Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Nora e Kelmendit, miti i vajzës malësore që u kthye në legjendë e qëndresës ndaj turqve

February 16, 2017
in Histori
566
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Marin Sirdani e perpiloi kët tregim simbas Prël Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojëdhanat e dy Kelmendasve përkojnë me shkrimet historike të Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it)

Nder shum pashallarë qi i lanë nji emen të zi vedit në Shqypnin e Verit per barbarizem e mizori njehet edhe nji farë Vuçi Pasha. Mbasi ky nier i mbrapshtë me nji ushtri të madhe turke i ra kryq e terthuer Kosovës mbarë, tuj ba shka i shkojte neper mend; ba at krahinë per shkop, mësyni Kelmendin, fisin ma të fortin e asajë kohe. Bashkue nji mori ushtrijet niset ky prej Shkodret, e tuj kalue neper Shkrel, Kastrat e Rapshë të Hotit bjen në Grabom.

Kushtrimue Kelmendi, betohet më shtatë e shtatdhetë, jo vetem burrat por edhe grat, mos me i ra Turkut në dorë per së gjalli. Nji tubë sish aty per aty me të leta u turren e u ndeshen me terbim n'anmik më nji lug, ku u derdh gjak i pamasë, e prandej qëme atëherë e më sod i mbet emni Breg-gjakës.

Perballë njaj anmiku teper të madh Kelmendsit shkuen tuj luftue e tuj u smbrapë kadales derisa ushtrija turke zotnoi dy lugjet e Kelmendit. Atëherë, lanë disa çeta të shperdame malesh, u ngujuen me rob e robi në Nikç, në vendin qi quhet "Gjytetza e Kelmendit".

N'egercim të dameve e të trazimeve qi paten prej Kelmendsve ushtrija t'a pershkoi vendin tuj rroposë e tuj prishë gjithshkahin, kshtuqi në pak dit u ban ato vise si mos të kishte banue kurr rob i Zotit n'at dhé, shpijat zhdukë me themel, pemët pre për tokë, arnajët prishë e deri ledhet e bashtinave dermue.

Por para atij mjerimit Kelmendsit nuk ishin kurrkund të lodhun. Burra e gra bishin dita me ditë e natë me natë aty ktu prej gerllatave e shkamive si të terbuem në çeta ushtarake e bajshin kërdi në ta.

Tuj e pa Vuçi Pasha se me të keq ishte e kotë me shtrue at fis të fortë, mendoj me e thye me premtime. U çoi prandej lajmin se mbrenda nji jave kushdo, burrë a grue, do t'u dorzojte, jo vetem ishte i falun per shkado kishte bâ, por edhe do t'i shperblehej dâmi qi kishte pasë për shkak t'asajë lufte.

Kur mbërrijti lajmi i Pashës te Gjyteza e Kelmendit ku ishte fuqija ma e madhja e tyne, Kelmendasit u mblodhen në kuvend, e mbasi nuk i shkojte asnjanit as neper mend me u dorzue me gjithse kishte hipë nji zi aq e madhe buke sa me u mbajtë i lum aj qi muejte me u ngî me lkura ahi, persriten bén qi kishin pasë bâ kur nisi lufta, "mos me i ra per së gjallit Turkut në dorë". Posë kësajë, perforcuen edhe ndeshkimin e zakonshem të tyne—me bâ batare kedo që guzonte me bâ spionazhë a me tradhtue vendin.

Me burra, n'at mbledhe, ishin edhe nji numer i mirë grash e vajzash qi ma se nji herë kishin ra në luftë e ishin da me nderë. Nji nder to, emnit Norë, e bija e njaj kryetarit, vajzë kund njâ njizet vjeçe, e bâshme, e lidhme e me nji bukuri të jashtzakonshme, e quejtun prandej edhe Nora e Bukur, lypë lejen me folë. Nxjerrë at leje, u thotë se po kje se e kishte fatin me u ndeshë vetem per vetem me Vuçi Pashën, do t'i a merrte jeten.

