“Jeta ime”, testamenti shpirtëror i Nënë Terezës, shenjtores shqiptare, shembullit hyjnor të mëshirës dhe përkushtimit

Ajo kishte ardhur për të bekuar jetën tonë dhe shenjtëruar veprën e vet. Ajo diti të ishte sa thjeshtë aq dhe e mirë, sa e përkushtuar aq dhe e dashur, sa e përvuajtur aq dhe e devotshme. Ajo ishte gjithçka që i duhej njeriut modern për të kuptuar më mirë dhe për të parë më qartë, për të ndjerë më thellë dhe për të besuar më shumë; te Zoti, të veprat e adhurimit, te e drejta për të qenë i urdhëruar nga mrekullia që sjell bërja e gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Ajo hyri në zemrën njerëzve, sepse më parë u kishte bërë vend atyre në prehrin e përkujdesjes. Ajo besoi te mëshira, bujaria dhe dashuria, sepse në themelt të veprës së kësaj bamirëseje qëndron kjo trini. Sepse gjithçka që duhet për të ndryshuar jetën e të sëmurëve, të braktisurve, të përvuajturve, të nëpërkëmburve, të rrënuarve, është t’i gjendesh pranë. Ata janë kaq shumë dhe kanë nevojë kaq pak… dashuri, përkujdesje, besim.

Gjithçka që besojmë se vjen nga qielli, janë këto duar përkushtuese që e bëjnë vepër, është ky vullnet që e kumton. Janë këto forca transformuese, që duke mëkuar; në zemra që gëzohen, në sy që shkëlqejnë, në mirënjohje që jepet me përulje, ata bëhen udha dhe e vërteta, e sotmja dhe e ardhmja, bekimi i hyjshëm i jetës në vepër.

Shenjtorja jonë, Terezë, veç veprës monumentale të bamirësisë, ajo qëndrisi me shkronja drite dhe fjalën, me kthjellësinë e një qielli që i bëri vend mbolli arën e besimit te mëshira, me zjarrin e pasionit që e shndërroi në feniomen dhe urtësinë e kulluar ajo mbrujti “psalmet”.  Ata janë fjalë të gatuara në një shpirt sakrificash, janë kumtime të endura në një zemër ë madhe, janë thirrjet e një gjëmimi kushtruse hyjnor. Gjithka e saj është e bekuar, sepse e tillë është vepra që ajo ndërtoi me kaqë përzemërsi, përkushtim dhe adhurim si një obligim që ajo ndjente para Krishtit, para humanitetit dhe gjithçkasë njerzore, që ajo diti t’i japë përmasa hyu duke u shndërruar nga një grua e përulur, në një shenjtore.

“Ta lavdërojmë këtë grua të vogël, të dashuruar me Zotin, këtë lajmëtare të përvuajtur të Ungjillit e bamirëse të palodhur të njerëzimit. Në të nderojmë një nga personalitetet më të rëndësishme të epokës sonë. Ta pranojmë mesazhin ta ndjekim shembullin e saj”…

… janë këto fjalët përmbyllëse të Meshës së Lumturimit të saj në Vatikan me 19 tetor 2003 që tha Papa Vojtila, është ky predikim që ai bëri për gruan e madhe të një vendi të vogël.

“Jeta ime”, çfarë na mëkon të gjallët e këtij vullneti hyjnor të blatuar në tokësoren e kësaj gruaje, e cila diti t’i japë një shembull të lartësimit nga përulja, të shenjtërimit nga mëshira, të përkushtimit nga adhurimi, të ngadhnjimit nga vepra. Ajo, nderoi misionin e saj, na bëri krenar ne si shqiptar, dëshmoi botës së qytetëruar se sa e bekuar është dashuria dhe se për asgjë më shumë se për atë nuk ka nevojë njerëzimi.

 “Mundohem ta dua Zotin me gjithë vetveten”
Jam lëshuar plotësisht në duart e tij, me gjithë të metat e mia e mungesat e mia.
Ai më pranoi si nusen e vet, me ngrohtësi e dashuri të pakufishme.
Tashmë, për gjithë jetën, jam fati i Krishtit të Kryqëzuar.
Pranova të përfaqësoj të varfrit e mbarë botës: të padëshiruarit, të padashurit, të lënët pas dore, të keqtrajtuarit, të verbrit, të gërbulurit, të alkoolizuarit, të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, të gjithë ata që e kanë harruar ngrohtësinë e dashurisë njerëzore e takimin e njeriut me njeriun.
Jam thellësisht e bindur se e keqja më e madhe dhe vuajtja më e thellë burojnë nga braktisja e njeriut, që nuk duhet, që përbuzet, lihet pas dore, nuk vlen asgjë për askënd.
Nga ana ime mundohem t’u jap të varfërve, për dashuri, atë që të pasurit mund ta blejnë me para.
Unë nuk do ta kisha prekur kurrë me dorë një të gërbulur, edhe sikur të më paguanin një miliard dollarë. Ndërsa e bëj me kënaqësi për dashuri të Zotit.
Kur vërej si trajtohen të varfrit, e kuptoj më mirë trishtimin e Krishtit, që nuk pranohet nga të vetët.
Kush nuk i përfill të varfrit, vijon të mos e përfillë Krishtin.
Të varfrit na nderojnë, duke na lejuar t’u shërbejmë ditë natë, pa ndjerë kurrë lodhje.
Ushqimi shpirtëror që më mban në këmbë, është Mesha Shenjte.
Pa të nuk do të mund të vijoja rrugën që zgjodha as një ditë, madje as një orë.
Në Meshë Jezusi na paraqitet nën trajtën e bukës, ndërsa në lagjet e mjerimit e shikojmë dhe e prekim në trupat e gjymtuar, në fëmijët e braktisur.
Shpesh herë, kur mendoj sa pak jemi në gjendje të bëjmë, më pushton një trishtim i thellë.
Ajo që bëjmë, është vetëm një pikë uji në një oqean të pacak. Tepër e vogël, me një ndikim gati të pandjeshëm mbi pafundësinë e vuajtjeve njerëzore.
Por në se secili nga ne do t’i shërbejë Krishtit, atje ku e thërret, Eukaristia e të varfrit do të bëhen një dashuri e vetme!”.

Ganxhe Bojaxhiu: Himni i jetës

Jeta është bukuri, admiroje.

Jeta është një shans, kape.

Jeta është lumturi, shijoje.

Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.

Jeta është detyrë, kryeje.

Jeta është lojë, luaje.

Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, ruaje.

Jeta është dashuri, dhuroje.

Jeta është mister, zbuloje

Jeta është premtim, plotësoje.

Jeta është trishtim, kaloje.

Jeta është himn, këndoje.

Jeta është betejë, pranoje.

Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është lumturi, meritoje.

Jeta është jetë, mbroje.

Artikuj të ngjashëm