Alberto Moravia, përflakja e një drite qiriri të mpakur, trajta cingëritëse e një shpirti flatrues 

Shkëndi që feksi papritmas, mes reve dhe terratisë që skërmiste dhëmbët në një botë që qasej të shqitej nga shpërgenjt e të shkuares. Përflaku si drita e një qiriri të mpakur, duke ju zgrapsur një shëndeti ndëshkues, që ndali vetëm për pak, atë dritim që vërboi tërbimin e urryeshëm që vërbonte, asokohe, dhe jo vetëm. Ndriti ndër dëshirat e shpirtrave për dlirësi, dhe më 26 shtator të 1990 rroku amshimin si i tillë, ai, gazetari dhe shkrimtari, Alberto Moravia.

Njëzet e pesë vjet më parë, Italia,dhe jo vetëm ajo, i dhanë lamtumirën një prëj figurave më perfaqësuese të publicistikës dhe narracionit. Një ndarje, si çdo ndarje me një korife të mendimit dhe shpirtit. Një ndarje si me Alberto Moravian. Ai mbylli sytë për të lënë në veprën e tij trajtën e shumëformëshe dhe turitëse të rrethrrotullisë, ku ai u hoq zvarrë, por dhe u ngazëllye në fluturimin e triumfit. Ngarëndja e tij nuk u ndal që prej asokohe, kur përndiqej dhe censurohej. Edhe më pas, ai do të ishte i tillë,rebel deri në kuptimin më të epërm të etimologjisë së shprehjes. Kacafytej, gjithnjë dhe përplot me zemëratë dhe tërbim, me përditshmërinë italiane dhe gjithçka që ajo e mbarste.Stil i Alberto Moravias, parë me optikën e kritikës, cilësuar si brendaletrare dhe estetike, mund të themi se i përkon një qasjeje realist dhe jokonformiste. Anipse mendonte dhe e pohonte publikisht, se shkruante për të përmbushur dëshirat e tij,këton ngjizje artistike dhe estetike, përkonin njëherazi me allurimin dhe përflakjen e publikut që e admironte. 

Italia dhe italianët nuk është se e mbuluan me shumë lëvdata dhe nderime. Megjithëse për të nuk kishte të ndalur turri dhe Golgota. Ai nuk bëri asnjë kompromis, as si gazetar, e për më tepër si shkrimtar. Gjithëpoaq,universi i tij si shkrimtar do të tejshkonte kufinjtë, duke u bërë vlerë dhe frymëzim, andje dhe ngasje kudo ku ai u botua. Veçmas mund të cilësojmë në këtë përbotshmëri vlerash, admirimin francez. Mund të themi se Franca ishte atdheu i tij letrar. Atje ai u lexua shumë dhe filmi i bërë nga “Përçmimi’ i Godard, konsiderohen si gurë themeltarë të kinematografisë. Pavarësisht se nuk mbante shënime, kur ulej në tavolinën e tij të punës, duke hapur letrat, njiherash nxirrte nga skutat e kujtesës shkëndijat e përjetimeve dhe impresioneve dhe i lëshonte me një frymë, e përplot me ngashërim dhe zemëratë. Pa zbukurime, të karakterizuar nga shumë detaje,fjalë të zakonshme që veshin përditshmërinë, një sintaksë të përpunuar. Këta ishin shtigjet nga mund të merrte turravrapin shpirti i trazuar i Moravias.I pëlqente që letërsinë ta krahasonte me pikturën, me metodën si ajo merr formë në tablo, shtresë pas shtrese. Drafti i parë është mjaft e papërpunuar, ngarëndja për të zënë frymëzimin e tij ishin larg nga të qenit të përsosur. Në asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk duhej të ishte e gatshme për t’ia mbathur e për të marrë rrugën në kërkim të lexuesit. Atë duhej dhe mund ta gjenin. Albertos i’a kishte ëndja të thoshte për veten “jam i tredhur”, tregon në një intervistë bashkëshortja e tij. Me këtë nënkuptonte diçka të thellë dhe esenciale. Nuk duhet të ngatërrohet letërsia me jetën. Ai vetë pohonte se seksi ishte për të ajo çka për Balzakun ishte paraja: një filtër përmes të cilit duhet të rrëfehet bota. Problemi është se ia rrëfente një vendi katolik, familjar dhe sentimental që kurrë s’e ka pranuar përnjëmend racionalitetin e tij të thellë. Sot s’do të bënte kurrfarë skandali, por në Italinë e asaj kohe, Moravia ishte një personazh jo i rehatshëm, u dukej antipatik.

“Një vepër e artit, në anën tjetër, ka një përfaqësues dhe funksion ekspresive. Në këtë përfaqësim idetë e autorit, gjykimet e tij, vetë autori, janë të angazhuar me realitetin. Kritika, në këtë mënyrë, është jo më shumë se një pjesë, një aspekt. Unë mendoj, duke e vënë atë në këtë mënyrë, unë jam, pas të gjitha, një njeri i pastër në një farë mase. Ne të gjithë jemi. Ju e dini, ndonjëherë ju të zgjoheni në mëngjes në revoltë kundër çdo gjëje. Asgjë nuk duket e drejte. Dhe për atë ditë apo më shumë, të paktën deri sa të marrë përsipër atë, ju jeni një njeri i pastër. Vënë në këtë mënyrë: çdo njeri është një njeri i pastër në mënyrë e vet, por ai është shumë gjëra të tjera përveç”, perkufizon ai.Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëntor 1907. I ati, Carlo Pincherle Moravia,arkitekt dhe piktor, është me origjinë veneciane, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich,është nga Ancona. Alberto, i treti nga katër fëmijët, kaloi një fëmijëri normale,çka se të vetmuar. Në moshën nëndë vjeç ai u sëmur nga tuberkulozi i kockave,sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdon në shtrat për pesë vjet rresht.Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve Dostojevskin, Joyce, Goldon,Shekspirin, Molierin, Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë. Shkruan vargje në frëngjisht e në italisht. Studion edhe gjermanisht. Libri i tij i parë, romani “Indiferentët”, që u botua më 1929, pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma prej regjisorësh të famshëm.  Alberto Moravia vdiq më 26 shtator 1990, në banesën e tij,në Romë.Tematika letrare ngasej nga një thatësirë morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore,dhe paaftësisë të konsiderueshme të njerëzve të gjetur lumturinë në mënyra  tradicionale të tilla, si dashuria dhe martesa, janë temat në fron në veprat e Alberto Moravia. Zakonisht, këto kushte janë patologjikisht tipike të jetës në klasë të mesme, martesë, në veçanti, është objekt i punimeve të tilla si Mosbindja dhe coniugale L’amore (“Dashuria bashkëshortore”) (1949). Tjetërsimi është temë në vepra të tilla si disprezzo Il (“Shpërfillje” apo “Një fantazmë në mesditë”) (1954) dhe La Noia (“The Canvas Empty”), nga vitet 1950, pavarësisht nga vëzhgimi nga një perspektivë racionale-realiste. Politike tema janë shpesh të pranishme: një shembullështë La Romana (“Gruaja e Romës”) (1947), historia e një prostitute ngatërruar me regjimin fashist dhe me një rrjet të komplotistët. Realizmin ekstrem seksual në La Noia (“The Canvas Empty”) (1960), paraqiti veprat psikologjikisht eksperimentale të viteve 1970. Moravia iku për të mbetur një nga emrat e spikatur të letërsisë italiane dhe një gurë i rëndësishëm në mozaikun e letërsisë botërore.

 

Artikuj të ngjashëm