Antoni Gaudi, katalanjasi i famshëm i arkitekturës së linjave të buta, shkujdesjes, elegancës dhe magjepsjes

“Vetëm një i çmendur do të përpiqet për të përshkruar diçka që nuk ekziston në botë!”, në atë botë së cilës ai, Antonio Gaudi i dha një trajtëzim imagjinativ, më shumë se shastisës për sytë e adhurimit, joshës dhe ngasës për ëndjen e përshkimit të atyre linjave, të asaj madhështie kapluese dhe atij sharmi që mund të ngjizet prej një shpirti përfytyrimesh ëndërrtare dhe të jetësohet si një melodi e murosur në ajrin e ngrohtë të shpirtit spanjoll.

Vepra e Antonio Gaudit gjithnjë kërkon atë vullnet të epërm vlerash që rrok me adhurim në dimensionin e përjetimit pasionues të njeriut, tek ai komunikim prej të cilit mund të zgjojë intuitë dhe ndikim.

Gaudi arrin të sfidojë të gjithë tendencat dhe traditat e aplikuara, dhe arrin këtë përmes një veçantie që vjen për të kombinuar jo vetëm një shumëllojshmëri të stileve tradicionale dhe bashkëkohore arkitekturore, por edhe duke ruajtur origjinalitetin. Ai bëri një përparim të guximshëm në teknologjinë e aplikimit dhe trajtimit të atij dekori të mahnitshëm, unike dhe krijuese, të thellë dhe të pasur. Çdo pjesë nga materialet e ndërtimit, lloji i aplikuar, në derë, bri, dritare, mure, etj. është jo vetëm një vështirësi realizimi, por edhe një shkallë e lartë e aftësisë për ta trajtëzuar atë që vetëm në mendjen dhe projektet e Gaudit mund të kishin përthithur aq zhdërvjelltësi dhe çlirim prej të ngurtës, standardes dhe atij terrori imponues akademik.

Antonio Gaudi për shkallën e vështirësisë, për stilin arkitekturor është klasifikuar si “Dante i arkitekturës”. Vepra që la Gaudi mishërohet prej një stuhie të pangjashme shprehjesh estetike. Ai gjithashtu solli një revolucion transformimesh shndërruese në arkitekturë, duke e kthyer këtë disiplinë të komunikimit estetik në një shkrirje mahnitëse të pikturës, skulpturës, muzikës, poezisë me arkitekturës. Askush si ai nuk i dha ndërtimit një dëshmim kaq të fuqishëm, një zë kaq joshës, një kolorit kaq shpues, linja kaq delikate dhe trajta që do të rivalizonin edhe më magjepsësen muzikë.

Për Gaudin gjithçka është art dhe arti është gjithçka që perceptohet në veprën e vetë krijuesit, natyrës. Sipas arkitektit, “Art domosdoshmërisht vjen nga natyra, sepse natyra ka qenë për njerëzit për të krijuar formën më të veçantë të bukurisë.”

Ndërkohë përkufizimet e stilit ndihmojnë në klasifikimin dhe në katalogimin e prirjeve artistike të një periudhe të caktuar, në këtë mënyrë duke i investuar me kuptimin historik, është gjithashtu e vërtetë që disa artistë dhe arkitektë nuk e përfillin kategorizimin nën ndonjë drejtim.

I tillë është dhe rasti i Antonio Gaudit, vepra e të cilit është vërtetë unike në historinë e arkitekturës. Megjithëse projektet për këtë arkitekt nga Katalonja janë konsideruar shpesh brenda sferës së Artit Nouveau, zgjidhjet e tij stilistike gjithashtu përshpejtuar  disa aspekte të caktuara të Ekspresionizmit – shumë të qarta në një krahasim të dritareve në Batllo House në Barcelonë me një nga skicat për Einstein Toëer.

Përveç ndryshimeve të dukshme, ka një ngjashmëri të qartë në përdorimin e një linje të egër, të mprehtë, e cila vetëm imagjinatën frymërore të Gaudit arrin të paraqesë me butësi dhe shkujdesje. Përveç kësaj bota e arkitektëve Spanjollë të formës shfaq një borxh të dukshëm ndaj Viollet-le-Duc, librat e së cilës ndihmuan në mbrujtjen e shijeve të tij artistike. Kjo demonstrohet më së miri nga vepra e tij e cila është konsideruar gjerësisht si kryevepra e tij, Kisha e Sagrada Familia në Barcelonë, në të cilën ai punoi me këmbëngulje gjatë dekadës së fundit të jetës së tij. Plani original ishte një Rizgjim Gotik, i ri-shikuar në një fantazi të harlisur e cila nuk hezitonte të përdridhte dhe të shfytyronte elementë arkitektonikë sikur ata të ishin të realizuar prej nga rërë e butë e ngjyrosur. Në të vërtetë përshtypja e përgjithshme që përcjell katedralja është ajo e një kështjelle prej rëre që ngrenë zakonisht fëmijët në plazh. Megjithatë, metoda inxhinierike e përdorur nga Gaudi ishte shumë e përzgjedhur, duke arritur efektet në dukje të lira nga ligjet që qeverisin sjelljet statike.  Një nga zgjidhjet e tij më të guximshme ishte përdorimi i kollonave të veshura me qeramikë të afta për të përthithur shtypjen dhe peshën njëherësh, në këtë mënyrë të ndërtosh harqe të harlisura është e panevojshme. Një karakteristikë tjetër e veprës së Gaudit është cilësia e tij manifestive piktoreske, e cila duket në shesh e cila shfaqet ne butësi, duke mbështjellë pamjet e volumeve dhe përdorimin e materialve të lehta me ngjyra duke shndërruar sipërfaqet tashmë kumbuese në vetvete. Në këto aspekte, Gaudi u influencua nga principet e Xhon Ruskinit dhe Lëvizjes së Mjeshtërisë dhe Artit.

Vepra dhe jeta

Antoni Gaudi i Kornetit u lind më 25 Qershor 1852 në. Ai erdhi nga një familje mjeshtrash, i jati ishte mjeshtër i përpunimit të bakrit nga i cili ai përfitoi shkathtësitë e jashtëzakonshme të duarve dhe studjoi arkitekturë në Akademinë e Barcelonës. Informacioni për estetikën e tij personale, komplekse ishte e influencuar nga një shumëllojshmëri faktorësh, duke përfshirë kurset që ai mori në filozofi dhe në estetikën romantike dhe nga studimet e tij për shkrimet e Viollet-le-Duc. Një nga klientët e parë të Gaudit ishte Count Guell, një industrialist i fuqishëm dhe shumë i kultivuar për të cilin ai projektoi rezidencën e Guellit (1885-1889) dhe Parkun Guell (1900-1914), e cila më vonë u vesh e gjitha me qeramikë. Imagjinata e jashtëzakonshme e Gaudit i dhanë mundësi të plotësonte traditat më tradicionale pa tradhtuar principet aestetike, duke gjetur zgjidhje të paimitueshme në çdo moment virtual. Një rast në këtë pikë është Mila House, e cila revolucionizoi aestetikën në ndërtesën tradicionale të apartamenteve. Ai u përzgjodh të ndërtonte Sagrada Familia në vitin 1882, nga e cila mbeti vetëm një e katërta e përfunduar me vdekjen e tij në vitin 1926.