“Lutja Supreme” e Al-Farabi-t, “Aristotelit” të orientit, përulësia e një zëri që lartësohet te besimi  

“O Qenie e nevojshme, o Shkak i shkaqeve, o i Përjetshmi që kurrë nuk pushon së ekzistuari! Unë kërkoj nga Ti të më mbrosh nga gabimet dhe ta bësh qëllimin tim, veprim që të kënaq Ty.

O Zot i Lindjes dhe i Perëndimit! Më dhuro të gjitha tiparet fisnike, më beko me më të mirën e rezultateve të veprave të mia, dhe m’i bëj të suksesshme qëllimet dhe synimet e mia.”

 “O Zot i të shtatë yjeve që rrjedhin në univers si lumenj që derdhen,

Yjet që kryejnë aktet e tyre me vullnetin e Tij

bekimet e së Cilit janë përmbledhur në të gjitha substancat … Unë nuk kërkoj për mirësi nga Saturni, Mërkuri ose Jupiteri, por vetëm prej Teje.”

 “O Zot! Më vish me rrobat e bukurisë, fisnikërisë së Profetëve, me lumturinë e shpirtrave të pasur dhe të kënaqur, me urtësinë dhe përuljen e atyre që të frikësohen dhe të nderojnë Ty.

O Zot! Shpëtomë nga bota e pakënaqësisë dhe e zhdukjes, dhe më bëj mua një nga vëllezërit e pastërtisë, një nga njerëzit e besnikërisë dhe një banor të qiejve së bashku me të drejtët dhe dëshmorët.”

Al-Farabi është plotësisht i vetëdijshëm për faktin se nuk ka shpëtim pa të vërtetën. Kështu ai i kërkon Zotit për t’i treguar atij realitetin e gjërave ashtu siç janë dhe për ta çuar atë te e vërteta:

“Ti je Zoti përveç të cilit nuk ka asnjë Zot, Shkaku i të gjitha gjërave dhe drita e tokës dhe qiellit. O i Vetmi me Madhështi dhe Përsosmëri! Më dhuro mua një frut nga Intelekti Aktiv, zbukuroje shpirtin tim me dritën e diturisë, m’i cakto mua si mirënjohje ato që ke caktuar për mua si një bekim. Më trego të vërtetën si të vërtetë dhe më frymëzo mua për ta ndjekur atë. Më trego të pavërtetën si të pavërtetë dhe më ndalo që ta besoj dhe ta ndjek atë. Përsose shpirtin tim me baltën e argjilit (lëndën e parë). Ti je Shkaku Kryesor!”

“O Shkaku i të gjitha gjërave nga ku rrjedhin të gjitha qeniet,

Zot i qiejve të ndarë në shtresa që vendosi tokën dhe detërat në qendër të tyre,

Unë kërkoj faljen dhe strehimin Tënd si një mëkatar,

Fali gabimet e këtij mëkatari dhe (robi) të pakujdesshëm,

Me hijeshinë tënde, Zoti i të gjitha gjërave, pastroje elementin tim (thelbësor) nga papastërtitë e botës së natyrës dhe të elementeve.”

 “O Zoti i individëve qiellorë, i elementëve sferikë, i shpirtrave qiellorë! Ky, shërbëtori Yt i është nënshtruar dëshirave të njeriut dhe dashurisë për dëshirat e botës së përulur. Bëj që mbrojtja Jote të më mbrojë nga gabimi, frika dhe nderimi për Ty të më mbrojnë nga ekstremizmi. Vërtet, Ti ke rrethuar gjithçka.

O Zot! Shpëtomë nga burgu i katër elementeve dhe më merr mua në anën Tënde, më të gjerën nga të gjitha, dhe në afërsinë Tënde, më fisniken nga të gjitha.

O Zot! Bëje vetë-mjaftueshmërinë që më jep Ti një arsye për të ndërprerë marrëdhëniet e dënueshme midis meje dhe subjekteve tokësore dhe shqetësimeve të botës së krijimit. Bëje urtësinë një shkak për të bashkuar shpirtin tim me botën hyjnore dhe shpirtërat qiellorë.

