Hector Berlioz, i mallkuar nga prindërit pse refuzoi të bëhej mjek, i adhuruar nga gjeneratat si romantiku i muzikës klasike

Hektor Berlioz cilësohet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të romantizmit evropian, megjithëse ai e ka pohuar jo rrallë që për të, termi ‘romantik’, ishte një fjalë pa domethënie, për më tepër që ai e konsideronte veten kompozitor klasik. Muzika e tij është e njohur për mos respektimin e ligjeve të harmonisë megjithatë kjo kritikë nuk ka penguar shumë artistë të studiojnë partiturat e Berlioz. Kohët e fundit është zbuluar që Berlioz e respektonte harmoninë por sipas disa ligjeve të shekullit të XVI-të.

Babai donte ta bënte mjek, por Berliozi kishte prirje të veçantë për muzikë. I lutej të atit që ta lejonte t’i kushtohej muzikës gjatë kohës që studionte mjekësi, por mundimi qe i kotë. Atëherë Berlioz iu fut vetë studimit të muzikës. Për të treguar talentin, dha përpara prindërve, me shpenzimet e tij, një meshë solemne, që e kishte kompozuar vetë. Atëherë ishte njëzet vjeç dhe suksesi qe premtues. Përfundimi i ekzekutimit nga pikëpamja ekonomike qe një borxh prej njëmijë e dyqind frangash. Berliozi u mundua t’i paguajë duke kursyer nga kuota e vogël mujore prej njëqind e njëzet franga, që i dërgonte i ati. Kështu nisi një jetë me sakrifica të mëdha. I ati zemërgur, duke e ditur mirë gjëndjen e të birit, i ndërpreu dhe atë ndihmë të vogël që i jepte dhe e detyroi të kthehet në shtëpi. Në familje e pritën ftohtë dhe e donin që ai të zgjidhte çfarëdo pune, por jo muzikant. E ëma, te profesori i muzikantit shikonte rrënimin e plotë të jetës së tij. Ajo, nga që nuk e bindi dot, e mallkoi madje e mohoi dhe e la të shkojë në Paris. Berliozi e kujtonte me dhimbje atë çast prekës në jetën e tij:

– M’u desh të largohem nga shtëpia, jo më pa u përqafuar me nënën dhe pa i hedhur asaj një vështrim, por dhe me plot mallkime prej saj.

Kur vajti në Paris arriti të regjistrohet si student i rregullt në Konservatorin muzikor. Ndërkohë, Berliozi nuk kishte me se të jetonte. I ati shpresonte ta mposhte dëshirën e të birit me anën e urisë. Ai vazhdoi të mos ia dërgojë pensionin e zakonshëm. Atij iu bënë rreth gjashtë mijë franga borxh. Megjithatë Berliozi ishte i vendosur të realizonte ëndrrën e tij muzikore.

– U bëra hamall, detar, pirat, – do të kujtojë ai më vonë me hidhërim, – po nuk u tërhoqa nga rruga ime. Jeta po i rëndohej gjithnjë e më shumë. Vitin e ri 1827 Berliozi e festoi në dhomëzën e tij të varfër me dyzet franga për bukë, të cilën e lau me lot. Pas shumë vuajtjesh e vështirësish hyri në punë si korist në një teatër të vogël. Admiruesit të Glukut dhe të Veberit i duhej që çdo mbrëmje të bënte punë nga më ordineret për të jetuar.

Hektor Berlioz- ishte kompozitor, shkrimtar dhe kritik françez. Ai lindi më 11 dhjetor 1803 në Brekun SeN-Ondré në Isère.

Në 1927 situtata financiare ishte bërë e mjerueshme, por karakteri i fortë dhe pasioni i madh për muzikën bënë që Hektor të mos bënte asnjë hap prapa, përfshirë këtu ti kërkonte babait ndihmë financiare duke qenë se rezultatet në konservator ishin të admirueshme. Ndërkohë vazhdonte të ndiqte kursin e kompozimit me Reicha, por format e detyruara të artit që mësonte ky profesor nuk i pëlqenin për shkak se nuk arrinte ti kuptonte deri në fund dhe e bënin që të ndihej i shtypur. Në këtë periudhe vendos të largohet nga shkolla dhe të mesojë nga i vetmi profesor i besueshëm, përvoja vetjake.

I gjendur i vetëm filloi të bënte kompozimet e para, një ndër të cilat ishte mesha që fillimisht u interpretua nga orkestra e kishës së San Rocco e më pas nga ajo e Sant’Eustakio-s. Të dyja këto formacione muzikore e patën tepër të lehtë ta interpretonin ndërsa publiku nuk hasi vështirësi për ta kuptuar. I bindur nga realiteti i aventurës së tij muzikore, Berlioz nuk lejoi që ti rritej mendja prej vlerësimeve që morri krijimi i tij dhe filloi të merrej me kompozime me akoma më shumë dëshirë se sa kishte bërë deri në atë kohë. Hektori ishte i mendimit që muzika duhej të kishte një temë dhe për të qenë sa më i qartë duhej që një interpretim të përfshinte çdo lloj mjeti muzikorë, që nga zëri i këngëtarit deri tek instrumenti më i pazakontë, gjithçka në emër të një muzike sa të bukur edhe të thjeshtë. Njohësit e mirë të veprës së Berlioz e dinë që ky projekt është mëse i realizuar.

