Letra që Edgar Allan Poe i dërguar birësuesit të tij, John Allan pas një mosmarrëveshje

Shkrimtari Amerikan Edgar Allan Poe i lindur më 19 Janar 1809 në Boston nga prindër aktorë, që dy vjeç ishte nën kujdesin e familjes së biznesmenit John Allan, pasi nëna e tij vdiq përpara ditëlindjes së tretë, si dhe babai i tij ishte larguar nga shtëpia më përpara vdekjes së nënës.

Ai pati statusin e jetimit, pasi John Allan nuk e adoptoi me dokumenta. Megjithatë, Poe u shkollua si në Angli dhe në Virginia me moshatarë të familjeve prestigjioze në shkolla të mira.

Në moshën 17 vjeçare, më 1826 ai filloi studimet në universitetin e Virginias për gjuhët antike dhe moderne. Kur Poe humbi dy mijë dollarë në lojërat e fatit (se nuk kishte lekë xhepi) hyri në “borxhin e nderit” siç e quajti ai, duhej që një burrë fisnik ta ripaguajë.

John Allan që sa kishte marrë një fitim disa qindra mijëra dollarë refuzoi të paguajë borxhin e Poe. Ai refuzoi edhe ta shpinte prapë Poe në universitet për të vazhduar semestrin e pranverës së vitit 1827.

Kështu, pas grindjes me John Allan në Mars 1827, në këto kushte Poe shkroi letrën e ndarjes dhe të largimit nga shtëpia e John Allan dhe nuk u kthye më në shtëpinë e tij, por vjen në Prill 1827 në qytetin e lindjes, në Boston.

Është e panjohur ende nga historianët, nëse Poe-n e ndihmoi kush apo e filloi jetën i vetëm në Boston.

Letra e mëposhtme është edhe një shenjë e reflektimit për këdo, për të ecur me këmbët e veta në jetë, akoma më shumë në krijimtari për më shumë sukses. Po e sjell si një letër frymëzuese për të rinjtë, që studiohet edhe në shkollat Amerikane.

 

Zotëri,

Dje pasi piva ilaçet dhe për çfarë kaluam ndërmjet nesh këtë mëngjes unë me vështirësi mundem të mendoj se ju do të befasoheni nga përmbajtja e kësaj letre.

Vendosmëria ime është e parë gjerësisht – të lë shtëpinë tuaj dhe në këto kushte të gjej një vënd në këtë botë të gjerë, ku unë do të kujdesem, jo si ju më keni trajtuar mua. Ky nuk është një vendim i nxituar, por një veprim, të cilin kam kohë të gjatë që e kam konsideruar dhe duke patur të konsideruar, se synimi im është i rëndësishëm.

Ju ndoshta mund të mendoni, se unë kam lajthitur nga një pasion dhe unë jam gati duke dëshiruar të kthehem, por jo. Kështu, unë do t’ju jap juve arsyen, e cila më ka aktualizuar mua dhe pastaj gjyko.

Që kur unë kam qenë i aftë të mendoj në çdo subjekt, me mendimet e mia kam dëshiruar dhe ato kanë qenë mësuar nga ju të dëshiroj, të marr famë në jetën publike. Kjo nuk mund të arrihet pa një edukim të mirë që unë nuk mund ta marr në një shkollë Parësore – një edukim universitar. Prandaj, kjo ishte çfarë unë me shumë entuziazëm dëshirova dhe unë kam qënë i udhëhequr të pres për këtë, nëse do të më jepet mundësia në të ardhmen, por me kapriçiot e momentit ju mi keni shkatërruar shpresat e mia sepse unë veç nuk kam rënë dakord me ju për një opinion, opinion, i cili unë isha i detyruar të shprehem:

– Përsëri, unë ju kam dëgjuar juve të thoni (kur ti ishe i vogël, unë isha duke ti dëgjuar mendimet dhe prandaj duhet të jenë thënë me sinqeritet), se ju nuk kishit dashuri për mua.

Akoma më shumë, ju më keni urdhëruar mua të lë shtëpinë tuaj dhe më keni qortuar vazhdimisht mua duke ngrënë bukën e Përtacisë, kur ju me veten tuaj ishit i vetmi person që më kuronte djallin duke më vendosur mua në disa punë. Ju keni kënaqësi të më ekspozoni mua përpara këtyre që ju pëlqeni, të mendoni të përparoni interesin tim në këtë botë.

Ju më shkaktoni vuajtje mua të jem subjekt i tekave dhe kapriçiove jo vetëm në familjen tuaj të bardhë, por edhe në komplet autoritetin e të zezve.

Këto ankesa unë nuk mund ti pranoj dhe prandaj kam ikur. Unë kërkoj këtë, se ju do të më dërgoni mua plaçkat e mia, rrobat dhe librat dhe në qoftë se ju keni të paktën pak dashuri për mua si një thirrje e fundit, unë do ta filloj jetën me të mirën tuaj.

Të parandalosh përmbushjen e predikimit që ju shprehët këtë mëngjes, dërgomë aq para sa të paguaj shpenzimet e rrugës sime tek disa qytete Veriore dhe pastaj më ndihmo mua për një muaj, kohë për të cilën unë do të jem i aftë të rregulloj veten time në kushte ku unë mundem, jo vetëm të kem një jetë individuale, por të vë një shumë parash, të cilën një ditë ose një tjetër do të më mbështesë mua në universitet.

Dërgomë plaçkat e mia dhe librat tek Courthouse Tavern, dërgomë ju lutem, ca para menjëherë, pasi jam në nevojë të madhe.

Në qoftë se ju nuk jeni dakord të përputheni me kërkesën time, unë do të kem ethe prej pasojave.

Richmond, E hënë, 29 Mars 1827

Juaji, Edgar A Poe

Do të varet nga ju, në qoftë se pas kësaj, ju do të më shikoni ose dëgjoni prej meje.