Çfarë ishte “Nyja Gordiane” dhe cila ishte zgjodhja origjinale e Aleksandrit të Madh?

Origjina e “Nyjes Gordiane”, një term i përdorur zakonisht për të përshkruar një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm, mund të ketë zanafillën që nga periudha e Aleksandrit të Madh. Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin sugjeruar nga orakulli që të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre. Siç e donte fati, ky burrë ishte Gordius, një fshatar i varfër. Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë. Në vitin 333, pushtuesi maqedonas, Aleksandri i Madh, marshoi me ushtrinë e tij në kryeqytetin Phrygian të Gordium, Turqia e ditëve të sotme. Me të arritur në qytet, ai gjeti qerren e lashtë të lidhur me disa nyje që sipas një historiani romak ishin të lidhura aq fort dhe në mënyrë aq të ngatërruar sa ishte e pamundur të zgjidheshin. Sipas kronistit të lashtë Arrian, Aleksandrit të fuqishëm i lindi dëshira e zjarrtë për të zgjidhur nyjen gordiane. Pasi u mundua për një kohë me nyjen, ai nuk pati sukses, dhe duke u kthyer nga turma tha: “Nuk ka asnjë ndryshim mënyra se si duhet të zgjidhet”.

Dhe menjëherë nxori shpatën duke e bërë copash nyjen me një goditje të vetme. Në një version tjetër, ai thjesht nëpërmjet një gjilpërë arriti të zgjidhte nyjen. Gjithsesi, çdo lloj mënyrë që zgjodhi, mbreti i ri u duartrokit si njeriu që zgjodhi kuizin e lashtë. Në të njëjtën natë, Gordiumi u godit nga një rrufe, që Aleksandri dhe njerëzit e tij e morën si një shenjë se ai i kishte kënaqur Zotat. Në përmbushje të profecisë, ai shkoi për të pushtuar Egjiptin dhe sipërfaqe të mëdha të Azisë para vdekjes së tij në moshën 32-vjeçare. Falë popullaritetit të qëndrueshëm të Aleksandrit, shprehja “nyjë gordiane” ka hyrë në fjalor për të treguar pengesat e ndërlikuara, apo kokëfortësinë. Gjithashtu, thënie “prerja e nyjes Gordiane” tashmë përdoret  zakonisht edhe për të përshkruar një zgjidhje kreative apo vendimtare për një problem në dukje të pakapërcyeshëm.

Artikuj të ngjashëm