Uverturat Waverley Les Francs-Juges dhe Simfonia Fantastike ishin krijimet e tij të para që kishin si temë fragmente nga jeta e autorit. Dy të parat u interpretuan në sallën e vjetër të Ëaux-Hall, ndërsa më 26 maj 1828, ishte vet Berlioz që morri përsipër të interpretonte në sallën e konservatorit. Po atë datë ai realizoi një dëshirë që e kishte prej kohësh, interpretonte vet meshën e parë të kompozuar prej tij. Në këtë periudhë e kuptoi që ishte bërë një artist i afirmuar por e dinte mjaft mirë që për tu bërë pjesë e historisë së muzikës klasike duhej akoma më shumë punë dhe kompozime cilësore.

Në 1828, filloi të shkruante në gazetën ”Le Correspondant”, ku publikoi disa artikuj mbi simfonitë e Beethoven, të cilën artistët e kryeqytetit françez sapo kishin filluar ta njihnin. Më 1 nëntor të 1829, organizoi një shfajqe që përmblidhte veprat e tij më të mira që kishte realizuar deri në atë kohë. Kësaj shfaqje i shtoi vetëm një kompozim të ri, bëhej fjalë për Konser de Zilf. Ndërkohë, Berlioz kishte filluar sërish Shkollën Mbretërore të Muzikës, ku ndiqte me mjaft interes leksionet e Leser, një profesor i njohur për idetë e tij liberale në kompozim që në këtë rast shërbenin si mbrojte për ata që kritikonin muzikën e lirë të Berlioz. Një nga pedagogët e Hektor në shkollën e muzikes ishte dhe Kerubini, i cili nuk e shihte me sy të mirë mënyrën e kompozimit të këtij djaloshi 25 vjeçar por ama kishte një admirim të jashtëzakonshëm për të. Në 1830 morri çmimin e parë për kompozimin e kantatës “Sardanapalo”, vlerësim që bëri të mundur vajtjen e Berlioz në Itali, një vend të cilin kompozitori e admironte për traditën muzikore.

Në 1932 u kthye në Paris me një uvertur të Mbretit Lir, pasi kishte kaluar 18 muaj në Romë dhe Napoli. Me shumë ide në kokë, Berlioz vetëcilësohej si reformator i artit dhe zhvilloi luftën e tij me mjete që i ofronte shtypi ose më saktë gazeta si “Revue Evropeen” apo Courrier de l’Evrope, deri sa Gazeta Muzikore e Parisit, e themeluar në 1834, bëri një komplot ndaj artikujve të tij në mënyrë që ta censuronte sa më shumë. Po në 1834 kompozoi simfoninë “Aroldo In Italia” dhe meshën funebre për gjeneralin Damrémont e cila do të interpretohej në kishën e “Hotel dezInvalid” më 5 dhjetor 1837. Në 1935, redaksia e “Zhurnal de débA” u bë mbrojtësja e tij dhe i dha hapësirë në faqet e saj.

I vetmi dështim i Berlioz, ishte “Benvenuto Cellini”, dramë me dy akte që u prezantua më 3 shtator të 1838. Po atë vit 1938 përfundoi kompozimin e “Romeo dhe Zhulieta”. Kjo pjesë u interpretua për herë të parë më 24 nëntor të 1839 në sheshin e Bastijes. Pas shumë koncertesh, Berlioz vendosi të bënte një udhëtim të gjatë nëpër Evropë në mënyrë që muzika e tij të dilte nga rrethi i ngushtë i përbërë nga miqtë e ngushtë dhe admiratorët e zakonshëm dhe pse jo të fitonte pak popullaritet jashtë kufijve të vendit të tij. Disa nga etapat e udhëtimeve të tij nëpër Evropë ishin në: Bruksel, Berlin, Hamburg, Lajpcig, Weimar dhe Shtutgart. Në 1845 vizitoi Vjenën, Hungarinë, dhe Pragën. Në 1847 koncertet e tij vazhdojnë në Rusi me qëndrime disa javore në Riga, Shën Petersburg dhe Moskë.

Me tu kthyer në Paris vuri re se popullariteti i tij ishte rritur dhe mori një ofertë nga Londra për të drejtuar orkestrën e Dury-Lane gjatë gjithë vitit 1848.

Karriera e tij vazhdoi me koncerte në shtete të ndryshme dhe me shfaqje në kryeqytetin francez deri ditën që ai u nda nga jeta, më saktë më 8 mars 1869 në Paris.

Artikuj të ngjashëm