I ati, i cili ndollej aty në mbledhje, i dha pa tjeter bekimin, veç i tha të mendohej mirë para se me bâ at hap— a me këthye me nderë a me dekë me nderë. E prekun vajza prej atyne fjalve i pergjegjë t'et faqe gjith atij burri: "Se si ka me mbarue jeta e erne, lum tata, veç Zoti e din. Ndoshta Vuçi Pasha asht jetëgjatë e jetëgjati nuk bahet jetëshkurtë, por per vedi di me thânë se qe besa e Zotit, un po shkoj e virgjën. A do të këthej e virgjën a por do të des e virgjën".

Ndërsa kjo po flitëte, krenët i lshojn syt shoqi-shoqit, e mbasi e dishin për fort të virtytshme dhe e kishin pa disa herë tue ra në luftë me ta e tue u pre me Turq si ma i miri djaloç, ke mendoj shin se edhe bukurija e saje do t'i ndimojte me u ndeshë vetem per vetem me at Pashë, të tanë nji zanit, si të marrun vesht, i thonë: "Ta priftë Zoti mbarë, o Sokoleshë!".

Me kaq kuvendi dahet, e kush shpresoj te në vepren e sajë, tjerët mjerojshin per rrezik ma fort të nderës se të jetës së sajë. Nora nuk u hutue, por marrë ngrykë t'an e ma t'afermit e vet, 'veshet, mathet e kapistallet, e shtin nji kurqele në postavë, dhe drejtohet fill e te Pasha.

Roja tuj pasë urdhnin mos me i thânë kujë gjâ po deshti me u dorzue, dhe mbasi Nora tha se ishte e çueme prej krenve me u marrë vesht me Pashen per punen e dorzimit, s'i bani fije pengimit, kështuqi mbrrijti në Tamaré, ku ishte qandra e ushtris, pa i hi ferrë në kambë.

Lajmue Pasha se kush ishte e pse dojte me u pjekë më tâ, menjiherë e grishë në shatorre të vet. Aty nisë kjo me e rrejtë e me e kaçarrejt mbi mendimin e krenve. Pasha, para sajë, kishte mbetë shtang prej gojëtaris e ma fort prej bukuris së saj, e tuj e pa kjo se i a kishte marrë mendët e tretë krejt fillin, nxjerrë me të shpejtë kurqin prej postavet e t'ia a rinshon dy-tri heresh lik në zemer, e pa e lanë me bâ as-ih as-uh e len shakull per tokë. Prehë kambët atëherë Nora e çan rrugës drejt kahë kishte ardhë, e roja ke e kishte pa pak orë perpara tuj kalue andej s'i bani fjalë, me mendue se ajo do t'ishte ndermjetsja e Pashës me Kelmen.

Nuk vonoi shum e u perhap lajmi i vrasjes së Pashës, e ushtrija u perzie si flokët e harapit, po heroina kishte kalue n'anë të t'vetve e kishte pshtue. Kelmendsit, tuj perfitue prej asajë rase të bukur, porsa u ra muzgu, u lshuen si egercina, burra e gra, me brimë zajesh e pushke, me krizem e rrokollim shkrepash me të vojtë mendja se po shembej toka. Ushtrija tuj mos i dijtë manâ vedit muer hiken, rrugë e pa rrugë, tuj lanë nozull e gjithshka pat. Në ket pshtjellim disa çeta Kelmendasei ndoqen kambë per kambë turqit tuj i damtue per së forti, disa xûnë gryka e shtiqe e bânë rrenim në ta, tjerë rrokllojshin shkambij e shkrepa kahë kalojshin turqit lugjeve e gerllatave ei bajshin me iu dhimbët gurit e drunit. Aq kerdí u ba n'ushtri të Turkut n'at luftë neper ato vende të thyeshme, sa me t'u dukë prrallë shka u diftojte per ta, e prandej atye mbrapa mbet fjalë: "S'lufton Kelmendi, por lufton vendi".

