Inteligjenca artificiale, përcakton fundin e racës njerëzore. Mund të pushojmë së ekzistuari ose të bëhemi të pavdekshëm deri më 2050

Inteligjenca artificiale është në një luftë me inteligjencën e racës njerëzore. Jeff Nesbit, autor i më shumë se 24 librave, ka shqyrtuar të menduarit e fundit mbi aftësitë e inteligjencës artificiale. Tabloiti britanik “The Independent”, duke i kushtuar rëndësi këtij diskutimi, shkruan se Nesbit insiston se raca njerëzore mund të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2050 ose do të bëhemi të pavdekshëm. Ai e shpjegon këtë hipotezë me teorinë e njohur si SIA, ose “Super Inteligjenca Artificiale”, e cila tregon se inteligjenca artificiale do të zhvillohet në një super kompjuter i cili mëson shpejt dhe tejkalon inteligjencën njerëzore si dhe zgjidh të gjitha problemet.

Standarde etike

Ray Kurzweil një tjetër shkencëtar, ka pohuar se njerëzimi nuk duhet ti frikësohet IA, duke treguar kërcënimet më të vjetra dhe më të ngutshme si bioterrorizmi apo lufta bërthamore. Kurzweil argumenton se normat globale të dhunës, luftës dhe vrasjes kanë rënë në mënyrë dramatike. Ai shton se IA ka ndihmuar për të gjetur shërim tek sëmundjet, për të zhvilluar burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe për t’u kujdesur për personat me aftësi të kufizuar. Kurzweil vendos datën e nivelit njerëzor të IA deri në vitin 2029, ku na jep kohë të mjaftueshme për të hartuar standarde etike. Rollo Carpenter, krijues i softuerit Cleverbot, është shprehur se:”Unë besoj se ne do të mbetemi në krye të teknologjisë për një kohë të gjatë dhe se potenciali për të zgjidhur shumë nga problemet e fjalës do të realizohet”. Ai shpjegon se aftësia për të zhvilluar algoritme të nevojshme për arritjen e inteligjencës së plotë artificiale është ende dekada larg. “Ne nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë nëse një makinë tejkalon inteligjencën tonë, kështu që nuk mund të dimë nëse do ndihmohemi pafundësisht ose injorohemi, largohemi ose shkatërrohemi nga kjo”.

Fundi i racës njerëzore

Në një letër të hapur në vitit 2015, Profesor Stephen Hawking hodhi idenë se IA mund të lejojë zhvillimin e armëve autonome. Armët autonome janë ideale për detyra të tilla si; nënshtrimin e popullatave dhe vrasjet në mënyrë selektive të një grupi etnik të caktuar. Hawking, i cili është në gjendje të komunikojë nëpërmjet një teknologjie që përdor inteligjencën artificiale, u shpreh se: “Zhvillimi i inteligjencës së plotë artificiale mund të përcaktojë fundin e racës njerëzore”. Ai gjithashtu e konsideron mundësinë dhe rreziqet potenciale të SIA, duke shpjeguar se inteligjenca artificiale mund të hiqet vetë dhe mund të ri-projektohet në një normë gjithnjë në rritje. Por ai pohoi edhe se “njerëzit të cilët janë të kufizuar nga evolucioni i ngadalshëm biologjik, nuk mund të konkurojnë dhe do zëvendësohen”. Por të gjithë ata bien dakord tek një gjë, diku në 30 vitet e ardhshme apo më shumë, një super kompjuter do të replikojë trurin e njeriut dhe do të zhvillohet në super inteligjencë artificiale”.

Përgaditi: Redion Shtylla