Ka ende që e blejnë ndjesinë e fajit me ngjyrën e virtytit

U prek dhe njëherash u përmallova me një ndodhi, ndërsa përpëlitesha në pezmin e rutinës së përditësimit të një riti, atë të marrjes së shërbimit urban për të më shkuartuar distancën shtëpi-punë. 
Duke u kolovitur në çuçuritjet e bisedave nervacingëritëse të udhëtarëve, papritmas autobusi ndaloi dhe nga dera e parme hyri një vajzë e re. 
-Falenderimin e drojshëm, servirur me një gjest përkorje drejtuar shoferit, ajo udesh ta paguante me një qortim: 
– "Nuk është stacioni këtu goce", lëshoi këto fjalë shoferi dhe fytyra e vajza e zënë në faj u mbulua e gjitha nga një e kuqe e purpurtë. 
Sa më kishte marrë malli të ndjehesha edhe unë në faj. 
Kisha kohë që nuk shikoja se si përflaket një fytyrë prej lëndimit të plagës së sedrës. 
Kisha kohë që nuk mrekullohesha prej poreve të një portreti të xhamtë që pluskonte në një flakë gjaku. 
Po, u përpoqa ta bind veten dhe t'i jap shpresë besimit se ka ende njerëz që e blejnë ndjesinë e fajit, me ngjyrën e virtytit.

Artikuj të ngjashëm