Çfarë është puthja, pulitje magjike e buzëve që ndez miliona yje, zjarri i stuhishëm i tundimit të pasionit?

E kush nuk e ka matur me puthje rrugën nga toka në qiell të shtruar me bulëza djerse e aromë kurmi, të lëruar me zjarr e afsh në ujëvarën e shkumëzuar të shtatit të hareshëm të një vale që ka brigjet në mishin që marrso duke na dehur.

E kush nuk merr zjarr, qoftë edhe kur në një kafshim buze i rizgjon andjen e përqafimeve të mrekullueshme që rreken të të përfundin në kujtimin e një puthje që vazhdon të notojë në gjak, të fluturojë ndër përfytyrime, të shpërthejë mes mijëra dritash që ende ndrijnë.

E kush është ai që kur përcjell aktin e këmbimit të një puthje, nuk e ndjen atë brenda vetes si një prekje e beftë që i rrëzohet në boshin që e kaplon duke prishur qetësinë e duke e cytur në trazime epshi.

Është i pari dhe zjarrvënësi i gjithë qenësisë sonë fizike. Trupin e pushtojnë të dridhurat, sytë mbyllen dhe një energji e furishme përshkon rrufeshëm kurmin, e mishi sakaq ka filluar të marrë zjarr. Është pragu ku takohen të gjitha dashuritë dhe ku thyhen zemrat. Është krateri ku pikënis zjarri i stuhishëm i ndjenjave. Secili nga ne është i kapur nga ky kurth i pasionit, nga kjo nevojë e shpërbërjes në mijëra vezullime drite. Të gjithë jemi të përshkuar nga kjo magji e zotërimeve të pazotërueshme.

Ka bashkudhëtuar kjo magji mbi supet e erërave që shfletuan epokat për të mbërritur deri sot nëpërmjet kremtimeve estetike dhe mëkimeve dalldisëse për të mbetur ndoshta akti më sublim i komunikimit ndjesor mesvedi.

Por çështja është puthja:

I dini ju vërtet të gjitha faktet dhe detajet interesante rreth puthjes? Është e mirë, apo e keqe mënyra se si ju këmbeni puthjen?

Çfarë ndryshimi ka të puthurit në kultura dhe popuj të ndryshëm? Si puthin japonezët, francezët dhe të tjerët?

Çfarë të rejash të tjera mund të mësoni?

Më poshtë ju do të lexoni fakte nga më të çuditshmet për puthjen.

1- Një akt puthjeje vë në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyrë.

2- Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.

3- Si rregull, 66 për qind e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kënaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë këmbimit të puthjes.

4- Sipas statistikave amerikane rezulton se çdo grua amerikane ka puthur mesatarisht 80 burra përpara se të martohet.

5- Një puthje e shpejtë romantike mund të djegë 2-3 kalori, ndërsa një puthje franceze (me gojë hapur dhe kontakt të gjuhës) mund të djegë më shumë se 5 kalori.

6- Ndjeshmëria e buzëve është 200 herë më lartë se ndjeshmëria e mollëzave të gishtërinjve.

7- Mendohet se burrat që i puthin gratë për t’i përshëndetur para se të dalin nga shtëpia, kur nisen për në punë çdo ditë, kanë avantazh në lidhje me të tjerët që s’e kanë këtë zakon, ata që thjesht mbyllin kanatin e derës e dalin. Thuhet se ata që përshëndeten me puthje jetojnë 5 vjet më shumë mesatarisht. Ndërsa burrat e tjerë kanë thënë se janë më të prirur për aksidente rrugore.

8- Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak dhe redukton një minutë nga jeta e personit.

9- Puthja franceze është quajtur “bashkimi i shpirtrave” në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.

10- Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjesht majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzët përpara se të bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundëve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njëri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkëmbim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundët tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në përfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta.

11- Puthja në publik është zakonisht e papëlqyeshme në Japoni, në Tajvan, në Kinë dhe në Kore. Një puthje tipike japoneze nuk mund të jepet në publik. Përkundrazi puthja faqe të tjerëve konsiderohet si akt i njerëzve me moral të humbur dhe nuk miratohet, ajo quhet një zakon i shthurur i perëndimorëve. Ndërsa për adoleshentët e ish Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’70, puthja në publik ishte një gjë e zakonshme dhe nënkuptonte takimin e parë, domethënë ata adoleshentë që putheshin kësisoj, sapo kishin vendosur një lidhje. Ndërsa japonezët e sotëm, edhe kur japim një puthje të shpejtë në publik, kujdesen të mbajnë një distancë të qartë dhe nuk puthen në buzë për më shumë se një sekondë.

