Fisniku anglez, Frederic Leighton, piktori që jetësoi në kryevepër një poezie të Johann Wolfgang von Goethe

PESHKATARI DHE SIRENA

(The Fisherman and the Syren)

Frederic Leighton u lind më 3 dhjetor 1830 dhe vdiq më 25 janar 1896. I njohur si sër Frederik Leighton gjatë periudhës 1878 dhe 1896. Ai ishte një piktor dhe skulptor i shquar anglez, veprën e të cilit e përbëjnë përshkrime historike, biblike, dhe tematika klasike. Leighton ishte i pari fisnik që mbarti një titull nderi për një kohë të shkurtër, titull që përfundoi me vdekjen e tij.

Në moshën 48 vjeçare ai u bë president i Akademisë Mbretërore dhe një shtysë e rëndësishme e krijimit të artit viktorian dhe shkollës klasike. "The Fisherman and the Syren" është një vepër e frymëzuar nga një poezi e Johann Wolfgang von Goethe, e cila tregon historinë e një sirene që ngrihet nga ujërat për t'u ankuar tek një peshkatar që ai i josh fëmijët e saj deri në vdekje. Kjo pikturë ndodhet në Muzeun Art Gallery në Bristol.