Aleksandër Dyma-biri, tregon sekretin e suksesit të babait të tij

Një ditë një admirues i të jatit e pyeti Aleksandër Dyma (biri), se cili ishte sekreti i artit tërheqës të romancierit të madh.

-Ja, – u përgjigj Dyma (biri) – një herë, vajta në shtëpinë e tim eti.

Shërbëtori më tha se nuk mund ta takoja sepse ishte duke punuar.

Meqenëse kisha një punë me rëndësi e duhej ta takoja patjetër, u ul ta pres në një dhomë afër studios së tij. Papritur dëgjoj një të qeshur të madhe. Nga e qeshura kuptova se babai nuk ishte vetëm dhe se nuk ishte e vërtetë që punonte. Hyra në dhomën e tij të punës dhe për çudinë time e gjeta vetëm dhe të dhënë krejt pas punës. Atëherë e pyeta përse kishte qeshur. Ai më dha një copë letër të shkruar dhe më tha se pasi ta lexoja, do të kuptoja arsyen e të qeshurës.

-Ja sekreti i babait tim, – përfundoi Dyma (biri). – Për të kënaqur të tjerët, më parë shkrimtari duhet të kënaqë veten e tij.