Dashuria dhe lulet, derdhen në një bukuri delikate, shkëlqejnë prej ëndjeve adhuruese

Dashuria, ashtu si lulet që ti shijosh duhet tu shërbesh, që të kujdesesh për ta, duhet t'i njohësh.

Ndoshta rreflekton pak poetike, por dashuria më shumë se me gjithçka përngjason me lulen. Një vlerë përfundimtare nuk është bërë e mundur megjithë përpjekjet e pareshtura dhe trajtesat rast pas rasti të kësaj prognoze të rrezikshme të jetës dashurore. Shpesh, ose në tërësinë e pranueshme unanimisht të rasteve, dashuria dhe xhelozia bashkërendin në synimet e sublimes së ndjenjave, bashkëndajnë territore të cilat çdonjëri i konsideron të pamjaftueshme, bashkëjetojnë si domosdoshmëri e barazpeshës së vlerës. Ata janë lëndë e së tërës që përbëjnë shtysën e çdo pjesëmarrje synimesh për zotërim. Nëse i/e dashiri/dashura juaj nuk e trajton xhelozinë si kripë, atëherë dashuria, mjeti në të cilën po lundroni i ngjan varkës pa vela, e cila mbetet në mëshirën e lojës, hidh e prit të rastësores. Ajo dashuri që nuk e ushqen xhelozia, ajo rrezikon të mpaket dhe të thahet. Por rolin e kopsharit primar e mban njëri nga partnerët. Është aftësia e tij që duke njohur dashurinë, pra lulen që i duhet të kujdeset për të, ai di dhe nevojat që ka kjo lule. Jo të gjitha lulet kanë të njëjtat nëvoja dhe jo çdo dashuria ka të njëjtat kërkesa. Ka disa lule që nuk kanë nevojë për shumë ujë, por kanë nevojë për dritë, siç është orkide bie fjala. Ka disa të tjera që kanë nevojë për të dyja në njëjten masë. Ka lule që kanë nevojë të ujiten rrallë edhe pse i duhet të jetojnë në kushtet e temperaturës ekstreme, si kaktuset. Uji i tepërt, ose dielli pa masë mund të jenë vrastarë. Siç është dashuria me teprim dhe xhelozia me karar, në disa raste. Pak a shumë kjo është një lojë e vështirë, është një sipërmarrje e mundimshme. Sepse edhe vetë dashuria është jo vetëm një ëndje dëshirimesh dehëse, por edhe një interesim përplot teka dhe ojna. Është e tillë, sepse ne e njohim dhe e duam vetëm ashtu. Detyrim i secilit nga ne është që duke njohur llojin e lules që i përkasim, të përvetësojmë dhe mënyrën e trajtimit. Ne kemi lindur me instinktin e dominimit, të përvetësimit të diçkaje me çdo çmim dhe në çdo rrethanë, por në këtë betejë nuk mjafton të hysh vetëm më zjarrin e dëshirës, duhet edhe uji i zotërimit.