Neroni, perandori që nisi karrierën gjakatare me vrasjen e nënës, e vazhdoi me djegien e Romës, dhe e mbylli me vetëvrasje

Ishte 10 qershor 68 pas Krishtit, kur Perandori romak Neroni vret veten, duke i dhënë fund dinastisë Julio-Claudian. Ngjarja shënon fillimin e vitit të luftës civile, ose Vitin e 4 Perandorëve. Neroni është i njohur si perandori që i 'binte violinës ndërsa Roma digjej'. Ai ishte përndjekës i të krishterëve, të cilët pasi i kapte i digjte në kopshtin e tij natën për të bërë dritë (kështu thonë në shkrimet e tyre historianët Taciti, Suetoni, dhe Cassius Dio, burimet kryesore mbi jetën e tij). Historikisht, peridha e Neronit mendohet të ketë qenë kohë pa luftra për Romën, ku arti dhe kultura morën hov zhvillimi. Por vetëm pak burime të mbijetuara e paraqesin Neronin në dritë pozitive, si perandor mjaft popullor mes njerëzve të thjeshtë, veçanërisht në Lindje. Vetë Neroni besonte se ishte artist i madh. “Çfarë artisti po vdes me mua!", ishin fjalët e tij të fundi para se të vdiste.

Lutius Domitius Ahenobarbus Nero Claudius Caesar, i njohur si Neron,Perandor romak"Njerëzit e duan Neronin. Ai frymëzon dashuri dhe respekt, për të cilat Taciti nuk flet fare. Dhe dashuria e njerëzve për Neronin është e arsyeshme; ai shtypi të mëdhenjtë dhe kurrë nuk rëndoi njerëzit e thjeshtë, popullin. Por Taciti shkruan vetëm për krime të Neronit; dhe e bën këtë me aq pasion sa kuptohet se është i njëanshëm. Kjo e bën Tacitin historian të pabesueshëm dhe ekzagjerues…"

Natyrisht që historia e botës ka plot episode, të cilët janë po kaq të larmishëm për nga ligësia dhe mizoria, si kjo e Neronit. Profili i tyre është po kaq i palexueshëm dhe tejet i turbullt, sa ç'ishte dhe vetë pushteti i tyre. Gjithsesi, ata, sikundër edhe Neroni, do të jenë një gjurmë në rrugëtimin e qytetërimit të botës.

Lutius Domitius Ahenobarbus Nero Claudius Caesar, i njohur si Neron,Perandor romak që u dallua për aventurat dhe mizoritë e tij të përbindshme. Neroni ka lindur 37-68, ishte perandori i fundit i dinastisë Jul-Klaude, e cila mbretëroi pas vdekjes së Augustit. Që në moshë shumë të re, nëna e tij, Agripina, e edukoi me mësues të mirë: Senekën dhe Burhusin. Por sapo u çlirua nga ndikimi i tyre, Neroni u shthur dhe u bë ekstravagant. Sjellja e tij e bëri jopopullor.

Pasioni i Neronit për garat me karroca dhe për teatrin, në të cilat merrte pjesë si një skllav vulgar, e ofendoi rëndë fisnikërinë romake. Neronin e kanë bërë përgjegjës për vrasjen e nënës së tij, për djegien e Romës dhe për persekutimin e krerëve të të Krishterëve. Mbretërimi i tij përfundoi në një kaos revoltash dhe komplotesh, të cilat e zhytën Romën përsëri në luftë civile.

Neroni u shpall perandor nga pretorianët, kur ishte në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nëna e tij, Agripina, kishte siguruar ngritjen politike të djalit të saj, duke helmuar rivalët e tij dhe ka shumë të ngjarë edhe burrin e saj, perandorin Klaud. Historiani romak Sueton thotë se Agripina donte të kishte ndikim të plotë mbi djalin e saj, Neronin. Ajo i vuri si tutor stoiukun Seneka. Seneka dhe Burhusi, të cilët ishin gjykatës, sigurojnë në vitet e para të principatës një administrim të efektshëm. Neroni e kalonte të gjithë kohën duke u marrë me aktivitetet e tij të preferuara, këngën dhe teatrin, të cilat aristokracia romake i gjykonte si të padenja për një princ.Por Neroni u lodh shpejt nga detyrimet që impononte pushteti dhe vendosi të bënte sipas kokës së tij.

Lutius Domitius Ahenobarbus Nero Claudius Caesar, i njohur si Neron,Perandor romak

Neroni tentoi shumë herë të vriste Agripinën. Ai përdori pa sukses mënyra shumë të komplikuara, si tavane dhomash që shemben ose anije që mbyten. Në fund ai dërgoi ushtarë në banesën e nënës së tij. Edhe në këtë rast ekstrem, Agripina, e mori situatën në dorë. Ajo tregoi vendin ku vrasësit e saj donin ta godisnin: barkun që kishte mbajtur djalin e saj. Neroni urdhëroi ekzekutime të shumta pa gjyq, disa për të ndëshkuar komplotin e aristokracisë romake, të drejtuar nga Pizoni, disa pa ndonjë arsye tjetër, përveçse paranojës së tij. Seneka ishte viktima më e spikatur e komplotit të Pizonit, sepse Neroni i dha urdhër që të vriste veten. Sipas historianit romak, Taciti, Seneka u bind, duke ndjekur kështu traditën stoike: ai preu damarët, pastaj filloi të diktonte një kumtesë, ndërsa gjaku i rridhte nga kyçet.

