Mesazhi i fshehtë i pikturës që zbulon sekretin e sekreteve, vendndodhjen e Zotit…

Ekzistojnë piktura që të lënë gojëhapur për nga bukuria e të tjera që të mrekullojnë për nga pikëpyetjet që ngrenë.

E famshmja “Krijimi” (“Creazione”) e Mikelanxhelos, për shembull, mund të jetë një krijim simbolik nëpërmjet të cilit artisti na shtyn të mendojmë se Zoti, fundja, është një produkt i mendjes njerëzore?

Është hipoteza e neurologut amerikan Frank L. Meshberger, St. John’s Medical Center, Indiana, që duke vrojtuar kryeveprën që Mikelanxhelo pikturoi në Kapelën Sistinë, i cili ka vënë re se pëlhura dhe ëngjëjt përreth Zotit formojnë konture me një ngjashmëri të jashtëzakonshme me seksionin e prerjes tërthore të trurit.

Ngjashmëria e pikturës me seksioni tërthor të trurit që bëri Leonardo

Një rastësi?

Për të kuptuar nëse bëhët fjalë për një rastësi duhet të kuptojmë se çfarë ndodhte në mendjen atyre që pikturonin, e çështje të tilla duhet të ngrihen edhe për piktura të tjera të kohës së Rilindjes.

Me të vërtetë ekzistojnë kuptime të fshehta në pikturat më të adhuruara të asaj kohe?

Asokohe, tradita mesjetarë të tipit magjik ishen ende të zëshme dhe, për pasojë, shpesh gjenden gjurmë në shumë piktura të kuptimeve ezoterike dhe alkimie.

Në përgjithësi, këto kuptime të fshehta janë pranuar edhe nga historianët e artit, por në disa raste misteret e artit janë aq të mëdha saqë vijojnë të mbeten edhe sot objekt debati.

Është rasti i profesorit Meshberger, sipas të cilit forma që krijohet nga figura e Zotit dhe e ëngjëjve në pikturën e Mikelaxhelos është e tillë që të nxisë qëllimisht të mendojmë për seksionin e trurit.

Fundja, thotë Meshberger, Mikelaxhelo praktikonte edhe studimin e anatomisë. Për më tepër, kishte dijeni edhe për arsyetimet neoplatonike që e vendosnin katedrën e intelektit në ventrikulën e trurit.

Mbase, atëherë, Mikelanxhelo kishte me të vërtetë për qëliim që të na linte të kuptonim që Zoti është një krijim i mendjes.

Po të ishte kështu, titulli “Krijimi i Adamit” (“La creazione di Adamo”) mund të lexohet edhe si: “Ajo që Adami krijon me mendje”.

Është e tëpërt ta përsërisim se sa shumë debat ka krijuar ky interpretim.

Sidoqoftë, mbetet gjithmonë shumë e rrezikshme t’u atribuojmë interpretime moderne pikturave të vjetra. Rrezikohet kështu që të zbulojmë çdolloj sekreti, kod apo mister që realisht nuk ka qënë në mendje e artistit por vetëm në atë të vrojtuesit modern.

Është një rrezik që na shpie të marrim seriozisht romane si Kodi i Da Vinçit apo t’u futemi kërkimeve të thella e të kushtueshme në kërkim të pikturave të humbura të Karavaxhios apo Leonardos.

/Konica.al/

Artikuj të ngjashëm