Diplomacia është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Ajo është një sipërmarrje që përfshin çështjet e luftës dhe paqes, tregtisë, promovimit të kulturës, koordinimit të organizatave ndërkombëtare dhe organizmave të tjera. Diplomacia ndryshe thirret edhe arti i marrëveshjeve. Por ajo mbetet gjithashtu struktura burokratike e marrëdhënies së dy shteteve më enigmatike dhe më e diskutueshme. Dredhia, hilet, intriga, arti i të mbajturit maskë, kjo është diplomacia. Më shumë se premisa në interes të bashkëjetesës dhe reciprocitetit, ajo ka injicuar favorizimin e kushteve të vendit të tij dhe vetëm kaq. Kjo filozofi nuk ka pësuar asnjë deformim qyshkur lindi. Ajo ka qenë dhe ka mbetur një mënyrë për të zgjidhur nyjën Gordiane, qoftë edhe sipas mënyrës së Aleksandrit të Madh. Gjithpoaq historia e njerëzimit ruan përvoja negative të kësaj hallke, megjithatë ata vijojnë të jenë "miq" të zgjedhur në shtëpinë e huaj. "Gojët e liga" thonë se mund të gjesh një diplomat që punon ndershëm për vendin pritës, sa ç'mund të gjesh një prostitutë që meriton të besojmë në ndershmërinë e saj. Gjithsesi, ata janë, si zgjidhje e zgjedhjes së njëanshme. Fillimi dhe mbarimi i gjithçkasë që na garanton një ekuilibër është vetëdijesimi se ata kudo që janë, janë si përfaqësues, si promovues dhe si mbrojtës të interesave të vendit të tyre, interesa të cilat ata duhet t'i përmbushin edhe nëse duhet domosdo të shkelin mbi interesat e vendit mik. Përtej kësaj, çdo pritshmëri pozitive është një zhgënjim.
Po ç'thonë njerëzit mendjekthejllët?
Ç'është diplomacia? Kompromis: arti për të ndarë një tortë në mënyrë të tillë që secili beson të ketë copën më të madhe.
Leonard L.Levinson
Si nisin luftërat? Diplomatët u tregojnë gënjeshtra gazetarëve, pastaj besojnë tek ato që lexojnë.
Karl Kraus
Në arkeologji ti zbulon atë që nuk është e njohur. Në diplomaci ti mbulon atë që është e njohur.
Thomas Pickering
Diplomat është ai që kujton gjithmonë ditëlindjen e një gruaje dhe kurrë moshën e saj.
Robert Lee Frost
Ambasadori: është burrë i ndershëm i dërguar për të gënjyer jashtë në të mirë të vendit të tij.
Izzak Walton in L.Levinson „ The left Handed Dictonary.
Diplomacia është art që lejon një tjetër të veproj në mënyrën tënde.
David Fros
Të bësh një sallatë të mirë do të thotë të jesh një ambasador brilant- problemi i njëjtë në të dy rastet: të dish saktësisht sa vaj duhet të hedhësh bashkë me uthullën.
Oscar Wilde
Diplomati është një që reflekton dy herë para se të thotë jo.
Frededrick Sawyer
Gjysma e artit të diplomacisë konsiston të mos themi asgjë sidomos kur jemi duke folur.
Will Durant
Diplomatët janë shpikur vetëm për të humbur kohë.
Isaac Goldberg
Të jesh dakord me diçka në linjë principi, do të thotë se nuk ke absolutisht qëllimin që ta vesh në praktikë.
Otto von Bismarck
Ambasadori është një barometro që tregon gjithmonë kohën që nuk do të bëj.
Pierr Veron
Diplomatët tradhtojnë gjithçka, përveç emocioneve të tyre.
Victor Hugo
Diplomacia vija më e gjatë mes dy pikave.
Adrien Decaurcelle
Diplomacia është arti për të ditur se çfarë nuk duhet të thuash.
M.Trump
Diplomacia është një lojë shahu që u jep shah mat popujve.
Kar Kraus
Discussion about this post