Thënie dhe maksima nga Honore de Balzac, Napoleoni i penës, themeluesi i realizmit në letërsinë evropiane

Honoré de Balzak u lind më 20 Maj 1799  dhe vdiq më 18 gusht 1850. Ai ishte një nga romancierët dhe dramaturgët më të shquar francezë. Për shkak të vëzhgimit të tij të prirur nga detajet dhe të përfaqësimit pa filtër të shoqërisë, Balzac konsiderohet si një nga themeluesit e realizmit në letërsinë evropiane. Ai është i njohur për personazhet e tij shumështresor. Edhe personazhet e tij më të vegjël janë komplekse, moralisht të paqartë dhe tërësisht njerëz. Objektet e pajetë janë mbushur me karakter, si dhe qyteti i Parisit, një sfond për shumë nga shkrimet e tij, e merr nga shumë cilësi të njeriut. Krijimtaria e tij ka patur një ndikim shumë të madh te shkrimtarë të famshëm, duke përfshirë romancierët Emile Zola, Charles Dickens, Gustave Flaubert, Jack Kerouac, Akira Kurosawa dhe Henry James, si dhe filozofë të rëndësishme, të tillë si Friedrich Engels. Shumë prej veprave të Honore de Balzac janë bërë filma, dhe ata vazhdojnë të frymëzojnë shkrimtarë të tjerë.

Balzak ka vuajtur nga probleme shëndetësore gjatë gjithë jetës së tij, ndoshta për shkak të orarit të tij intensiv të punës. Marrëdhëniet e tij me familjen u tensionuan shpesh nga drama financiare dhe personale, dhe ai ka humbur më shumë se një mik mbi komente kritike. Në vitin 1850, Balzaku u martua me Ewelina Hańska, një aristokrate polake dhe dashurinë e tij një kohë të gjatë, ai vdiq në Paris, pesë muaj më vonë.

Shprehje frazologjike shkëputur nga vepra e tij

– Nëqoftëse drita është dashuria e parë e jetës, a thua është dashuria drita e zemrës?

– Zemra e njeriut ka kufi në dashuri, por jo edhe në urretje.

– Mbani mend, mbi të gjitha plagët, të pashërueshme janë ato që burojnë nga gjuha, shikimi me përbuzje dhe tallja.

– Për mikun jam gati ta bëj shpinën ure! Mjafton që mbi mua të kalojnë këmbë që mbajnë zemrën të pastër.

– Gjeniu i ngjan çdokujt, e atij askush.

– Një femër e dashuruar është më e zgjuar se burri më mendjemprehtë.

– Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.

– Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.

– Kush mund ta udhëheqë një grua, mund të udhëheqë një popull.

– Gjëja më e rëndësishme në jetë për mashkullin është fama, kurse për femrën dashuria.

– Kur nuk ka armiq nuk ka as lavdi.

– Njeriu kurrë nuk mund t’i bëhet mik ndonjë femre, nëse do që t’i bëhet dashnor.

– Ku ka njeri pa dëshira dhe ku ka dëshirë që mund të plotësohet pa para.

– Fama është diell i të vdekurve.

– Mospërfillja është si akulli i poleve. Ajo ngrin gjthçka.

– Vetëm të çmendurit kanë guximin të shkojnë aty ku të urtët nuk guxojnë..!!

– Dashuria përmledh në vetvete të gjitha cilësit fisnike njerëzore. Dashuria është i vetmi pasion që nuk njeh as të kaluar, as të ardhme.

– Dashuria nuk është vëtëm një ndjenjë, ajo është po ashtu edhe art

– Ligjet janë si rrjeta e merimangës, ku mizat e mëdhaja kalojnë dhe të voglat mbesin.

– Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh

– Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.

– Asgjë nuk e fortifikon një miqësi sa besimi nga ana e njërit mik se është epror ndaj tjetrit.

– Lumturia është poezia e gruas.

– Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.

– Kur femrat na duan, na falin gjithçka, deri edhe krimet. Kur nuk na duan, nuk i besojnë asgjë, madje as virtyteve tona.

– Lumturia materiale prehet gjithmonë sipër shifrave.

– Një femër njeh fytyrën e një burri të cilin e do, ashtu si një marinar njeh detin e hapur.

– I gjithë njerëzimi është pasion; pa pasion, pa religjion, pa histori, pa romane, artet nuk do të kishin asnjë peshë.

– Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur.

– Krimet janë përpjesëtimore (proporcionale) ndaj pafajësisë dhe ndërgjegjes, dhe ai që për disa zemra është vetëm një gabim, për disa shpirtëra merr përmasat e një krimi.

– Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofëra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka.

– Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij.

– Dashuria është poezia e shqisave.

– Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur.

– Ajo që formon cilësinë e burritë që dashuohet, formon shpesh të metat e burrit që nuk dashurohet.

– Midis butësisë së sfungjerit të lagur deri në ashpërsinë e një guri shtuf ekzistojnë gjithmonë hijezime të pafundme. Ja njeriu.

– Zemra e një nëne është një humnerë në fundin e së cilës gjendet gjithmonë një falje.

– Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët.

– Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve.

– Ndërgjegja është një prej atyre bastuneve të cilin gjithkush e vringëllon për të goditur fqinjin e tij dhe i cili nuk i shërben kurrë atij vetë.

– Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes është një farë e rënë në shkëmb.

– Dashuria është një luks.

– Dashuria që ekonomizon nuk është kurrë dashuri e vërtetë.

– Arti është natyra e koncentruar.

– Fuqia nuk qëndron tek goditjet e forta dhe të shpeshta, por tek goditjet me të drejtë.

– Dashuria përjeton tmerr nga gjithçka që nuk është dashuri.

– Tezet, hallat, nënat, motrat kanë një gjykim të veçantë për nipat e tyre, bijtë e tyre dhe për vëllezërit e tyre.

– Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër.

– Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat.

– Një nga fatkeqësitë e njerëzve shumë inteligjentë është se nuk mund të bëjnë asgjë pa kuptuar gjithçka: veset jo më pak se virtytet.

– Për një burrë nuk ka vështirësi më të madhe se të flasë për gruan e tij, nëse është virtuoze, për të dashurën e tij, përveç atëherë kur do të flasë për të nëse është më e bukur se gruaja e tij.

– Askush nuk guxon t’i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur në prag të vdekjes për hir të kujtimit të kafesë ku për çdo mbrëmje luan domino.

– Ajo që i bën të pacenueshme miqësitë dhe e dyfishon magjinë është një ndjenjë që mungon në dashuri: siguria.

– Miqësia fal gabimin ose një vrull pasioni të papërmbajtur por, është e pamëshirshme kur është fjala për çështje ndërgjegjeje, shpirti dhe mendimi

– Kurrë s’duhet të hidhesh nga një kamp te tjetri, pa përgatitur që më parë një shtrat të butë, ku mund të ngushëllohesh për të këqijat që mund të të ndodhin.

– Talenti të merr në qafë, në qoftë se nuk shoqërohet me një farë prirje për intrigë.

– Çfarë pikture të lemerishme do të paraqisnin shpirtrat e atyre që janë pranë shtratit të vdekjes, sikur të qe e mundur që njeriu të pikturonte mendimet e tyre.

Artikuj të ngjashëm