Episode nga jeta e shkrimtarit, dramaturgut dhe poetit të shuar francez, Alphonse Daudet

Alphonse Daudet  (Alfons DODE) u lind më 13 Maj 1840 Nîmes, France  dhe vdiq më 16 dhjetor 1897 në moshën 57-vjeçare në Paris. Ai shënon në traditën franceze të artit si një novelist, shkrimtar, dramaturg dhe poet i shquar.

 

***

Qysh fëmijë Alfons Dode pati zhvillim mendor të parakohshëm dhe aftësi për të vëzhguar. Në moshën 10-vjeçare ai kënaqej shumë kur ndalonte nëpër rrugët e Laonit ndonjë kalimtar dhe e pyeste për profesionin e tij, për shijet, mendimet dhe për çdo gjë që lidhej me të.

***

 Një ditë në shtëpinë e Alfons Dodesë erdhi shoku i tij i ngushtë por i varfër. Kur hyri ai tha: E di ti Dode? Unë kam ardhur sot që të ndajmë mëngjesin së bashku, se unë nuk kisha kurrgjë në shtëpi.

Sot ke ardhur vonë, – u përgjigj Dodeja, – dhe të them të drejtën më vjen mirë, sepse për mëngjes kisha vetëm një panine të vogël. Po ta kishim ndarë bashkë mua do të më mbetej fare pak për vete.

***

 Dode ishte mik i Viktor Hygo-së. Shpesh hanin drekën bashkë.

Alfonsi pinte më shumë se Hygoi. Ai nuk falte kurrë asnjë nga librat e veta.

-I dashur mjeshtër – i thosh Dodeja, Viktor Hygo-së një ditë prej ditëve që frekuentonin njëri-tjetrin- është e kotë qe t'ju dërgoj ndonjë nga librat e mi, sepse ju nuk keni për ta lexuar. Për më tepër do të më bëni një prej atyre komplimenteve që u bëhen zakonisht grave.

– Dhe Viktor Hygoi, sa ishte gjallë, nuk lexoi asnjë rresht nga krijimtaria ime, – thoshte Dodeja.

***

 Për heqjen dorë të Tolstoit nga të mirat e kësaj bote, Dode ka thënë:

– Nuk do t'i besoj asnjëherë ndryshimet befasuese të pleqve 70-vjeçarë.

Tolstoi kur ishte i ri, shton Dode, i ka pasur të gjitha salltanetet dhe ka shijuar gjërat më të zgjedhura që ka jeta, ka provuar gjahun, ballot me maska, vrapimet me kuaj, artet dhe gratë e bukura. Tashmë që mbi të rëndon pleqëria, ajo moshë të pamundurash që i'a ndalon këto salltanete dhe shpengime të rinisë, ai kërkon që edhe të tjerët të heqin dorë.

***

Dodeja ishte shumë i ndjeshëm. Meqenëse iu refuzua kërkesa për t'u bëre anëtar i Akademisë Franceze, nuk pranoi që ta paraqiste sërishmi kanditaturën. Një ditë ftoi për darkë shkrimtarin rus Turgeniev. Gjatë kësaj darke e pyeti se ç'mendonte për romanet e tij.

Turgenievi e lëvdoi shumë, po shfaqi edhe ndonjë rezervë të vogël. Dodeja u trishtua kaq shumë, sa që kur Turgeniev iku, ia plasi të qarit si fëmijë.

***

 Dodeja ishte shumë i apasionuar pas muzikës. Kur shkruante ai dëshironte që e shoqja të luante në piano pjesë nga Shuberti, Moxarti, Bethoveni dhe Shumani.

-Më pëlqen çdo lloj muzike, – thoshte ai, – ajo e mira, madje edhe ajo që nuk është e mirë.

Atyre që mburrnin artet e tjera, u thoshte:

-Po, po, por muzika është një planet tjetër.

***

Lidhur me përdorimin e mbiemrave Alfons Dode i dha këtë këshillë një letrari të ri:

-Mbiemri duhet që të jete e dashura e emrit dhe jo gruaja e tij e ligjshme. Ndërmjet fjalëve çdo bashkim duhet të jetë i përkohshëm dhe asnjë herë i përjetshëm. Kjo është ajo qe e dallon shkrimtarin origjinal nga të tjerët.

***

Alons Dode ishte zemërgjerë dhe nuk mbante mëri me asnjeri. Në lidhje me këtë tipar, ai thoshte:

-Jeta është shumë e shkurtër, përse ta përdorim atë për të urryer?

Kur djemtë ose miqtë e tij zemëroheshin me ndonjë kundërshtar ai i ftonte të përmbaheshin dhe u thoshte:

-Lëreni fatin të bëjë çfarë të dojë! Ai do t'jua largojë urrejtjen dhe do t'ju japë kënaqësinë.

 

Antisemitisti Alphonse Daudet

Daudet ishte një monarkist dhe një kundërshtar i zjarrtë i Republikës Franceze. Daudet ishte gjithashtu dhe një anti-hebre. Personazhi kryesor i Le Nabab është frymëzuar nga një politikan hebre i cili u zgjodh si deputet për Nimes. Daudet në mesin e miqve të tij numëron shumë figura letrare, duke përfshirë Edouard Drumont, i cili themeloi Ligën e Franceze antisemite. Gjithashtu ai u angazhua si redaktor i "La Libre Parole" një gazetë anti-semite. Daudet gjithashtu shkëmbyen korrespondencë anti-semite me Richard Wagner

 

Artikuj të ngjashëm