O Zot! Ringjalle shpirtin tim me Shpirtin Fisnik, ndikoje intelektin tim dhe shqisat e mia me urtësi supreme, dhe bëji engjëjt shokët e mi dhe jo botën e natyrës.

O Zot! Më jep udhëzime, lidhe besimin tim me vetëdijen dhe frikën ndaj Teje, dhe më bëj të qëndrueshëm ndaj dashurisë për botën.

O Zot! Më jep forcë kundër dëshirave kalimtare, merre shpirtin tim në banesën e shpirtrave të qëndrueshëm, dhe bëje atë një anëtar të substancave të larta dhe fisnike në xhenetet sublime.”

 “Unë të lavdëroj Ty, o Ai që i paraprin të gjitha qenieve që flasin gjuhën e stacionit shpirtëror. Ti i jep secilës qenie atë që i takon nga urtësia, dhe u jep atyre ekzistencën si një mëshirë duke pasur parasysh mos-ekzistencën e tyre. Të gjitha esencat dhe rastësitë meritojnë hijeshinë Tënde dhe lavdërojnë virtytet e bekimeve Tua. E nuk ka asnjë send që nuk e madhëron Atë, duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni (mënyrën e tyre) të madhërimit. (Kur'an, Isra 44).

O Zot! Unë të lavdëroj Ty. Ti je Ai, i Vetmi dhe i Përjetshmi, që As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. (Kur'an, Ikhlas 3-4)
.”

Pjesa e fundit e lutjes së El-Farabit është ndoshta më e forta, pasi ai i lutet Zotit për të pastruar shpirtin e tij, për ta mbrojtur nga gabimi dhe për ta çuar te e vërteta. Lutja është aq e thjeshtë sa edhe e fuqishme:

“O Zot! Ti e ke burgosur shpirtin tim në burgun e katër elementeve, dhe ke ngarkuar detyrën e ndarjes së tij nga kafshët grabitqare të mbushura me dëshira trupore.

O Zot! Rinovoje atë me dëlirësi, ki mëshirë për të në një mënyrë që të shkon Ty. Ndihmoje atë me një zemërgjerësi që vjen prej Teje në mënyrën më të përshtatshme. Jepi atij pendimin që i takon botës hyjnore. Ngute atë për t'u kthyer në stacionin e tij fisnik. Hidh mbi errësirën e tij një rreze dielli nga Intelekti Aktiv. Largoje atë nga errësira e injorancës për në dritën e diturisë dhe shkëlqimin e intelektit. All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, i nxjerr ata nga errësira në dritë (Kur'an, Bekare 257).”

 “O Zot! Tregoi shpirtit tim format e vërteta të së padukshmes në ëndrrat e tij, dhe largoje atë nga shikimi i ëndrrave të këqija në shikimin e mirësisë dhe të myzhdes së vërtetë në ëndrrat e tij. Pastroje atë nga papastërtitë që kanë prekur shqisat e tij dhe nga imagjinata e kotë. Hiq nga ai baltën e botës natyrore. Vendose atë në botën e shpirtrave fisnikë zbritës.

O Zot që më ke udhëzuar (në rrugën e drejtë), që më ke plotësur, që më ke strehuar!

Falënderimi i takon vetëm Zotit, paqja dhe bekimet qofshin për (Profetin Muhamed), pas së cilit nuk ka profet.”

 

Kush ishte Auzalag el-Farabi

Ebu Nasër Muhamed i lindur Tarkan i lindur Auzalag el-Farabi i njohur në Perëndim me emrat Avenasar dhe Al Farabius, turk që shkroi në gjuhën arabe dhe i konsideruar si Mësues dytë, (Magister secundus) pra menjëherë pas Aristotelit. Lindi në fshatin Ouasixh në afërsi të Farabit në Kazakistanin e sotshëm. Që i vogël e shoqëroi babain në Bagdad i cili punonte si funksionar i larte ushtarak. Këtu studioi logjikën, gramatikën, filozofinë, matematikën dhe muzikën pranë dijetarëve të feve të ndryshme (mësuesi i tij i logjikës, filozofi Abu Bishr ishte i krishterë). Gjatë një qëndrimi në Egjipt, muer mësimet e shkollës filozofike të Aleksandrisë (Al Iskenderia) dhe në të kthyer u vendos në Oborrin e sovranit Sejf ad-Daula në Damas (Sham).

