“Yjësitë” e ligjërimit të “shenjtorëve” për dashurinë, shenjtërimin e pasionit që na bekon me shenjtërim

Të ëndërroni, ta lini veten të përshkohet nga magjia, të shkruani, të komunikoni përmes citimeve që i japin krah zemrës…kjo është dashuria me ngjyrat e saj të emocioneve. Por mjaft persona e kanë shumë të vështirë ta shprehin këtë ndjenjë e për më tepër t’i thonë “Të dua” partnerit apo partneres së tyre.

Nisur nga kjo, zgjidhje mund të gjeni te këto fraza të bukura poetike

Dhjetë citime nga dhjetë autorë që ju ftojnë të ëndërroni. Që nga Roma atike te neuroshkenca moderne, nga Catullo te Paulo Coelho, nga Charles Baudelaire te Jorge Riechmann: zbuloni të gjitha anët e pasionit dhe të romancës nëpërmjet frazave më të bukura të dashurisë.

Frazat më të bukura të dashurisë

1. “Dy gjëra na shpëtojnë në jetë: dashuria dhe buzëqeshja. Nëse keni njërën prej tyre, mirë. Nëse i keni të dyja, jeni të pathyeshëm”, shkruan Tarun Tejpal, gazetar dhe shkrimtar nga Nju Delhi, ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai thotë gjithashtu: “Mësohuni të buzëqeshni nga jeta dhe do të gjeni një shok që do të dijë të mbledhë vlerën e një buzëqeshje autentike”.

2. “Takimet më të rëndësishme kombinohen nga shpirtrat përpara se trupat të shihen”, na kujton Paulo Coelho. Takime të tilla duket se kanë në vetvete një magji, e cila është e aftë të shkojë përtej kohës dhe hapësirës: edhe pse nuk ju duket logjike, përse të mos i dorëzoheni magjisë?

3. “Nuk vdisni derisa dëshironi të josheni dhe të joshni”. Zëri i Charles Baudelaire evokon një të vërtetë thelbësore: nuk jemi asnjëherë të vjetër për të dashuruar, deri në frymëmarrjen e fundit.

4. “Të dua jo për kë je, por për mënyrën se si unë jam kur jam me ty”, shkruan Gabriel Garcia Marquez. Dashuria na ndihmon në zbulimin e vetvetes.

5. “Je skllavëria ime, je liria ime/ je mishi im që digjet/ si mishi i zhveshur i netëve të verës”: kështu fillon një poemë e famshme dhe prekëse e poetit në ekzil, Nazim Hikmet.

6. “Sa herë që më sheh / lind në sytë e tu”, këto janë vargjet e Jorge Riechmann, matematicien, filozof dhe poet, të cilat shkojnë drejt në zemër: ndonjëherë fjalët nuk kanë rëndësi, është vetëm një shikim ai i cili na shpëton, duke u gjendur vetëm në turmë.

7. “Për të thënë ‘të dua’, indianët Yanomami përdorin këto fjalë: Ya Pihi Irakema, që përkthehen kështu: jam kontaminuar nga ty. Ose ndryshe, një pjesë e jotja ka hyrë në mua, ku jeton dhe rritet”, shkruan David Servan-Schreiber, neuroshkencëtar dhe profesor i psikiatrisë. Çdo gjuhë është një rrëfim i botës.

8. “Dashuria nuk zotëron dhe as nuk do të jetë e zotëruar, sepse dashuria i mjafton dashurisë”, lexohet në vepren “Profeti” të Khalil Gibran, ku i dedikon një kapitull të tërë dashurisë.

9. “Më jep një mijë puthje, pastaj njëqind, / pastaj prapë njëmijë të tjera, pastaj njëqindëshe të dytë,/ më pas prapë një tjetër njëmijëshe, më pas njëqind”. E paharrueshme tradita e Salvatore Quasimodo-s nga vargjet e poetit latin Catullo.

10. “Është e çuditshme si më bën të të dashuroj gjithmonë, edhe kur nuk të dua”, kujton Marguerite Duras: inati dhe urrejtja që shpërfillim fshehin shkëndijën e ndjenjës. Dashuria nuk mbaron, kurrë. Thjesht transformohet.