Marko Polo, eksploratori vizionar, aventurieri venedikas që kumtoi historinë dhe mrekullitë e Lindjes së Largët

Bota me Marko Polon fitoi një nga kushtimet më emblematike të eksploruesve dhe aventurierëve. Gjithashtu me këtë emër shënjon një miqësi që do të mbetej në shekuj si logo e forcës së besimit tek vlerat dhe virtyti, miqësia e tij me perandorin Kublai Khan. Kureshtia botërore me Marko Polon do të fitonte një rrëfimtar të pashoq, një shpirt shkëlqimtar që me dritën e zemrës së tij do të sillte në jetë histori dhe idile të natyrës së një bote të panjohur, një bote që do të shndërrohej shumë shpejt në qëmtesë e shumë ngulmëtarëve dhe aventurierëve që e bënë të famshëm këtë emër. Me Marko Polon nisin aventurat e udhëve të largëta, e vendeve të paeksploruara, e bukurive magjepsëse dhe historive të kthyera në simbolikë e Azisë Qëndrore dhe Kinës, toka ku ai shkeli me këmbë e gjalloi me shpirtë dhe pavdekësoi me zërin dhe ëndjen që e hodhi si farën e së mirë në brazdat e etura të magjisë për të bukurën dhe aventurën, në shpirtin e zhuritur të adhurimit për misterin.

Marko PoloMarko Polo u lind në Venedik më 15 Shtator 1254 dhe vdiq në moshën 69-vjeçare më 8 janar 1324. Babai i tij ishte Nikolo Polo edhe ai ishte nje eksplorues dhe tregtar. Ishte udhëtari dhe udhëpërshkruesi më i njohur i asaj kohe. Si misionar dhe përfaqësues i Venedikut qëndroi në Kinë 15 vite, ndërsa edhe 9 vite në vende të ndryshme aziatike.

Udhëtimi i zgjati plot 24 vite. Udhëtoi në Palestinë, në Kurdistan, në Armeni, në Irak, në Iran, në Afganistan, në Tibet dhe arriti në Kinë. Marko Polo gjatë qëndrimit në Kinë i vizitoi pothuajse të gjitha viset e saj. Pastaj u kthye për në Venedik, duke kaluar nëpër Indonezi, Shri Lankë, Iran, Irak, Kurdistan, Armen dhe arriti në Venedik. Më zbulimet e tij është dëshmuar se Azia nga lindja nuk përfundon me pyje të pashkelura dhe me moçale, si ka menduar Ptolemeu, por buzëdeti i saj është i përshtatshëm për anije. Tri vite pas kthimit në Itali, Marko Polo merr pjesë në luftën e Venedikut kundër Gjenovës te ujdhesa e Korçullës, në të cilën luftë u zu rob dhe u burgos.

Marko Polo, eksploruesi ei Azise QendroreNë burg, Marko Polo i tregoi shokut të vet nga Piza, Rusticianit, përshkrimet e vendeve, nëpërmjet të cilave ka kaluar. Pasi Rusticiani doli nga burgu, publikoi librin në gjuhën frënge me titullin “Libri i zotëri Marko Polos mbi mbretërit dhe çudirat e Lindjës”. Në këtë libër, ekzistonin shënime të rëndësishme gjeografike për vendet e Lindjes së Largët, të cilat në Evropë askush nuk i ka njohur. Prandaj, ky libër për një kohë shumë të shkurtër përkthehet në shumë gjuhë dhe bëhet më se i nevojshëm për të gjithë udhëtarët e mëvonshëm që udhëtojnë për në Indi, në Kinë dhe në vende të tjera të Lindjes së Largët. Më 1290 vetë Marko Polo, shkroi librin me variant të ri. Veprën e pagëzoi “Mbi shumëllojshmërinë e botës”, në bazë të vrojtimeve personale dhe dëgjimeve. Kjo vepër e Marko Polos është vepër kapitale për ato vise ku ai qëndroi.

Marko PoloHulumtimet gjeografike të Marko Polos, kanë çelur një periudhë të re në zhvillimin e shkencës gjeografisë.

