Letra e një të çmenduri nga Guy de Maupassant

Doktori im i dashur, jam në duart tuaja. Bëni me mua atë çka ju duket më e drejtë. Po ju përshkruaj hapur gjendjen e mendjes sime, kështu ju gjykoni se është më mirë t’u nënshtrohem kurave në ndonjë sanatorium apo të mbetem pre e halucinacioneve dhe e vuajtjeve që po më mundojnë.

Ja historia e gjatë dhe e vërtetë e së keqes së vecantë të shpirtit tim. Po jetoj si çdo njeri tjetër me sy të verbër e të hapur ndaj jetës pa u çuditur e pa kuptuar.

Po jetoja siç jetojnë të gjithë, duke parë jetën me sytë e hapur e të verbër të njeriut, pa u çuditur dhe pa e perceptuar.

Jetoja si kafshët, siç jetojmë të gjithë ne, duke kryer funksionet e ekzistencës, duke ekzaminuar e duke besuar se shikoja, duke besuar se dija, duke besuar se njihja atë çka më rrethonte, derisa një ditë kuptova se e gjitha kjo është false.

Artikuj të ngjashëm