Ja disa prosi thelbore që la për fenë dhe dashurinë, e shtrenjta, shejtnesha jonë, Nëna Terezë

“Sot njerëzit kanë pak fe, sepse ka shumë egoizëm në kërkim fitimi. Feja për të qenë e vërtetë duhet të jetë bujare. Feja dhe dashuria shkojnë së bashku… përplotësohen”.

“Feja për të qenë e vërtetë duhet të jetë dashuri dhuruese… Do të hiqesha dorë nga çdo gjë, edhe nga jeta ime, por jo nga feja ime… Pa fe s’do të mund të jetoja as 24 orë”.

“Zoti na ka krijuar për vepra të mëdha, që të duam dhe të dhurojmë dashuri… Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, mosinteresimi për të afërmin…”.

“Ne çdo gjë bëjmë për Jezusin. Unë jetoj 24 orë në ditë me Jezusin dhe për Jezusin, atij ia dhuroj jetën time, zemrën time, dashurinë time, punën time,çdo gjë”.

“Puna jonë nuk është asgjë tjetër përpos shprehja e dashurisë sonë ndaj Zotit. Këtë dashuri ndaj Zotit duhet ta ruajmë gjithnjë ndërsa të tjerët janë mjet për ta shprehur dhe dëshmuar këtë dashuri…”.

“Unë shoh Jezusin në çdo person, sidomos në të varfër dhe të vuajtur… Ata kanë shumë pak, asgjë, por japin shumë, çdo gjë…”.

“Të jesh i krishterë i mirë dmth. ta kesh zemrën e pastër, ta pashë Zotin në çdo njeri dhe të duhemi pikërisht sikurse na do neve Jezu Krishti… Duhet dashur deri te shkalla e gatishmërisë për vuajtje. Nuk mjafton të themi: Të dua! Duhet dashurinë ta shëndrrojmë në veprim jetësor. Si mund ta bëjmë këtë? Të flijohemi deri në flijim-vujtje”.

“Feja jonë s’është asgjë tjetër përpos ungjilli i dashurisë… Nëse dëshironi që të varfërit ta shohin në ne Krishtin, ne duhet më parë në ta ta shohim dhe ta njohim vetë Jezu Krishtin”.

“Zoti nuk do t’na gjykojë në bazë të punës që kemi bërë, por sa dashuri kemi pasur në punën dhe jetën tonë”.

“Ta kthesh dikë në fe domethënë t’ia dhurosh atij Zotin. Ta shenjtërosh dikë domethënë ta mbushësh jetën e dikujt me Zotin. Kthimi dhe shenjtërimi janë vepra të Zotit… Mos të kërkojmë ta detyrojmë dikë ta pranojë fenë tonë. Ta kërkojmë vetëm këtë që drita e Krishtit të ndrçojë jetën e tyre dhe tonën,dhe nëpërmjet nesh të vijë ajo dritë në botën e të mjerëve…”.

Artikuj të ngjashëm