Udhëtimet e Marco Polo

Një version autoritar i librit Marco Polo-së nuk ka dhe nuk mund të ekzistojë, për dorëshkrimet e hershme të ndryshuara në mënyrë të konsiderueshme. Botimet e publikuara të librit të tij ose mbështeten në dorëshkrimet e vetme, një përzierje e versioneve të shumta së bashku, ose shtohen shënime për ti qartësuar, për shembull, në përkthimin anglisht nga Henry Yule. Përkthimi anglisht i vitit 1938 nga A.C Moule dhe Paul Pelliot është i bazuar në një dorëshkrim latin i gjetur në bibliotekën e Katedrales së Toledos, në vitin 1932, dhe është 50% më i gjatë se versionet e tjera. Ekzistojë rreth 150 kopje dorëshkrimi në gjuhë të ndryshme. Përkthimi më popullore u botuar nga Penguin Books në vitin 1958 nga R.E Latham i cili punoi disa tekste së bashku për të bërë një libër të plotë të lexueshëm. Polo i lidh me kujtimet e tij gojarisht për Rustichello da Pisa, ndërsa të dy ishin të burgosurntë Republikën e Gjenevës. Rustichello shkroi Devisement du Monde në Langues d'Oil, një gjuhë e kryqtarëve franceze dhe tregtarëve perëndimore në Orient. Ideja ishte ndoshta për të krijuar një libër për tregtarët, në thelb një tekst për peshat, masat dhe distanca.

 

Ilustrimi grafik i udhetimit te marko polos

Eksploruesi legjendar: 11 fakte magjepsëse për Marko Polon

Në vitin 1271, tregtari venecian Marko Polo u nis me të atin dhe xhaxhain në një udhëtim legjendar në të gjithë Azinë. Gjatë udhëtimit të tij 24-vjeçar, Polo u bë një nga europianët e parë që shëtiti e njohur qytete, kultura dhe teknologjinë e Lindjes së Largët. Zbuloni 11 fakte magjepsëse për jetën e një prej eksploruesve më të mëdhenj të historisë.

Udhëtimi i famshëm i Marko Polos u shkrua në burg

Marko Polo njihet për librin e tij aventuresk “Udhëtimet e Marko Polos”. Por, këto të dhëna të udhëtimeve të tij në Lindje janë shkruar pas hekurave. Në vitin 1928, 3 vjet pasi u kthye nga udhëtimi i tij, Polo u arrestua pasi udhëhoqi një kryengritje në një betejë kundër rivalit të shtetit italian, qytet-shtetit të Xhenoas. Në burg njohu një shkrimtar me emrin Rustichello të cilit i tregoi historinë dhe ai e shkruajti, edhe pse libri mban emrin me autor Marko Polo.

Marko Polo nuk ishte i pari europian që udhëtoi në Azi

Marko Polo mund të jetë rrëfimtari më i njohur që udhëtoi në Lindjen e Largët, por me siguri nuk ishte i pari. Murgu françeskan Giovanni da Pian udhëtoi në Kinë në vitet 1240, 20 vjet para se Polo të linte Europën. Emisarë të tjerë katolikë e ndoqën murgun më vonë, që udhëtuan në vitet 1250 për të kthyer mongolët në kristianë.

Marko i njihte shumë pak të atin dhe xhaxhain kur ata nisën ekspeditën

Pak muaj para se Marko të lindte në vitin 1254, babai i tij Nikolo dhe xhaxhai Maffeo u larguan nga Italia në një ekskursion tregtar në Azi. Vëllezërit u kthyen në Venecia kur Marko ishte 15 vjeç. Edhe pse ishin të huaj për njëri-tjetrin, Marko iu bashkua ekspeditës së babait dhe xhaxhait të tij dhe udhëtuan për më shumë se 20 vjet.

