“Puthja” e mermertë e Auguste Rodin, më e zjarrta e kumtit estetik  

"Puthja" e Auguste Rodin, e cila mori jetë më 1889 do të ishte më e prushta që historia e artit kishte kredhur para ëndjes plot pasion e përvëlim e botës që dilte përdhunshëm nga gropat e terrta të moralit puritan, deri kur Gustav Klimt, 20 vite më vonë do ta lëshonte këtë akt sublim në krahët e një tjetër  përqafimi, më 1908–1909 kur ai tregoi "Puthjen" e tij. Gjithqysh, Rodin mbeti themeltari dhe i pambërritshmi. Klimt, sado që e shkriu mes simbolikës, derdhjeve të arta e zjarrit kolorik, nuk i dha botës një puthje si ajo e Rodin, kaq të thellë dhe kaq të ngrohtë, pavarësisht se e murosur në mermer. Ai arrin të depërtojë thellë, shumë thellë, si vetë puthja, brenda dëshirimit që shtërzen dhe andjes për zotërim që kaplon në çdo copë të kurmit partnerët.

Artikuj të ngjashëm