Veprat më të rëndësishme të Farabit, gjithsesi janë komentet e shumta mbi tekstet e Aristotelin e Platonit si dhe një enciklopedi, Traktati mbi muzikën, Traktat mbi shkencat, Arritja e lumturisë dhe shum traktate të tjera mbi lëmi të ndryshme (edukatë, politikë, fé). Vdiq më 950 (339) në Damas. Preokupimi kryesor i Al Farabit është gjithësia, njeriu dhe jeta shoqërore. Studioi me kujdesin më të madh filozofinë e lashtë e posaçërisht Platonin dhe Aristitelin. Kështu vepra e tij është e inspiruar nga burimet e Kur’anit dhe filozofëve të përmendur grekë. Është mendimtari që shënoi lëvizje të rëndësishme në filozofinë islame duke themeluar kështu gnoseologjinë që mbështetet kryesisht në konceptin e njohjes,të burimeve dhe formave. Besimtar i devotshëm, jep mund të madh në në ruajtjen e unitetit islamik i cili në këtë kohë, përçahej në shtete dhe sekte të ndryshme. Për të, dituria dhe njohuritë më të rëndësishme janë njohja e Zotit e me ndihmën e tij dhe të kësaj njohurie, arrihet qëllimi jetësor.

Në thelb, Al Farabi mendon se edukata e njeriut duhet të shkoj në drejtim të harmonisë së së koncepteve të dalluara që kanë për synim kryesor perfeksionimin vetanak se ai është i krijuar për të qenë i tillë, dhe kështu arrin lumturinë hyjnore që është qëllim madhor. Njeriu i përkryer, është ai që arrin moral të përkryer, dituri dhe që këta teori i praktikon vet në të gjitha poret e jetës. Vetëm kështu ai i hapën dyerët për pushtet për udhëheqje të bashkësisë. Kësaj të fundit i jep rëndësi të jashtëzakonshme dhe thotë se edukata e përsosur dhe bashkimi i saj me praktikën arrihet vetëm në gji të shoqërisë, jashtë saj njeriu do të jetë vetëm një egërsirë. Duke vazhduar në këtë drejtim edukativ, Al Farabi edukon edhe kreun politik duke krijuar në mënyrë, konceptin hierarkisë dhe shtetit të përkryer. Pikërisht këtu ai thotë se « besimtarët » do ta kenë vendin e tyre që ju takon (dhe meriton) në qytet. Kjo është kurora e sistemit të tij të « qytetit cilësor » që dallon diametralisht nga qytetet (kombet) « mëkatare » dhe të « gabuara », ata të tiranisë (tagalub) dhe të demokracisë (xhama’ijja).

Mbi edukimin

Kur flet mbi edukimin, Al Farabi përdorë një numër të madh termesh për të shpjeguar këtë koncept. Ammar al-Talbi, i radhitë në studim të vetin (shih fusnotën), duke dhënë shpjegime për çdo term veçmas : Disiplina (tadib), mirësjellja (tekvim), formimi (tahdib), orientimi (tasdid) arsimi (ta’lim), ushtrimi/mësimi i zejes (irtijad) dhe edukata (terbije). Al Frabi është i mendimit se edukimi – mësimi, është veti e lindur e njeriut. E quan « natyrë » që do të thotë mundësi me të cilën njeriu është i pajisur me ardhjen në botë. Çdo i aftë psiqik pra, posedon aftësinë të kuptojë, të mësoj, të edukohet…

Pjesa e madhe e të dhënave janë nxjerë nga Historia e filozofisë dhe mendimit mysliman të autorit Ammar al-Talbi.