Marko e shpenzoi pjesën më të madhe të udhëtimit të tij si i dërguar i sundimtarit mongol Kublai Khan

Familja Polo merrej me tregti sendesh të rralla si mëndafshi e erëzat, por udhëtimet e tyre ishin më shumë se sa një mision tregtar. Marco, Maffeto dhe Niccolo ishin të punësuar edhe si emisarë për perandorin mongol Kublai Khan. Ata krijuan një lidhje të veçantë me perandorin, besimi dhe mbrojtja e të cilit, i lejonte Polot të lëviznin lirisht.

Marko i ngatërronte disa kafshë me krijesa mitologjike

Pasi u rikthye nga Azia, Marco Polo kishte mbajtur shënime për kafshë të pazakonta që kishte parë, si elefantë, krokodilë e majmunë. Por shpesh, udhëtari i ngatërronte këto kafshë me krijesa të çuditshme mitologjike e legjendare. Një nga më të çuditshmet që ai kishte parë ishin rinocerontët.

Polo ishte ndër të parët europianë që përshkroi teknologjitë e përparuara në Kinë

Nuk është e vërtetë që ishte Marko Polo që futi makaronat për herë të parë në Itali, pasi kjo pjatë kishte ekzistuar në Europë prej shekujsh, por nuk ka dyshime që ai i bëri të vetëdijshëm perëndimorë për shumë shpikje të kinezëve. Ai i familjarizoi lexuesit e tij me konceptin e parasë letër, që nisën pak kohë pasi ai erdhi në Europë.

Polo-t mezi dolën gjallë nga Azia

Pas dekadash udhëtime dhe përballje me vdekjen, Polo-t i kaluan pengesat e tyre më të mëdha kur u përpoqën të ktheheshin në Itali. I shqetësuar se largimi i tyre do ta bënte të dukej atë të dobët, perandori Kubali Khan refuzoi t’i linte të largoheshin nga shërbimi. Por ata u lejuan kur ranë dakord për të shoqëruar një princeshë mongole në Persi nëpërmjet detit.

Polo-t humbën shumë nga pasuria e tyre kur u rikthyen në shtëpi

Pasi u larguan nga territori mongol, Polo-t nuk mund të mbështeteshin më tek mbrojtja e perandorit Kublai Khan. Shumë piratë në mbretërinë e Trebizond, Turqia e sotme, u grabitën atyre 4 mijë monedha ari bizantine. Por pavarësisht humbjes së madhe, Polo-t arritën në shtëpi në vitin 1295 si njerëz të pasur.

Shumë nga bashkëkohësit e Marko Polos i quajtën tregimet e tij gënjeshtra

Përshkrimet e shumta të Markos për Lindjen e Largët nuk besoheshin nga të gjithë lexuesit. Madje shumë nga bashkëkohësit e tij i quanin përralla. Lexuesit kishin arsye pse ishin skeptikë: Polo dhe shkrimtari i tij Rustichello ishin të prirur t’i ekzagjeronin ngjarjet që përjetonin. Por thuhet se Marko në shtratin e vdekjes të ketë thënë: “Nuk kam treguar as gjysmën e gjërave që kam parë”.

Rruga e Marko Polos u bë pothuajse e pakalueshme pas rikthimit në Venecia

Kublai Khan vdiq gjatë rikthimit të Polo-ve në Venecia, duke bërë kështu që të rrëzoheshin të gjitha mundësitë që Marko të rikthehej përsëri në Lindje të Largët. Grupet fisnore kishin bonifikuar shpejt tokën përgjatë rrugës tregtare të njohur si Rruga e Mëndafshit për të ndërprerë lidhjet e Lindjes me Perëndimin. Marko nuk e la kurrë më territorin venecian në dy dekadat e fundit të jetës së tij

Marko Polo ishte ndikim i madh për eksploruesit e tjerë, përfshi Kristofor Kolombin

Marko Polo nuk e pa kurrë veten si eksplorues, ai preferoi termin “udhëtar”, por bëmat e tij inspiruan një gjeneratë të tërë udhëtarësh e aventurierësh. Në mesin e ndihmësve të tij ishte edhe Kristofor Kolombi që gjithnjë mbante një kopje të librit “Udhëtimet e Marko Polos” gjatë udhëtimeve të tij për në Botën e Re.

Artikuj të ngjashëm