Si dhe ku lindi magjia e Jazz-it, kush ishin ata që e shndërruan atë në kaplimin hyjnor të shekullit?

Jazz është shkrirje e te shprehurit muzikor laik e shpirtëror e zezakeve amerikane me prejardhje afrikane dhe e elementeve muzikore evropiane. U paraqit ne mbarimim të shekullit XIX në Amerikë si rezultat i vuajtjeve nen roberin e te bardhëve. Karakteristike e tij është ritmi me akcent jo te drejte, forma josimetrike, sinkopat e shpeshta dhe intervalet e zbritura e te zvoguluara. 

Muzika Jazz është një lloj muzike shumë intelektuale. Ajo ka një rol shumë të madh në edukimin dhe formimin e individit. Muzika Jazz ndikon për një formë tjetër të menduari të njeriut. Ajo krijon ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi. Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë muzikën Jazz një lloj i veçantë arti. Muzika Jazz shquhet për një teknikë të veçantë, improvizime dhe fantazi. Ajo ka aftësinë të depërtojë në skutat më të thella të ëndjes dhe nevojës së muzikëdashësit për t'iu dhënë i gjithi një fluturimi të lirë në qiellin e thyer të ëndrrave.

Muzika e Jazzit është një stil muzikor që u shfaq në fillim të shekullit të 20-të, në komunitetet zezakëve në Jug të Shtetet e Bashkuara. Muzika Jazz ka lindur nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe europiane. Prejardhja afrikane e muzikës Jazz është e dukshme në përdorimin e “notave blu”, që janë tinguj të vecantë, improvizimin, poliritmin, sinkopat, muzikën modale etj. Nga fillimet e saj e deri në ditët e sotme, muzika Jazz ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillim të 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, Bebop nga mesi i viteve 1940, Cool jazz, Avant-gard jazz, Afro-Kuban jazz, Modal-jazz, Free-jazz, Latin Jazz, Soul-Jazz, Fuzion Jazz dhe Rock jazz, Smooth jazz, Funk jazz, Jazz punk, Acid jazz, Ethno jazz, Indo jazz dhe mënyra të tjera për të luajtur muzikë.

Instrumentët më të përdorur të muzikës Jazz janë: Saksi, Tromba, Tromboni, Bateria, Contra Basi, Ksilofoni dhe instrumentët elektrikë mbas viteve 70-të.

Instrumenti i trombës ka një vend shumë të rëndësishëm në muzikën Jazz. Tromba si një instrument shumë i vecantë për muzikën në përgjithësi ka një pozicion prominent në muzikën Jazz. Tromba është edhe simboli i muzikës Jazz. Krahas instrumenteve të tjerë ajo është përdorur nga shumë kompozitorë të muzikës Jazz. Tingulli i saj, notat e larta i japin trombës vlera të mëdha dhe ky instrument shpreh tinguj dhe ngjyra shumë origjinale në këtë lloj zhanrri.

Krahas një seri instrumentistësh të mëdhenj në instrumeta të ndryshëm, një rol të madh kanë luajtur edhe trombistët amerikanë: Louis Armstrong, Dizzy Gillespie, Miles Davis dhe vazhdojnë ta lozin në ditët tona këtë rol Wynton Marsalis dhe Arturo Sandoval.

Muzika xhazSatchmo

Louis Armstrong, me nofkën Satchmo, ka qenë një trombist dhe këngëtar amerikan i muzikës Jazz, nga New Orleans, Louisiana.

Armstrong filloi të marrë famë në fillim të viteve 1920-të. Armstrong ka patur një ndikim themelor në muzikën Jazz. Ai ishte një trombist shumë i mirë dhe shpikës në muzikë.

Ai zhvendosi fokusin e muzikës nga improvizimet kolektive në lojën solo. Me zërin e tij të vecantë si “zhavorr”, Armstrong ishte gjithashtu një këngëtare me influencë, duke demonstruar shkathtësi të madhe si një improvizues. Ai e lidhi lirikën me melodinë e këngës për qëllime shprehëse. Ai ishte gjithashtu shumë i aftë në të kënduarit Scat, një lloj të kënduari (duke vokalizuar, përdorur tingujt dhe rrokjet në vend të këngëve lirike aktuale të kohës).

