Fjalë të urta dhe këshilla atërore për martesën nga shkrimtari i librave Bestseller, Paolo Mantegazza

Burri që i përket një soji të lartë dhe që kaq shumë dëshiron ta quajnë të qytetëruar, duhet të jetë doemos monogam dhe nuk mund të shenjtërojë dashurinë e tij me një tjetër pakt veç atij martesor.

E megjithatë shoqëria moderne diti t'u jepte njerëzve një dashuri kaq të përsosur saqë e bëri martesën të pamundur, të vështirë dhe të rrezikshme për të gjithë.

– Çfarë më?

Pasi e ktheu atë në një grackë për të padjallëzuarit, e lë të pambrojtur nga sulmet e të gjithëve dhe teksa e poshtëron dhe e përul, duke i privuar çdo lëvizje të lirë e kthen atë në subjekt për librat dhe teatrot më rinore e sarkastike, dhe e shtyp duke e bërë qesharake, pasi e ka plagosur për vdekje në kodet e saja ligjore.

– Martesa, kështu siç paraqitet sot tek ne, është një institucion i korruptuar që duhet reformuar rrënjësisht me qëllim që të përjetojë përzëri dinjitetin e saj të natyrshëm.

Jo më kot njerëzit thërrasin në altar si dëshmitar të këtij pakti autoritetin më të madh të botës njerëzore, fenë me mitet e saj të mistershme dhe kodin ligjor me betimet e tij.

Predikimet për martesën

–         Qytetërimi modern po i përgatit gruas mundësinë e shtrenjtë për të jetuar beqare dhe e lumtur.

–         Martesa nuk është vetëm çështje dashurie, higjene, ekonomie, bukurie, ndjenje dhe përputhje mendimesh. Ajo nuk është as përmbushje e thjeshtë dhe e pastër e një dëshire të zjarrtë e as një marrëveshje tregtare, por një harmoni e duhur e shumë gjërave të ndryshme.

–         Të martohesh për të shpëtuar nderin, gjithnjë nëse ka mbetur diçka për të cilën ajo bëhet garant, shpesh është mëse e nevojshme, por gjithmonë ajo është e tmerrshme.

–         Të marrësh një grua për arsye higjene është njësoj sikur të mbytesh për të shuar etjen

–         Të martohesh për inatin e të tjerëve do të thotë të vrasësh veten pr tu hakmarrë ndaj një armiku

–         Të marrësh për grua një vajzë të bukur do të thotë të blesh shumë shtrenjtë një pëllëmbë tokë nga e cila të mund të sodisësh një qiell që i përket të gjithëve.

–         Para se të vendosësh që të hedhësh hapin e rëndësishëm të martesës duhet të bësh një meditim të gjatë para pasqyrës, por më të gjatë para kuletës.

–         Para se të matni fuqitë tuaja , paramendoni gjithmonë se bashkëshortja juaj e ardhshme do të jetë gruaja më e virtytshme në botë, por duhet njëherësh të bindni veten të pranoni se ajo mund të jetë më e përdala e të dëlirave.

–         Nëse një vajzë hamendëson se po bën heroizëm duke pranuar të martohet me një burrë antipatik për të lumturuar prindërit propozues të kësaj lidhjeje, ajo gënjen veten më shumë se është e bindur ndaj prindërve. Nuk ka pushtet atëror e as urim nëne që mund të zërë vendin e dashurisë dhe shumë prej këtyre heroinave përfundojnë duke tradhtuar.

–         Nuk është për tu befasuar se martesa të suksesshme janë të rralla, sepse për realizimin e kësaj sipërmarrje jete, duhen përbërës të shumë dhe të veçantë që nevojiten si mundësuesit e një martese të përsosur, dhe t'i bashkosh të gjitha, ndoshta nuk do të mjaftojë vetëm zotësia, por edhe fati.

–         Përputhja e karaktereve, e domosdoshme në në lidhje bashkëshortore, dhe jo vetëm, nuk do të thotë njësi dhe ngjashmëri, por harmoni gjërash, të cilat, po t'i vësh afër njëra-tjetrës ato binden logjikës matematikore të mbledhjes jo zbritjes, ata duhet të krijojnë një marrëdhënie harmonie melodike dhe kurrsesi jo një stonaturë.

–         Mos i zini besë asnjëherë një kandidate për grua, e cila dëshiron të njihet me tërë të kaluarën tënde duke ju betuar se ajo ju dashuron gjithsesi. Të jesh i sinqertë dhe çiltër nuk do të thotë se është e duhura t'i serverësh në tryezë një miku baltën e këpucëve tuaja. Fundja kush nuk ka aq baltë në shollën e këpucëve të moralit, aq sa të nis një lidhje me një damkë dyshimi.

–         Për të lidhur jetën me një grua, apo një grua me një burrë është pothuajse e kotë të kërkosh këshilla nga të tjerët, për të bërë dritë që të shohësh mirë se ku e hedh hapin në këtë terren sa të panjohur aq dhe të vështirë. Nëse je kokëfortë do t'i bindesh vetvetes për të bërë të kundërtat e këtyre udhëzimeve, nëse je aq i kujdesshëm dhe racional dhe priresh të jesh një dëgjues i vëmendshëm, mes PO-ve dhe JO-ve mundë të humbasësh edhe atë pak vullnet që të ka mbetur për të hedhur këtë hap.

(Ka ende… kaq mjafton)

 

Artikuj të ngjashëm