Sot, 5 Tetori është Dita Botërore e Mësuesit, dita e sensibilitetit për rëndësinë që ka mësimdhënësi në emanicipimin e gjeneratave

Dita Botërore e Mësuesit – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 – 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit.

BETIMI SOLEMN I MËSUESIT

Në vijim teksti i betimit solemn të mësuesit, të cilin në vitin 1966, për nevojat e UNESKO-s e përpiloi pedagogu zviceran, Robert Dottrens 1893 – 1984.

“Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.

Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.

Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.

Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.

Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.

Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nderë“

Sipas UNESCO-së, 5 tetori si Dita Botërore e Mësuesit është një mundësi për të treguar që puna e mësuesve është njëra nga më të rëndësishmet për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Kjo ditë është edhe një mundësi e mirë që interesi publik të orientohet, në njohjen e rolit të mësuesve në mbarë botën dhe për rëndësinë e tyre në shoqëri, nevojën e sigurimit të një arsimimi dhe trajnimi më të mirë të mundshëm të tyre para se të hyjnë në klasë, pasi që cilësia e përgatitjes së mësuesve ka një rol të rëndësishëm edhe në cilësinë e arsimit. Pikërisht për këtë arsye Internacionalja e Arsimit (Education Internationale – EI), me seli në Bruksel të Belgjikës, ka disa vjet që ka ndërmarrë një fushatë të gjërë për vlerësimin dhe propagandimin e kësaj Dite. Si rrjedhojë, sot 21 vende në botë (Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Kanada, Estonia, Gjermania, Lituania, Maqedonia, Maldivet, Mauritania, Moldavia, Holanda, Pakistani, Filipinet, Kuvajti, Katari, Rumania, Rusia, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar) e festojnë 5 tetorin si ditë e vetme e mësuesit në vendet e tyre, ndërsa mbi 100 vende në botë, në mënyra të ndryshme e shënojnë ose e vlerësojnë Ditën Botërore të Mësuesit, krahas ditëve të tyre kombëtare. Çdo vit EI me 401 organizatat e saj anëtare, nga 172 shtete dhe territore, ka ndërmarre fushata për ndërgjegjësimin publik në evidencimin e kontributit të profesionit të mësuesit. Më 5 tetor organizatat e mësuesve kudo në botë mobilizohen për të siguruar që nevojat e gjeneratës së ardhshme të merren në konsideratë në këtë botë komplekse, shumë kulturore dhe me një teknologji në rritje.

Rekomandimet e ILO/UNESCO Lidhur me Statusin e Mësuesit janë standarde ndërkombëtare për profesionin e mësimdhënies. Rekomandimet e vitit 1966 mbulojnë të gjithë mësimdhënësit e nivelit shkollor, duke filluar nga niveli parashkollor e deri në nivelin e mesëm, në të gjitha institucionet publike ose private, të arsimit akademik, teknik, profesional, apo artistik.

Këto Rekomandime, më vonë do të plotësohen edhe me Rekomandimet e UNESCO-s në lidhje me Statusin e Personelit Arsimor të Arsimit të Lartë të vitit 1997, e të cilat mbulojnë të gjithë personelin e mësimdhënies dhe të kërkimit në nivelin e arsimit të lartë.

Lidhur me Ditën Botërore të Mësuesit është me rëndësi të veçantë edhe një dokument tjetër ndërkombëtar, i ashtuquajtur “Udhëzime për politikat e promovimit të punës së denjë për personelin arsimor të fëmijërisë së hershme” (parashkollore), miratuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO, në vitin 2014.

Rekomandimet e ILO/UNESCO nga 5 tetori 1966

Përmbledhje

  1. Përkufizime
  2. Fushëveprimi

III. Parimet udhëzuese

I V. Objektivat dhe politikat arsimore

  1. Përgatitja për profesion

Përzgjedhja Programet e përgatitjes së mësuesve Institucionet e përgatitjes së mësuesve VI. Arsimimi i mëtutjeshëm i mësuesve

VII. Punësimi dhe karriera

Hyrja në profesionin e mësimdhënies Avancimi dhe promovimi Siguria e detyrës Ekzaminimet mjekësore Gratë mësuese me përgjegjësi familjare Shërbimi me orar të shkurtuar VIII. Të drejtat dhe përgjegjësitë e mësuesve

Liria profesionale

Përgjegjësitë e mësuesve

Marrëdhëniet mes mësuesve dhe shërbimit arsimor në tërësi

Të drejtat e mësuesve IX.

Kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie efektive

Madhësia e klasës

Personeli ndihmës

Mjetet mësimore

Orët e punës

Pushimet vjetore me pagesë

Pushim studimi

Pushimet e veçanta

Pushimi mjekësor dhe pushimi i lehonisë

Këmbimi i mësuesve

Objektet shkollore

Dispozita të veçanta për mësuesit në zonat rurale apo të largëta X.

Pagat e mësuesve

X I.

Sigurimi shoqëror

Dispozita të përgjithshme

Kujdesi mjekësor

Beneficionet për sëmundje

Beneficionet për lëndim në punë

Beneficionet e pleqërisë

Beneficionet për invaliditet

Beneficionet në rast të vdekjes

Mjetet e sigurimit social për mësuesit

X I I.

Mungesa e kuadrit profesional

X I I I. Dispozitat përfundimtare.[1]

Rekomandimet e UNESCO-së lidhur me Statusin e Personelit Arsimor në Arsimin e Lartë – 1997

Hyrje

  1. Përkufizime
  2. Fushëveprimi

III. Parimet udhëzuese

  1. Objektivat dhe politikat arsimore
  2. Të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë institucionale
  3. Autonomia institucionale
  4. Përgjegjshmëria institucionale
  5. Të drejtat dhe liritë e personelit arsimor të arsimit të lartë
  6. Të drejtat dhe liritë individuale: të drejtat civile, liria akademike, të drejtat e publikimit, dhe shkëmbimi ndërkombëtar i informacionit
  7. Vetë-qeverisja dhe kolegjialiteti

VII. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mësimdhënës të arsimit të lartë

VIII. Përgatitja për profesionin

  1. Termat dhe kushtet e punësimit
  2. Hyrja në profesionin akademik
  3. Siguria e punësimit
  4. Vlerësimi
  5. Disiplina dhe shkarkimi
  6. Negocimi i termave dhe kushteve të punësimit
  7. Pagat, ngarkesa e punës, përfitimet e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe të sigurisë
  8. Studimi, pushimet kërkimore dhe pushimet vjetore
  9. Termat dhe kushtet e punësimit të grave në personelin arsimor të arsimit të lartë
  10. Termat dhe kushtet e punësimit të personelit arsimor me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë
  11. Termat dhe kushtet e punësimit të personelit arsimor në arsimin e lartë me kohë të pjesshme
  12. Zbatimi
  13. Dispozitat e fundit

Shtojca.

Porosia e përbashkët e shefave të UNESCO-së, ILO-së, UNICEF-it, UNDP-së dhe Internacionales së Arsimit-EI (Education Internationale) e 5 tetorit 2015

“Sot, e mbarë bota është bashkuar për të mbështetur Agjendën e re 2030 të OKB – së, për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe ky rol kurrë s’ka qenë më me peshë,sesa tani … Në Forumin Botëror të Arsimit, organizuar në maj të vitit 2015, në Incheon të Koresë së Jugut, nga ana e UNESCO-së e ku merrnin pjesë shefat e organizatave si UNICEF, Banka Botërore (World Bank), UNFPA, UNDP, UN Women dhe UNHCR, udhëheqësit u zotuan për të siguruar se mësuesit dhe edukatorët janë të fuqizuar, të rekrutuar në mënyrë adekuate, të trajnuar mirë, profesionalisht të kualifikuar, të motivuar dhe të mbështetur me resurse të mira, sisteme efikase dhe të qeverisura në mënyrë efektive … Më tutje në porosi theksohet se:” Standarde dhe instrumente esenciale ndërkombëtare për profesionin e arsimtarit janë: Rekomandimet e ILO/UNESCO të vitit 1996, Rekomandimet e UNESCO – së të vitit 1997 si dhe Udhëzimet për politikat e promovimit të punës së denjë për personelin arsimor të fëmijërisë së hershme, ILO 2014 … Në ditën e parë të Ditës Botërore të Mësuesit në një agjendë të re të arsimit dhe zhvillimit global, ne apelojmë te komuniteti ndërkombëtar për të vlerësuar, mbështetur, dhe fuqizuar mësuesit e botës. Sepse janë ata që do të edukojnë një brez të ri të fëmijëve të cilët, do të çojnë përpara të gjitha qëllimet tona për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.”

Deklerata e Forumit Botëror të Arsimit

“Ne sigurojmë që mësuesit dhe edukatorët do të jenë të fuqizuar, të rekrutuar në mënyrë adekuate, të trajnuar mirë, profesionalisht të kualifikuar, të motivuar dhe të mbështetur me resurse të mira, sisteme efikase dhe të qeverisura në mënyrë efektive. …” Wikipedia

Artikuj të ngjashëm