Armstrong u lind në një familje shumë të varfër në New Orleans, Louisiana dhe vinte nga një familje skllevërish.

Armstrong vdiq nga një atak në zemër në gjumë në vitin 1971, një muaj para ditëlindjes së tij të 70-të .

Një kritik shkruan për Louis Armstrong: “Ai lindi i varfër, vdiq i pasur dhe nuk shqetësoi asnjeri përgjatë rrugës së tij”

“When the Saints go marching in” është një pjesë tipike, spiritual, që ishte edhe simboli i Armstrong. Armstrong lot në trombë në këtë këngë dhe këndon me shumë emocion këtë pjesë tipike, spiritual duke dhënë mesazhe jetësore dhe të shenjta nëpërmmjet artit, muzikës së tij. Dizzy Gillespie, ishte një trombist amerikan i muzikës Jazz , drejtues orkestre muzikore, kompozitor dhe këngëtar.

Scott Yanow shkruante, "Kontributet e Gillespie për muzikën Jazz ishin të mëdha. Gillespie ishte një prej trombistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Jazz. Ndoshta Gillespie kujtohet, nga kritikët dhe tifozët, si një prej borizanëve të Jazzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. " Gillespie ishte një virtuoz borisë dhe improvizues, por duke shtuar edhe shtresa të kompleksitetit harmonik të panjohur më parë në xhaz. Gillespie përdori harmoni të vecantë në lojën e tij, gjuhë të re harmonike.

Bebop është i njohur si stil i parë i Jazzit modern. Bebop u konsiderua si një produkt i Swingut, por jo një revolucion në muzikë. Swing prezantonte një diversitet të muzikantëve të rinj në epokën e Bebop si: Charlie Parker, Thelonious Monk, Bud Powell, Oscar Pettiford dhe Gillespie. Sistemi Charlie Parker ka mbajtur gjithashtu metodat duke shtuar akorde me akordet ekzistuese progresive dhe duke nënkuptuar akorde shtesë brenda linjave të improvizuara. Dizzie Gillespie është i famshëm dhe është një nga themeluesve të Bebop modern (së bashku me Charlie Parker) dhe muzikës Kubane kanë ndikuar tek Jazz. Ai vdiq në vitin 1993 duke lënë prapa një trashëgimi artistike të madhe. Ai e vuri në shërbim të artit edhe fëtyrën e tij, duke fryrë faqet kur luante në trombë.

“A night in Tunizia” e luajtur nga Gillespie në trombë me sordinë, nëpërmjet ritmit, melodisë dhe interpretimit, krijon një pejsazh surrealist dhe shumë emocional.

Miles

Miles Davis ka qenë një muzikant amerikan i Jazz-it, drejtues i bandës muzikore dhe kompozitor. Ai konsiderohet gjerësisht si një prej muzikantëve me më shumë ndikim në shekullin e 20-të. Miles Davis ishte në ballë të zhvillimeve muzikore të mëdha në Jazz me grupet e tij muzikore, duke përfshirë Bebop, Cool Jazz, Modal Jazz dhe Jazz fuzion.

Më 7 tetor 2008, albumi “Kind of Blu” i vitit 1959 mori certifikatën e katërt platinit nga Shoqata e Industrisë Regjistrimi në Amerikë, (RIAA) për dërgimin e të paktën katër milionë kopjeve të disqeve të tij në Shtetet e Bashkuara.

“Summertime” është një pjesë nga albumi" Porgy dhe Bess " e muzikantit Miles Davis, botuar në vitin 1958 në Columbia Records. Albumi përmban rregullimet e bëra nga Davis në bashkëpunim me Gil Evans nga opera e George Gershwin “Porgy and Bess”. Për shumë kritikë të Jazz , “Porgy and Bess” konsiderohet si vepër historike.

