe krijuesi i bente librave te tij, pa kurrfare droje dhe kompleksi.

A do te vije nje dite qe te kemi turp per disa nga krijimet qe i kemi publikuar si letersi te mire. A mundemi ne te prodhjojme parreshtur produkt letrar qe ia vlen? A ka ardhur koha qe secili prej nesh te ngrihemi ne lartesine e vetegjykimit te vepres sone? Apo do vazhdojme te shkruajme parreshtur, (ide e vargje qe na vijne kot neper mend), dhe te derdhemi pastaj si perrenjte, qe marrin perpara cungje, shkarpa, rrangullina e cte gjejne rruges.

Artikuj të ngjashëm