Çka thotë Historia?

Kemi para sysh katër shkrimtarë qi flasin mbi ket luftë të pergjakshme qi bani Kelmendi kundra Turkut, e mbasi nuk munden me u pasun perdoresh letas prej kujdo veprat e tyne, po botojm shka thotë seicili veças, pse ashtu sbashkut plotsohet kallximi. Prej tyne, si ka me u pa, dishmohet numri i madh i ushtris turke tridhetë mij vetshe me nozull e municjon per ball të shum-me-thânë nândqind Këlmendasve në gjendje ke s'vé-mâ-keq buke, ndima qi paten prej grave, vrasa e Vuçi Pashës, dhe disfata e turpshme e Turqve.

Posë ndonji rrethane lufte e trimnisë së heroinës, e cila, si u diftue sypri, asht e ruejtun shum bukur në traditen e fisit kreshnik të Kelmendit, perkojn shqimit me kallximin populluer, prandej mbarë rrjedha e ksajë lufte mund të xehet e vertetueme shi si e difton populli.

Pjeter Bogdani

(Cuneus Prophetarum, fq.43-44)

Nder shembuj të perkurmit bjen edhe këte : "Kush mundet me i ram mboh se mâ i vobek kje Vuça Pasha, i silli per të mbëledhë nji ushtri dymbëdhetë mi vetësh, nuk i mastuen shum miljon ar, se Kelmendsit, të sijt me nji za: "Eja kush ansht trim" mbledhunë afer pesqind vetë, vran Vuça Pashen, vjetit së Krishtit 1630. E në nevojë mpsuen me granë lëkuren e qarrit, posi të begatët majen e miellit, ende atyne ajo gjellë mâ shije u ka, se Pashallarvet e Sanxhakvet mishi i kingjavet e vjetave të njomë, pa ndiem kurraj të ngimë, tue ngrânë per gjith horë e tue votë rreth neper râjë të tyne, posi tha Profeta: "Kanë me ardhunë rreth gjytetsë e kanë me pësuem uni posi qent e gjithëherë mâ fort dëshërojnë".

F. Lenormant

Turcs et Montenegrins, 1866)

"Tuj e dijt qeverija otomane, thotë Lenormant,se çerdhja e anmiqve të sajë ishte Kelmendi, i dha urdhen në vjetë 1624 Pashës së Pejës e Mydyrrit të Gucls me e shtrue e me e ba të pakenun at fis. Kta mbas urdhnit qi paten i mS)ln, po kjenë da me dam e mbarre të madhe. Po per me muejt me e hjekë at kore prej vedit muerren e dhanë deri sa te e vona i a mbushen menden Stambollës me çue ndima të mdha e ushtri per me pushtue at fis, qi i qitëte aq trazime qeveris. Kshtu Pasha i Shkodres muer urdhen me e bashkue fuqfn e vet me fuqf të Pashës së Boznjes e të Pejës e me e msy Kelmendin. Ushtrija e bashkueme mbrrijti në tridhetë ml vetë edhe u nis prej Shkodret e u kap lugut të Cemit perpjetë. Kelmendsit u rrudhen perpjetë para gjith asajë mori ushtrije. Pa mbrrijt në Tamare, ku piqen Cemi i Selcës e Cemi i Vuklit e ku Kelmendt kishin rrenue uren, banë nji dredhf. U vUnë në të hikun pa ba asnji qindresë me randsf. Kjo ligshtf e dukshme u dha zemer Turqve e filluen me u shperda tuj e kalue lumin në kambë e tuj i ndjekë Kelmendsit majeve ku u shtemguen per qindresë. Para se me i a nisë ktij sulmit Kelmendsit kishin çue nji rrem ushtrije mbrapa Turqve tinzë, e kshtfi pa pritë pa kujtue kjenë të ffiSYm prej të dyja anve. Kelmendt të ndimuem edhe prej grave të veta rrokulluen shkarnij e shkrepa mbi Turq, të cilt ishin shperda lugut të Cemit e brijave, por shumica gjindeshin në nji grykë të ngushtë, ku s'muejshin me u sjellë. Me i msy para nuk muejshin, pse ndesheshin në trup t'ushtris së Kelmendit, sidomos në shkrepa e shkarnij, qi u rrokullojshin në ta, kshtuqi s'u mbet tjeter veç me i çilë shteg vedit per mbrapa, shka nuk u duel ndryshe j veç tuj ba të bjerruna të mdha. Prej Turqve mbeten dekun gjashtrnf vetë, me gjithse nuk kjenë veç nandqind Kelmen, qi perbajshin gjith fuqin e tyne. Pasha i Boznjes kje i pari, qi u vu në të hikun