Në vitin 1958, Davis ishte njëri prej muzikantëve të Jazzit më të pakënaqur me Bebop-in, duke parë ndryshimet e tij gjithnjë e më komplekse akordike si pengesa krijimtarisë. Pesë vjet më parë, në vitin 1953, pianisti George Russell botoi konceptin e tij kromatik lidian të organizimit të tonaliteteve, e cili ofronte një alternativë për praktikën e improvizimit bazuar në akorde. Kompozimi modal, me mbështetjen e tij mbi shkallë dhe mode përfaqësonte, sic shkruante Davis: "një për kthimin melodi".

Një dëgjues kur dëgjoi “Summertime” nga “Porgy and Bees”, të luajtur nga Davis shkruan: “Ju mund të ndjeni flladin e verës duke prekur fytyrën tuaj nga muzika e Trombës së Davis”.

Marsalis

Wynton Marsalis, është trombist, kompozitor, mësues muzike dhe drejtori artistik i Jazzit në qendrën Linkoln në New York City. Marsalis ka promovuar shpesh muzikën klasike dhe Jazz në audienca me të rinj. Marsalis ka marrë nëntë cmime Grammys në të dy zhanret, atë klasik dhe Jazz. Marsalis është djali i muzikantit të Jazzit Ellis Marsalis.

Një dëgjues shkruan për Marsalis: “Faleminderit ju të gjithëve që më kujtuat mua se diskutimi për muzikën ndryshon subjektin prej tingujve në fjalë”. Marsalis arrin ti kthejë tingujt në fjalë.

Marsalis është një muzikant universal. Ai lot shumë mirë muzikën klasike dhe atë Jazz. Marsalis shquhet për teknikën shumë të lartë dhe një tingull të vecantë. Ai krijon nëpërmjet talentit të tij emocione të vecanta tek dëgjuesit. Marsalis e bën trombën të flasë, falë një kombinimi të artit muzikorë, aftësive dhe mendjes së tij, aftësive mendore dhe komunikimit.“Cherokee” e luajtur nga Marsalis, është një pjesë tipike me teknikë të lartë, ku dallohet qartë kthimi i tingujve në fjalë nga muzikanti i madh amerikan.

Sandoval

Arturo Sandoval është një trombist Jazzi, pianist dhe kompozitor. Ai ka lindur në Artemisa, Kubë.

Sandoval ndërsa jetonte në Kubë, ishte ndikuar nga legjendat e Jazzit, Charlie Parker, Clifford Brown dhe Gillespie. Ai e takoi më në fund Dizzy Gillespie në vitin 1977. Gillespie menjëherë u bë një mësues dhe koleg, duke luajtur me Arturo Sandoval në koncerte në Evropë dhe Kubë dhe më vonë në orkestrën e Kombeve të Bashkuara. Sandoval dezertoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Spanjë, në një turne me Gillespie në vitin 1990, dhe u bë një qytetar amerikan në vitin 1999. Jeta Sandoval ishte subjekt i filmit 2000 TV, “For Love or Country”: Ai aktualisht banon në Calabasas, Kaliforni.

"Aniversario" e luajtur nga Sndoval dhe Gillespie është një pjesë me teknikë të lartë komunikimi, ku Gillespie mentori i Sandoval dhe ai vetë lozin në një mënyrë të magjishme pjesën “Aniversario".

Talenti i madh i Sandoval e ka udhëhequr atë që të lidhet me muzikantë shumë të mëdhenj, por ndër më të rëndësishmit është Dizzy Gillespie. Gillespie ka qenë idhtarë i muzikës afro-kubane dhe ka qenë "babai shpirtëror" për Sandoval. Sandoval shquhet për një talent brilant dhe një lojë të vecantë në instrumentin e trombës, sidomos për notat shumë të larta dhe natyrale. Ky ishte një historik modest për këto muzikantë të mëdhenj amerikanë të trombës të të gjitha kohrave në muzikën Jazz.

Qamil Xhyrezi