Nga Khalil Gibran “Dashuria e vërtetë…”

Le të ketë hapësirë në bashkësinë tuaj,

e fryma hyjnore le të vallëzojë mes jush.

Duajeni njëri tjetrin, e mos bëni lidhje dashurie,

Le të bëhet ajo një det lëvizës, mes

brigjeve të shpirtave tuaja.

Mbushni kupat njëri tjetrit, e mos

pini prej kupës së njëjtë.

Jipni njëri tjetrit prej bukës suaj,

e mos hani prej copës së njëjtë.

Këndoni e vallëzoni së bashku dhe dëfrehuni

e lejoni që secili të mbetet vetë.

Madje dhe anët e lahutës janë vetëm,

ndonëse fërfëllojnë me muzikë të njëjtë

Dhuroni zemrat tuaja, e mos i lini pranë njëra tjetrës nën roje.

Se, vetëm lumi i jetës mund t'i kënaqë zemrat tuaja.

Qëndroni së bashku, e prap se prap jo aq së bashku.

Edhe shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara

e ahu dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri-tjetrit

"Jetën duhet ta paguash me çmimin e vuajtjes."