Cilat janë 8 ushqime që e ruajnë ngjyrën e lëkurës pas trajtimit me rreze

Kryesisht rrezet UV-A janë të përgjegjshme për plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse e krahasojmë plakjen e lëkurës në mënyrë thelbësore dhe foto-plakje, do të përfundojmë që 20% e plakjes vjen nga plakja natyrale, ndërsa 80% nga dielli.

Këto janë ushqimet bazike të cilat kanë veti antioksidante dhe pastruese të cilat duhet të bëhen pjesë e dietës suaj ushqimore përgjatë ditëve të plazhit. Ruajnë format tuaja trupore, po kështu falë disa mineraleve dhe vitaminave të pranishme në to ruajnë nxirjen e lëkurës të marrë gjatë ditëve të plazhit. Pasi veçanërisht gjatë ditëve të pushimeve, qofshin këto në plazh apo në mal jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, kështu që mbrojtja e lëkurës duhet të jetë maksimale, jo vetëm me kremra dhe zakone të mira, por edhe përmes ushqyerjes. Dihet se dielli shkakton 80% plakje të parakohshme. Kryesisht rrezet UV-A janë të përgjegjshme për plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse e krahasojmë plakjen e lëkurës në mënyrë thelbësore dhe foto-plakje, do të përfundojmë që 20% e plakjes vjen nga plakja natyrale, ndërsa 80% nga dielli. Për këtë arsye dermatologët dhe dietologët këshillojnë që dieta e bukurisë fillimisht nis nga ushqyerja e cila forcon sistemin imunitar, reagon pozitivisht ndaj nxitësve të trupit nga e cila varet ngjyra e lëkurës dhe furnizon me antioksidantët themelorë. Ndaj dhe sot në “Mapo” po ju këshillojnë një listë me 8 produkte ushqimore të cilat ndihmojnë trupin tonë në ruajtjen sa më gjatë të nxirjes së lëkurës.

Limoni- Një gotë ujë me limon sapo çohemi në mëngjes ka efekt pastrues, ndihmon sistemin tonë tretës dhe pastron mëlçinë nga helmet. Përfitime nga ujë me limon ka edhe lëkura pasi i dhuron shkëlqim.

Patatja e ëmbël –Janë të pasura me betakaroten, vitaminë A dhe C, riparojnë dëmet e lëkurës, po kështu ndihmojnë në neutralizimin e veprimit të radikaleve të lira të cilat dëmtojnë shtresat e lëkurës.

Bajame – Janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidanti përgjegjës për ngjyrën dhe fleksibilitetin e lëkurës, po kështu mbron nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultravioletë.

Ananas – Ananasi stimulon qelizat që prodhojnë kolagjenin-(fibroplastis), ndihmon në trajtimin e akneve dhe probleme të tjera të lëkurës së fytyrës.

Panxhar – Ky perim është një antioksidant i fuqishëm, i cili stimulon riparimin e indeve dhe rinovimin qelizor. Është i mrekullueshëm për të pastruar organizmin nga helmet, ashtu sikurse molla dhe xhenxhefili.

Fiku – Ky frutë përmban kalium, stimulon procesin tretës, teksa farat e tij fuqizojnë eliminimin e helmeve nga organizmi.

Spinaqi – Spinaqi përmban vitaminën A, shumë i rëndësishëm në rinovimin qelizor dhe nivelin e vitaminës C, të domosdoshme për prodhimin e kolagjenit.

Qumështi dhe nënproduktet – Konsumoni sa më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij. Pasi falë përmbajtjes së lartë me aminoacide esenciale stimulojnë sintezën e proteinave dhe kolagjenit, të cilat janë esenciale për ngjyrën e lëkurës tuaj.

/b.d