P.F. Arcangelo da Salto

P.F.Arcangelo da Salto: Vita del Venerabile Padre Fr.Bonaventura da Palazzuole (Diario francescano, vol.lI, pag.18, – 2 ttobre).

Vjetin 1368 dau Sulltani me mposhtë të Krishtenët të quejtun Kelmen, banorë të maleve të nalta të Shqypnis, shka s'i kishte dalë me ba qëse kishte pushtue at mbretni. Shenjoi per at qellim Pashen e Bosnjes me nji ushtri tridhetë mij luftarësh me të cillt shkojshin perdhuni edhe shum të Krishtenë. Ndeshë të dyja ushtrit në shoshoqen me gjithse Kelmendsit s'ishin veçse shtatëqind, të ndimuem prej vendit të thyeshem, mbyten katermi Turq, mueren nozull e municjone, e ushtrija qi pështoi u vu në të hikun e kjenë të ngushtuem me e shgrehë luften. Prej Kelmendsve mbeten vetem trembëdhetë të dekun e disa të varruem, e prej të Krishtenve qi ishin kenë me Turq mbeten dekun tre a kater".

De Gubematis

Orbis Seraphicus, vol.lI, page 406, 473.

Edhe De Gubematis e difton të thuesh nji-nji rrjedhen e ksajë lufte si ky shkrimtari i fundshem [si P.F. Arcangelo da Salto]. Shton e thotë veç se Kelmendsit si per natyrë e vend të fortë, si per trimni qi tregojn xehen per ma të rrebtit nder Shqyptarë ( … tum propter naturae et loci, munimen, tum ob propriam magnanimitatem sup ra, omnes Albanenses reputantur). Per shkak të disa të thyemeve t'ushtris turke e pse s'kishin muejt kurr me e shtrue at vend kishin fitue nji nam të madh n'anekand mbretnin otomane (in toto ottomanico dominio magni nominis facti fuerant)

Kjo luftë, mbas ktij, ndolli kahë mjedisi i dimnit të vjetit 1637, e shkaku pse mbeten aq pak të krishtenë, qi ishin n'ushtri turke, e ven pse tuj e dijt Kelmendsit se perdhuni kishin ardhë me luftue kundra tyne e lshuen zâ të bâjshin ndonji shêj per me i njoftë, e ashtu u ruejten mos me i damtue.

Tags: (Cuneus Prophetarum1866)473.De GubematisF. Lenormantfq.43-44)Historia e malesiseMarin SirdaniMiti dhe legjendaNira e KelmenditOrbis SeraphicusP.F. Arcangelo da Saltopage 406Pjetër BogdaniRezistenca e malesoreve ndaj osmaneveTurcs et Montenegrinsvol.lI
Previous Post

Parathënia e fatit të keq, braktisja e ndihmës apo vendosmëria osmane, faktorët që çuan në Rënien e Kostandinopojës?!

Next Post

Frederik Rreshpja, ndërmendja për poetin që na mësoi ç’është poezia dhe si të jetojmë si poet

Next Post

Frederik Rreshpja, ndërmendja për poetin që na mësoi ç'është poezia dhe si të jetojmë si poet

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj