Studimi i “Journal of Chemical Physics”: Origjina e jetës mund të ketë ardhur nga hapësira

Origjina molekulare e jetës mund të ketë qenë në hapësirë, thuhet sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët kanë demonstruar se një numër i molekulave organike mund të formohen kur ekspozohen ndaj kushteve që imitojnë vakumin e ngrirë të hapësirës.

Sipas hulumtimit, prania e këtyre molekulave, duke përfshirë ‘propilenin’, ‘etanin’ dhe ‘acetilenin’, sugjeron se “blloqet ndërtuese” të jetës mund të kenë origjinë jashtëtokësore, transmeton Gazeta Express.

Eksperimentet, e kryera nga një ekip në Universitetin e Sherbrooke, Kanada treguan se molekulat organike formoheshin në sipërfaqet e akullta të ngjashme me ato që gjenden në pluhurin e hapësirës dhe objektet ndërplanetare si kometat, asteroidet dhe hënat.

Shkencëtarët rikrijuan kushtet e ngjashme me ato të hapësirës duke ekspozuar filma të ngrirë që përmbajnë metan dhe oksigjen në rrezatim. Në hapësirë, objektet goditen nga forma të ndryshme të rrezatimit, duke lejuar formimin e molekulave komplekse nga ato më të thjeshta.

Puna e bërë nga ekipi i Sherbrooke, u publikua në “Journal of Chemical Physics”. Shkencëtarët ka kohë që thonë se jeta, ose molekulat që çuan në krijimin e jetës, mund të kenë lindur jashtë Tokës./b.d