Krijimi i shoqnisë kulturore-letrare “Bashkimi” dhe divergjencat për fjalorin e Doçit

Me 1899, Emzot Prenk Doçi, i frymzuem nga shoqnit qi kishte pà tue shetit boten organizon shoqninë kulturore-letrare "Bashkimi". Me bashk'themelues si Át Pashko Bardhi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Lazër Mjeda, Át Gjergj Fishta, Imzot Dodë Koleci, Dom Mark Shllaku, Imzot Jak Serreqi, Dom Ndre Mjeda, Emzot Vinçenc Prennushi. E quejtun Akademia nga Asdreni.

Numri i pjesmarrsve erdh tue u rrit', Dom Ndoc Nikaj n'nji shkrim per 40-vjetorin shenon 12 antar't e saj. Shton emnat e Gjergj Kolecit, Luigj Gurakuqit, Mhill Çunit, Nikollë Sheldis', Át Ambroz Marlaskajt.

U ftuen edhe Mati Logoreci, Kolë Kodheli, Ndue Paluca, Gasper Beltoja, Gasper Mikeli… por nuk donin me rà fort n'sy t'autoriteteve.

"Ishte e para herë, qi në gji të Shqypnis, ende nën zgjedhën otomane, themelohej ballafaqe nji shoqni për t'u marrë sitematikisht me çështjen e shqypes… Alfabeti në fjalë, me gjithë mungesë të pikpamjes shkencore qi mund të kishte në vetvedi, kje fort praktik; për të parën herë librat shqyp mund të shtypeshin gjithkund ndër shtypshkronjat mbrënda e jashtë Shqypnijet." – Át Justin Rrota.

Në foto nga e majta në kambë Fishta, Nikollë Sheldija, Gjergj Koleci, Mark Shllaku, Pashk Bardhi, Ndoc Nikaj, ndejun nga e majta: Preng Doçi, Jak Serreqi; poshtë: Dodë Koleci, Mhill Çuni. korrik 1906

Mjeda doli nga shoqnia "Bashkimi" në mbledhjen në mes të 15 dhe 22 qershorit 1899. Por nuk ka qenë vetëm Ndre Mjeda që ka kundershtuar alfabetit e Doçit. Ja çfarë shkruan konsulli AH, Ranzi në rel. e 15 qershorit 1899: "Në raportin e datës 11 maj të vitit në vazhdim, janë shënuar anëtarët e shoqërisë në fjalë. Midis këtyre janë ndoshta vetëm Dodë Koleci dhe Jak Serreqi plotësisht dakord me alfabetin e ri të Doçit. Të gjithë të tjerët ishin kundra dhe në mes të tyre janë pikërisht ata prej të cilëve pritet nji aktivitet si shkrimtar dhe që siç duket që preokupohen drejtperdrejt me çështjen.