Tashmë i papenguar nga askush, Neroni u la rrugë të lirë pasioneve të tij. Vendimet e tij politike inkurajuan ndjekjen e zakoneve helenistike dhe preferencën për rreptësinë romake. Ai krijoi lojëra në stilin grek, madje, ngjitej edhe vetë në skenë, si në Romë, ashtu dhe në Greqi. Të gjithë dëshmitarët tallen me aspiratat e tij artistike. Taciti lë të kuptohet se poemat e Neronit përmbanin fjalët që thoshin, gjatë darkës, të ftuarit e tij. Pilostrati e pikturon duke u dridhur nga frika para se të luante përpara publikut grek. Suetoni siguron se zëri i tij ishte ”i dobët dhe i paqartë”,me gjithë ushtrimet që bënte dhe regjimin që mbante. Sidoqoftë, mbretërimi i Neronit solli një zhvillim të ri të letërsisë, e cila përpiqej të imitonte shekullin e Augustit.

Neroni me nenen e tij, Agripina

Suetoni thotë se një nga imazhet më mbresëlënëse të mbretërimit të Neronit është kur ai vështron Romën të pushtuar nga flakët, ndërsa këndonte vargjet e djegies së Trojës. Ishte vetë Neroni që dogji Romën? Historianët nuk kanë rënë ende në të njëjtin mendim lidhur me këtë. U duk se zjarri ishte duke u shuar, kur një vatër e dytë më e fuqishme shpërtheu në kopshtet e një miku të Neronit.

Taciti tregon se Neroni, i cili duhet të gjente një fajtor, ua hodhi fajin të krishterëve dhe në këtë mënyrë gjeti shkas për persekutimin e parë. Tradita e krishterë e paraqet Shën Palin si një nga viktimat. Përshkrimi mizor i vuajtjeve të tyre bën të pamundur çdo diskutim historik objektiv, por ngre shumë pyetje. Disa njerëz, të cilët në emër të "një autoriteti të lartë" përpiqeshin të ndalonin grupet që luftonin kundër zjarrit, me sa duket ishin të krishterë. Të krishterët e parë besonin se kthimi i premtuar i Mesisë dhe Gjykimi i fundit ishin afër. Djegia e Romës, kryeqyteti i të gjitha shthurjeve, duhet të përbënte në sytë e tyre pikënisjen e Apokalipsit. Mizoria e dënimeve që iu dhanë të krishterëve nuk ishte e justifikueshme, por, me sa duket, në këtë çështje jo të gjithë duhet të ishin krejtësisht të pafajshëm.

Në kohën kur sundonte Neroni, Seneka u bë i famshëm për rolin e tij si këshilltar, sa edhe për veprën e tij letrare. Ai ka lënë një numër të habitshëm shkrimesh: dialogë filozofikë, letra morali dhe tragjedi. Kritikët e tij bashkëkohës përçmonin në veprën e tij dashurinë për kulturën greke dhe filozofinë e tij të stoicizmit. I dëbuar për shkelje kurore me mbesën e perandorit Klaud, ai u thirr në Romë nga Agripina, për të qenë mësuesi i perandorit të ardhshëm, Neronit. Gjatë viteve të para të mbretërimit të Neronit, ndihma e tij u shfaq në reformat fiskale dhe gjyqësore. Ai kërkoi dhe mori lejen për të dalë në pension dhe kaloi tre vjet sabatikë, gjatë të cilëve ai krijoi traktatet e tij më të mira të filozofisë. Pastaj Neroni i dha urdhër të vetëvritej dhe ai u bind.

Momenti kur Neroni gjendet ei vetevrar

Të krishterët nuk qenë problemi i vetëm i Neronit. Në Perandori shpërthyen revolta të shumta. Në Britaninë e Madhe, mbretëresha Budika u ngrit kundër romakëve dhe kryengritja e Judesë zgjati shumë yjet. Vindeks, guvernatori provincial i Galisë dhe homologu i tij në Spanjë, Galba, arritën të siguronin mbështetjen e legjioneve, që emëruan Galbën perandor. Senati, i detyruar të vepronte, e dënoi Neronin me vdekjen më të padenjë, kryqëzimin. I braktisur nga garda pretoriane dhe nga miqtë e tij të rrallë, Neroni u arratis nga qyteti dhe vrau veten, duke e lënë përsëri Romën në prag të luftës civile.

Artikuj të ngjashëm