Anglo-japonezi, Kazuo Ishiguro, është laureat i çmimit Nobel në Letërsi, “për forcën e madhe emocionale që përcjellin veprat e tij”

Kazuo Ishiguro është fituesi i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2017. Akademia Suedeze e dha çmimin me motivacionin “për forcën e madhe emocionale që përcjellin veprat e tij”. Vitin e kaluar, çmimi Nobel për Letërsi iu kishte dhënë, këngëtarit dhe kompozitorit Bob Dylan.  Në garë kanë qenë Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami, shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, Amos Oz dhe David Grossman të Izraelit, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës.

Në dy romanet e tij të para bëhet fjalë për familjet e tjetërsuara dhe kërkimin e identietit. Për romanin e tij të tretë  dhe më të njohur  “The Remains of the Day ” ai është vlerësuar meçmimin Booker Prize, një ndër çmimet më të rëndësishme të letërsisë në Britaninë e Madhe.

Ishiguro u lind në Japoni në itin 1954, ku ka jetuar në deri në vititn 1960. Në moshën pesë vjeç ai u zhvendos me familjen e tij në Britaninë e Madhe, ku i japti ka punuar fillimisht si oqeanograf nën mandatin e qeverisë britanike për të hulumtuar në këtë fushë për një peirudhë të shkurtër dy deri në tre vjeçare. Por nga ky qendrim i përkohshëm më në fund Britania e Madhe u kthye në rezidencën e përhershme të familjes së tij. Kazuo Ishiguro stdioi fillimisht anglistikë dhe filozofi në Universitetin e Kentit në Canterbury dhe më pas ndoqi kurset e të shkruarit kreativ në Universitetitn Norwich, ku mbrojti dhe magjistraturën në letërsi vititn 1980. Ai është angazhuar në vitet 80të në një sërë projektesh sociale. Gjatë kësaj peridhe u njoh edhe me bashkëshorten, me të cilën u martua më 1986.

Edhe sot ai jeton me gruan dhe vajzën në Londër. Ishiguro shquhet për një krijimtari intensive dhe të vlerësuar me ëmime prestigjoze dhe veprat e tij janë përkthyer në 28 gjuhë. Ndër romanet më të njohrua janë “Kur ne ishim jetimë”, “Gjithçka që ne duhej ta jepnim”. Shumë prej romaneve të tij kanë shërbyer edhe si lëndë për filma të sukseshëm kinematografikë. I lindur më 8 nëntor 1954 në Nagasaki Japoni prej vitesh ai jeton në Angli.

Ai është një ndër autorët më të pëlqyer tashmë në botën anglishfolëse. Marrja e çmimit Nobel nga një shkrimtar me origjinë japoneze duket si një sfidë ndaj një prej shkrimtarëve të njohur japonezë që prej vitesh është në listën e kandidatëve të Nobelit, Haruki Murakami.

Edhe këtë vit Akademia Suedeze ka suprizuar në vendimin e saj, pasi emri i Ishiguros nuk figuron në asnjë prej kandidatëve pretendentë për këtë çmim. Kazuo Ishiguro do ta linte Japoninë në vitin 1960 në moshën 5 vjeçare dhe do të kthehej për ta vizituar vetëm 30 vite më vonë në vitin 1989. Në një intervistë të bërë me Kenzaburo Oe ai ka treguar ndikimin e emrave të njohur të letërsisë japoneze në letërsinë e tij.

Ishiguro, ka lindur në Nagasaki në Japoni. Ndërsa kur fituesit i Nobelit mbushi pesë vjet, familja e tij u shpërngul në Britani të Madhe. Ai u diplomua në Universitetin e Kentit në vitin 1978 dhe përfundoi masterin në Universitetin e Anglisë më 1980. Akademika ka vlerësuar se temat e laureatit të letërisës Kazuo Ishiguro për vitin 2017, janë të lidhura me kujtesën, kohën dhe vetë-mashtrimin.

Novela e fundit e Ishiguros “The Buried Giant” e botuar në vitin 2015, flet për harresën që lidhet me harresën, historinë e të tashmes dhe fantazisë ndaj realitetit. Ndërsa në romanin “Never Let Me Go” të botuar në vitin 2005, Ishiguro, ka prezantuar një ndjenjë të ftoftë me punën që ka bërë.

Po ashtu libri i tij “The White Countess” u shfaq edhe në ekrane, në vitin 2005 nga regjisori James Ivory. Po ashtu edhe romani “Never Let Me Go”, në vititn 2010 u bë film nga regjisori, Mark Romanek, ku luajtën aktorët, Carey Mulligan, Keira Knightley dhe Andrew Garfield.

Ishiguro pas marrjes së çmimit ka thënë për BBC-në se fitimi i këtij çmimi është një nder madhështore, sepse kjo do të thotë se jam në gjurmët e autorëve më të mëdhenj që kanë jetuar. “Bota është në një moment shumë të pasigurt dhe shpresoj që të gjitha çmimet Nobel të jenë një forcë për diçka pozitive në botë siç është në këtë moment”, ka vazhduar fjalimin e tij, Ishiguro.

Salman Rushdie, një mik i autorit, ka thënë për “The Guardian” se i uron mikut të tij për çmimin e fituar. “Shumë urime për mikun tim të vjetër, punën e të cilit unë e kam dashur dhe admiruar, ai është një shkrimtar mjaft i mirë dhe sigurisht nuk e meriton mospërfillje”, ka thënë Salman Rushdie. Ishiguro ka përfunduar shtatë romane dhe disa skenarë, tregime dhe këngë. Duke shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tij në Britani, 62-vjeçari ka hedhur poshtë krahasimet me autorë të tjerë japonezë, duke thënë në një intervistë në vitin 1990.

***

Kazuo Ishiguro është përkthyer në gjuhën shqip me librin e tij më të njohur “Mos më lër të shkoj” nga botimet Pegi por tashmë ai do të kthehet në emrin më të kërkuar nga shtëpitë botuese në të gjithë botën. “Mos më lër të shkoj” ka ardhur nën përkthimin e Rudi Erebarës. Një roman tronditës i cili rikrijon me ndjeshmëri të jashtëzakonshme botën dhe kohën tonë përmes një historie miqësish e dashurish që s’të ndahen dot nga mendja. Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë. Keti prej shumë kohësh e kishte hedhur pas të shkuarën e saj, deri kur dy nga miqtë e vet të Heilshamit kthehen sërish në jetën e saj dhe ajo nuk arrin t’i bëjë më ballë rikthimit të kujtesës. E kështu, ndërsa miqësia e saj me Ruthin rindizet, ndjenjat që shumë kohë më parë ushqenin pikën e dobët të zemrës së saj adoleshente, Tomin, nisin të thellohen më tej në dashuri. Keti rikujton vitet e Heilshamit.

Ajo përshkruan skena të lumtura të djemve dhe vajzave që rriten bashkë, të patrazuar, gati edhe të kënaqura, nga izolimi në të cilin ndodheshin por ajo përshkruan mjaft mirë edhe disa skena të tjera: të hutimit dhe keqkuptimeve që fshihnin një sekret të errët pas dukjes mëkuese të Heilshamit. Me zbardhjen e faqes së errët, miqve u duhet të përballen me të vërtetën mbi fëmijërinë dhe jetën e tyre. Rrëfenjë e një mashtrimi të thjeshtë, “Mos më lër të shkoj”, shpalos një thellësi të jashtëzakonshme të emocioneve dhe rezonancës mes tyre dhe zë vend mes veprave më të mira të Kazuo Ishiguros. Ndër vepra të tjera të Ishiguros janë “Mbetjet e Ditës” dhe “Kur ishim jetimë”.

Fituesit e Nobelit për Letërsinë që prej vitit 1960

2017 – Kazuo Ishiguro (BM)

2016 – Bob Dylan (SHBA)

2015 – Svetlana Alexievich (Bjellorusi)

2014 – Patrick Modiano (Francë)

2013 – Alice Munro (Kanada)

2012 – Mo Yan (Kinë)

2011 – Tomas Transtromer (Suedi)

2010 – Mario Vargas Llosa (Peru)

2009 – Herta Mueller (Gjermani)

2008 – Jean-Marie Gustave Le Clezio (Francë)

2007 – Doris Lessing (BM)

2006 – Orhan Pamuk (Turqi)

2005 – Harold Pinter (BM)

2004 – Elfriede Jelinek (Austri)

2003 – John M Coetzee (Afrika e Jugut)

2002 – Imre Kertesz (Hungari)

2001 – VS Naipaul (Trinidad / BM)

2000 – Gao Xingjian (Kinë / Francë)

1999 – Guenter Grass (Gjermani)

1998 – Jose Saramago (Portugali)

1997 – Dario Fo (Itali)

1996 – Wislawa Szymborska (Poloni)

1995 – Seamus Heaney (Irlandë)

1994 – Kenzaburo Oe (Japoni)

1993 – Toni Morrison (SHBA)

1992 – Derek Walcott (Trinidad dhe Tobago)

1991 – Nadine Gordimer (Afrika e Jugut)

1990 – Octavio Paz (Meksikë)

1989 – Camilo Jose Cela (Spanjë)

1988 – Naguib Mahfouz (Egjipt)

1987 – Joseph Brodsky (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike BRSS)

1986 – Wole Soyinka (Nigeri)

1985 – Claude Simon (Francë)

1984 – Jaroslav Seifert (Çekosllovaki)

1983 – William G Golding (BM)

1982 – Gabriel Garcia Marquez (Kolumbi)

1981 – Elias Canetti (BM)

1980 – Czeslaw Milosz (Poloni)

1979 – Odiseu Elytis (Greqi)

1978 – Isaac B Singer (SHBA)

1977 – Vicente Aleixandre (Spanjë)

1976 – Saul Bellow (SHBA)

1975 – Eugenio Montale (Itali)

1974 – Eyvind Johnson (Suedi) – Harry Martinson (Suedi)

1973 – Patrick White (Australi)

1972 – Heinrich Boell (Gjermani)

1971 – Pablo Neruda (Kili)

1970 – Alexandr Solzhenitsyn (BRSS)

1969 – Samuel Beckett (Irlandë)

1968 – Yasunari Kawabata (Japoni)

1967 – Miguel Angel Asturias (Guatemala)

1966 – Shmuel Josef Agnon (Izrael) – Nelly Sachs (Suedi, lindur në Gjermani)

1965 – Mikhail Sholokhov (BRSS)

1964 – Jean-Paul Sartre (Francë)

1963 – Giorgos Seferis (Greqi)

1962 – John Steinbeck (SHBA)

1961 – Ivo Andriq (Jugosllavi)

1960 – Saint-John Perse (Francë)

Artikuj të ngjashëm