E fshehta e madhe e ujit, kujtesa e pandryshueshme dhe reagimi emocional i kësaj lënde

Sapo ke lexuar këtë titull, do ta kesh tepër të vështirë të vazhdosh më tej, vetëm në rastet kur personi i interesuar i lejon vetes të kalojë në të tjera dimensione që të çon iluminimi. Skeptikët që janë të shumë, do të shmangen duke turfulluar, sharë e mallkuar.

Fundja çfarë do të ndryshojë në jetën time, do të thotë ndonjëri prej tyre, nëse vërtetë uji ka kujtesë dhe se ai reagon emocionalisht.

Një lajthitje, asgjë më shumë, do të mendojë dhe shqiptojë dikush tjetër. Jo, për sa kohë që shumë vullnete heroike i kanë kushtuar jetën kapërcimit të skajeve të racionales, për sa kohë që puna dhe përpjekja e tyre ka fryte dhe këtë e dëshmojnë faktet, duhet reflektojmë, të thërrasim besimin duke e përballur me të drejtës së arsyes dhe faktit.

Dhe ai që guxuar të sfidojë dijet e deritashme, ta shtyt më tej aftësinë e njeriut për zgjeruar territorin e tij të dominimit të dijes është japonezi Masaru Emoto, (22 korrik 1943 – 17 tetor 2014). Me kërkimet dhe eksperimentet e tij, ka dhënë kontributin më të madh për zbulimin e kësaj fshehtësie.

Shkenca nuk ka arritur të sqarojë vetitë e ujit, për mistikën e tij nuk ka shpjegime. Gjate 24 orëve ne trupin tone qarkullojne 1400 litra gjak dhe ne 24 ore ne veshkat tona kalojne 2000 litra, nga organizmi yne del jashte ç’do dite rreth 1 liter deri ne 1.5 litra uje.

Uji ka memorje, shembull; marrim pak bore dhe e fotografojme kristalin e saj, pastaj e leme te shkrije dhe e ngrijme perseri duke i bere nje tjeter foto kristalit, ku do shohim se ai do jete identik si ne fillim.

Shkencetari apo zbuluesi i njohur Japonez; Masaru Emoto, ka kryer per 10-te vjet rresht eksperimente me ujin nga ku ka kuptuar dhe dokumentuar se uji ka memorje dhe qe uji kupton dhe memorizon fjalet sipas kuptimit te tyre, kjo si pasoje sepse ç’do fjale e nxjerre nga goja jone shpreh nje mendim qe kur del nuk eshte vetem fjale por edhe informazion qe i trasmetohet tjetrit, i cili e merr kete fjale me veshe me shprehje te fytyres me gjeste dhe e perpunon duke i nxjerre kuptimin e saj.. Kur kjo fjale eshte e embel dhe e dashur, ndryshon ne menyre pozitive personin apo objektin qe i drejtohet, dhe kur eshte negative.., ka reagim negativ nga personi apo objekti qe i drejtohet.

Eksperiment: Ky shkencetar mori nje ene me uje dhe ju drejtua me fjale te embla (ujit) pastaj i zbriti temperaturen ne -5° dhe e fotografoi strukturen kristaline qe kishte nje forme te rregullt dhe te bukur gjeometrike.

Pastaj po te njejtit uje ju drejtua me fjale ngative, e çoi perseri ne -5° dhe e fotografoi strukturen qe ishte e ndryshme nga e para dhe nuk kishte asnje lidhje gjeometrike por mbizoteronte kaosi.

E perseriti eksperimentin me fjalen e pare dhe perseri u formua kristali me forme gjeometrike, pas ketij eksperimenti ky shkenctar provoj edhe me fjale te tjera dhe rezultati ishte i njejte.

Nese dikush na thote gjithmon fjale negative, konstrukti dhe gjeometria si rrjedhoje edhe memorja jone e brendshme ndryshon negativisht, ne te gjithe sistemet e organizmit.

Keshtu qe duhet te maten fjalet para se te thuhen, sidomos kur jane fyese ne drejtim te dikujt tjeter, njeri apo kafshe qofte ai. Mundohuni te shprehni gjithmon dashuri ndaj njerezve kafshve dhe ç’do gjeje te gjalle ne natyre.