Bernardo Strozzi mjeshtri i barokut, françeskani që u burgos ngase peneli i tij tejkaloi caqet

Prifti kapuçin me një jetë të trazuar, Bernardo Strozzi, është përfaqësuesi më i rëndësishëm i stinës së pasur gjenoveze të shekullit XVII. Shkolla e bregut të Ligurias ka për veçori kontaktin me mjeshtrit e mëdhenj flamand si Ruben apo Van Dyck që i hapin rrugën ngjyrës së pasur dhe pastoze, të shkrirë me penelata të gjëra dhe përplot gjallëri dhe dritë. Bernardo Strozzi i merr dhe i shtjellon këto tendenca koloristike me shumë origjinalitet, duke i gërshetuar dhe pasuruar ata me njohuri të thella zhvillimesh artistike të tjera, si shkolla lombarde dhe përhapja e karavaxhizmit.

Pas një seri afreskesh të shkëlqyera, tabloshë altari dhe një numër të konsiderueshëm pikturash të realizuara për koleksionistë në Gjenova, piktori vendos të shpërngulet në Venedik më 1630, pas kundërshtishë të ashpra me Urdhrin e Kapuçinëve, rregullat kanonike të të cilëve ai tashmë i kishte shkelur me gjurmët shndritëse të pasionit të pikturës, por edhe të tematikës trajtuese që atakonte rregullat e rrepta dhe caqet e pakalueshme.

Megjithatë, piktura e tij njeh sukses të menjëhershëm edhe në këtë qytet, aq më tepër pas vdekjes së mëparshme të  Palma, i Riu. Veprimtaria krijuese e Bernardo Strozzi e ngriti në atë shkallë njohjeje dhe vlerësimi sa ai mund të cilësohet pa droje si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të pikturës së shekullit XVII në Venedik.

Veç tablove me tematikë religjoze gëzojnë një sukses dhe rrokin një admirim portretet e tij aq të gjalla.

"Gjellëbërësja" një punë e realizuar më 1620 është një nga kryeveprat e pikturës së zhanrit në Itali, me praninë plot jetë  e sytë depërtues të personazhit të trajtuar në tablo, një ndjesi kaq delikate, dhe plot jetë e amvisës.

Për të cekur një tjetër punë të këtij mjeshtri dhe konkretisht atë "Shën Lorenci jep lëmoshë" e realizuar në periudhën ndërvitase 1639-1640, pikturë në kanavacë.

Në fazën e pjekurisë pas shpërnguljes në Venedik, Bernardo Strozzi hidhet në një sprovë të vështirë por gjithashtu edhe të sukseshme të pikturës në përmasa të mëdha, duke mbushur kështu atë zbraztësi që ishte krijuar dhe po e gërryente traditën lokale. Në kanavacët venedikase stili i lëndës dhe i ngjeshjes i Bernardo Strozzi, i ndikuar qartazi prej Rubensit bëhet edhe më madhështore nën shembullin e Ticianit dhe mjeshtrave të tjerë venedikas të shekullit të kaluar.

 Bernardo Strozzi, e nisi karierën nën ndikimet e françeskanëve, e madje u burgos sepse ushtronte pikturën joligjërisht. U arratis drejt Venecias për të shmangur izolimin në një manastir. U thirr me nofkën "Prifti Gjenovez" deri në vdekje.

Nga jeta e tij

Më 1598, kur ai ishte 17 vjeç, u bashkua me Urdhrin e Kapuçinëve , një degë e reformave të rendit françeskan. Kur babai i tij vdiq më 1608, ai u largua nga urdhrin për t'u kujdesur për nënën, duke fituar jetesën me pikturat e tij, të cilat janë ndikuar shpesh nga mësimet françeskanë. Në vitin 1625, ai u akuzua për në mënyrë të paligjshme të praktikimit si piktor. Kur nëna e tij vdiq më 1630, Bernardo ishte nën presion nga gjykimi i kapuçinëve. Ai u burgos për pak kohë në Gjenova. Mundi të arratise dhe të zhvendosej në Venecia për të shmangur izolimin në një manastir në vitin 1631.

Pikturat e tij të hershme dëshmojnë emocionalizmin e errët të Karavaxhos . Por nga dekadën e dytë të shekullit të XVII, duke punuar në Venecia, Strozzi kishte sintetizuar një stil personal, e cila dallohej qartazi për ndikimin që shquahej nga piktora e shkollës së Veriut, duke përfshirë Rubens dhe Veronese, me një tendencë monumentale dhe thelbësisht depërtuese për frymën reale të realizimit dhe tërësisë shprehëse të punës së tij.

Epilog

E gjithë veprimtaria e tij krijuese konsiston në një vepër që ngrihet nga pasioni. Ndikesat që dallohen në pikturat që la nuk e s'postojnë uniken e Bernardo Strozzi, madje e dallojnë atë si një vazhdues i denjë i kolosëve të shkollës së Veriut dhe njëherash një shkallmues të rregullave të rrepta të Uni-t të tij si një françeskan i Urdhrit të Kapuçinëve. Ai erdhi dhe mbeti në kujtesën e gjeneratës si një piktor që sakrifikoi dhe për pak u bë martir i pasionit. Historia e pikturës italiane dhe asaj botërore gjejnë te Bernardo Strozzi një përfaqësues të spikatur të barokut, një vazhdues dinjitoz i mjeshtrave të mëhershëm dhe gjithashtu një ngulmëtar për të mbërritur dhe për të plazmuar vetveten unike në traditën e pasur të pikturës venedikase.

Artikuj të ngjashëm