Robin Hood, heroi i folklorit anglez, legjenda dhe e vërteta e kësaj figure emblematike të historisë

Ne mendojnë se dimë shumë për Robin Hudin, shigjetarin hero në folklorin anglez që supozohet se vidhte të pasurit dhe i dhuronte të varfërve.

Por ka disa fakte rreth tij të cilat nuk i dimë. Historiani David Baldwin na tregon disa nga mitet që e rrethojnë figurën legjendare të Robin Hood.

 1 – Robin Hood ishte person real

Robin Hood është një hero shembullor i shpikur, karriera e të cilit u krijua nga frustrimet popullore dhe ambiciet gjatë epokës së tij. Robin Hood ishte nofka që u vihej kriminelëve nga mesi i shekullit 13. Nuk është koincidencë që emri Robin përkon me fjalën “robbing” në anglisht që do të thotë vjedhje. Megjithatë nuk ka asnjë shkrimtar që t’i referohet Robin Hood-it me atë që ne e njohim sot. Kishte shumë njerëz të ngjashëm me Robin Hood, megjithatë ata ishin persona që shkelnin ligjin, por që admiroheshin nga fshatarësia.

2 – Robin jetoi gjatë sundimit të Riçard Zermërluanit

Robin Hood shpesh është portretizuar si armiku i ambiciozit Princit John dhe aleat i vëllait të tij, të burgosurit Richard I. Ishin shkrimtarët tudorianë që në shekullin e 13 i sollën të 3 personazhet në një kontekst. Robin Hood është identifikuar me një numër personazhesh të përmendur edhe gjatë regjimit të Eduardit II. Megjithatë ajo që me siguri mund të themi është se Robin Hood hyri në mitologjinë popullore në kohën kur Uilliam Langland shkroi veprën “The Vision of Piers Plowman”.

3 – Robin Hood ishte filantrop, grabiste të pasurit dhe u jepte të varfërve

Ishte një historian skocez me emrin John Major, i cili në vitin 1521 shkroi se Robin Hood nuk lejonte t’u bëhej keq grave, dhe se vidhte pasuri për të ndihmuar të varfrit. Në baladat e shkruara për të, ai gjithnjë u bënte mirë njerëzve të varfër. Megjithatë nuk dihet me të vërtetë nëse ai ishte kaq bujar.

4 – Robin ishte një fisnik i shpronësuar

Edhe për këtë teori nuk ka ndonjë bazë reale. Në baladat e hershme, Robin gjithnjë ka qenë një shërbëtor. Por nga erdhi ideja e një fisniku? Në vitin 1530, ishte John Leland, ai që shkroi për Robin Hood-in si një fisnik i jashtëligjshëm dhe tepër i zgjuar. Në vitin 1569, historian Richard Grafton pretendoi se kishte gjetur një pamphlet të lashtë ku Robin sipas tij kishte arritur të bëhej kont.

5 – Robin Hood u martua me Maid Marian në kishën e Shën Marisë

Tani Maid Marian është tani pjesë e historisë së Robin Hood sa ç’është edhe Robin vetë. Ajo është subjekt i shumë baladave. Megjithatë, mendohet se Robin Hood dhe personat e tjerë që shkelnin ligjin nuk kishin pasur gra apo familje. I vetmi interes femëror për Robin Hood ishte përkushtimin nga Virgjëreshës Mari. Megjithatë sipas asaj që është treguar martesa mes Robin dhe Marian ishte diçka e vërtetë.

 6 – Robin u varros në Jorkshajër dhe varri i tij mund të shihet edhe sot

Sipas legjendave, Robin Hood shkoi në Kirklees për trajtim mjekësor, dhe atje tregoi se ku donte të varrosej. Atij i pëlqente atje ku kishte vjedhur më shumë nga të pasur, në tokën ku ishin varrosur edhe personazhe të tjerë, emrat e të cilëve vazhdonin të ishin të gdhendur. Varri i supozuar i Robin Hood ka shërbyer edhe si pikë referimi për njerëzit që kalonin andej dhe e vizitonin. Megjithatë asnjë monument nuk është ndërtuar në nder të tij, gjë që e bën disi dyshuese ekzistencën reale të tij.

 7 – Disa nga miqtë e Robin, dhe disa nga protagonistët e tjerë janë persona të njohur të historisë

Little John, Will Scarlett janë të lidhur me Robin Hood në baladat më të hershme, por anëtarë të tjerë të bandës së tij janë shtuar, si Friar Tuck, Alan Dale etj. Nga të gjithë këta, Little John është padyshim më i përmenduri, në legjendat e thëna për Robin Hood-in. John është po aq i zoti sa dhe mjeshtri i tij. Një qasje alternative ka qenë në përpjekje për ta vendosur Robin Hood-in në një kontekst të veçantë historic, duke identifikuar kundërshtarët e tij.

/HistoryExtra

Artikuj të ngjashëm