Erich Maria Remark, shkrimtari që skaliti në vepër dinjitetin dhe humanitetin e kohës së terrorit të luftë dhe vdekjes

Nga Albert Vataj

Erich Maria Remark është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë gjermane të shekullit XX. Ai u lind më 22 Qershor 1898 ne Osnabrück dhe vdiq më 25 Shtator në Lokarno të Zvicerës.

Biografia dhe krijimtaria e Remark janë të shtjelluara dhe të përfshira thellësisht nga historia gjermane e shekullit të shkuar. Fëmijëria dhe rinia e tij në qytetin e Osnabrück, luftrat botërore, u bënë nervi dhe tempi krijues i këtij uragani të penës dhe mendësisë.

E gjithë vepra e Remark ka në sfond një lidhje ideale me qytetin e Osnabrück, ndersa tematikisht përmbajnë një test kritik të historisë së kombit të tij. Në plan të parë dhe në brendësi të krijimeve të tij letrare qëndron vështrimi i dinjitetit human dhe të humanitetit në kohe terrori dhe lufte. Per keto arsye Remark pelqehet kudo sepse u perpoq gjithmone t’i jepte lexuesit nje “Gjermani ndryshe”.

“Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, kësisoj shkruan Erich Maria Remark, i cili përjetoi tmerrin, makthin dhe plagën e dy luftrave, të cilat i jetësoi në veprën e tij monumentale, në kolanën e ardhur në shqip që nis me “Tre shokët” e shqipëruar më 1961 nga Robert Shvarc, për të vijuar në katet e kësaj kreshte të letërsisë gjermane me “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”, etj..

Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, – shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip.

 

Thenie nga Remarku.

-Ne dhashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.

-Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.

-Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.

-Nuk eshte e tmerrshme te presesh dicka,e tmerrshme eshte kur nuk ke c’te presesh.

-Harresa eshte sekreti i rinise se perjetshme.Njeriu mplaket vetem nga kujtesa.

-Dashuria eshte e mbrekullueshme,vetem ka nje te keqe:te prish karakterin.

-Semundja me e keqe ne bote eshte te menduarit,ajo s’ka sherim.

-Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten.Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat.Njeriu genjehet edhe me te verteten.Kjo eshte nje enderr akoma me e rrezikshme.

-Askush nuk kthehet me po ashtu sic nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.

-Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s’kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.

-Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s’e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe. Kjo eshte cudia dhe lezeti yne.