12- Trupat e personave të angazhuar në puthje prodhojnë një substancë 200 herë më të fortë se morfina, në kuptimin e efektit narkotik. Kjo është arsyeja pse kur partnerët puthen, ata ndiejnë një lloj euforie dhe lumturie të thellë, ndërsa janë duke bërë këtë gjë.

13- Të puthurit mund t’i ndihmojë femrat të qetësohen dhe ul me lehtësi efektin e stresit tek ato.

14- Mesatarisht një njeri harxhon duke u puthur 20,16 minuta, ose thënë ndryshe dy javë të jetës së tij.

15- Puthja që zgjat një minutë mund të heqë nga trupi juaj 26 kalori.

16- Mesatarisht çdo person në botë është puthur në mënyrë romantike të paktën një herë pa i mbushur ende 14 vjeç.

Pjesët e harruara të trupit

Janë disa pjesë të trupit fatlume: puthen shpesh dhe zhvillojnë shumë shpejt sensibilitetin dhe kënaqësitë e këtyre pjesëve. Por janë disa pjesë të tjera të trupit që quhen pjesë të harruara që shpesh lihen pas dore, kalon shumë afër por asnjëherë nuk ndalemi asnjëherë por është një mëkat sepse mund të zbulohen kënaqësi të reja, duke provokuar kënaqësi të papritura. Duke kaluar puthjet në faqe midis miqve dhe puthjet në buzë midis dy të dashuruarve, fytyra shpesh lihet pas dore. Fytyra është një zonë shumë sensibile dhe komunikative. Tek pjesa e syve aty ku lëkura është e hollë dhe delikate është një zonë sensibël e përkëdheljeve, ashtu si rrënja e flokëve dhe veshët. Fytyra është si një univers për t’u zbuluar, dhe fjalët e dashurisë janë të qarta dhe të kuptueshme dhe kjo bën të shtosh dëshirën, tamam si shikimet që shoqërojnë puthjet.

Roli i syve gjatë puthjes

Duhet të bëhesh një puthës profesionist që ajo të mos ndihet e pasigurt të puthjet që jep. A do të vazhdosh të jesh në shkallën fillestarë apo do të bësh ai që ajo dëshiron? Asnjëherë mos harroni që puthja ka rolin kryesor në një marrëdhënie sentimentale. Nëse i dashuri ose e dashura juaj në momentin që puth thotë ‘Të dua”, kjo nuk do të thotë aspak se ai ose ajo di të puthë si një profesionist. Në fund të fundit, gjithçka në këtë proces, realizohet vetëm në sajë të lëvizjes së buzëve dhe jo të fjalëve. Roli i syve është mjaft i rëndësishëm kur puth dikë. Duhet ti mbash mbyllur sytë apo duhet ta shohësh në sy, kjo është një dilemë e madhe. Jepi fillimisht një puthje të vogël njeriut të zemrës duke e vështruar thellë në sy dhe më pas harro vështrimin duke u fiksuar tek buzët dhe efekti do të jetë marramendës.

Puthja, miratimi i marrëdhënies

Kur nis një lidhje miratimi i saj bëhet me anë të puthjes. Është puthja ajo e cila bën që mes dy partnerëve të shtohen ritmet e rrahjes së zemrës së tyre dhe është po puthja, por në këtë rast një puthje më eksituese e cila shërben si një ogur i mbarë për të nisur kryerjen e marrëdhënies seksuale. Megjithatë studiuesit kanë vërtetuar se puthja merr vlerësime të ndryshme nga njerëz të ndryshme, ku më mospërfillësit duket të jenë meshkujt. Ndoshta gjëja më e vështirë që mund t’i kërkohet një mashkulli është të zgjasë puthjet më shumë se sa duhet. Ajo çfarë i bezdis ata më shumë është fakti që femrat e teprojnë me puthjet dhe ligështohen gjatë aktit seksual. Seksualisht, meshkujt e vlerësojnë pak puthjen dhe harrojnë se goja mund të jetë shumë tërheqëse dhe mund të përdoret për një mori arsyesh.

Artikuj të ngjashëm