Robert Bërns, fermeri që u bë pionieri i romantizmit dhe himnizoi në poezi shpirtin skocez

Alexander_Nasmyth_-_Robert_Burns,_1759_-_1796._Poet_-_Google_Art_ProjectPoezia, kjo magji e fjalës, si prej çdo pene, por në veçanti prej asaj të Robert Bërns ka një vërshim të tillë ndjesor, kumbon si një jehonë në hapësirat e zemrave të ëndshme për dëshirim fjale dhe përjetimi, ndjenje dhe afrie. Ai është një poet, ai jeton me fjalën dhe vjen tek sekush përmes fjalës, emocionit, jetësimit, dhimbjes, së trishtës, së andshmes. Pavdeksohet jo vetëm në Skoci që është një emblemë, një datë, një ngjarje, një fakt historik, por në gjithë botën e fjalës së shpirtit, mëkimit hyjnor të poezisë. Ai është një poet që shndrrohet në fjalë e në varg, në strofë e në këngë.

Robert Bërns, poeti më i madh i Skocisë, ai që u lidh me mish e shpirtë me fermën. Derdhi shumë djersë, hoqi shumë dhe dha përjetësisë dhe traditës skoceze të letrave poezi brilante, përjetime të shpirtshme në një kurm gadhnjyes.

Fatkeqësisht, Robert Burns vdiq i ri, në moshën 37 vjeçare nga një sëmundje e zemrës, sigurisht pasojë e lodhjes së tepërt me punët e fermës që nga koha më e hershme. Vdekja e kaploi ditën kur gruaja e tij Jean, lindi djalin e tyre të fundit, që do të gëzonte emrin Maxwell. Në varrim morrën pjesë rreth 10.000 vetë. Në këtë kohë, lavdia e tij nuk kishte arritur aq larg sa do të mbretëronte pas vdekjes.

Ai konsiderohet gjerësisht si poeti kombëtar i Skocisë dhe festohet nga skocezët në mbarë botën. Ai është më i njohur i poetëve që kanë shkruar në gjuhën Scots, edhe pse shumë nga tekstet e tij është edhe në gjuhën angleze.

Ai konsiderohet si një pionier i lëvizjes romantike, dhe pas vdekjes së tij ai u bë një burim i madh frymëzimi dhe një ikonë kulturore në Skoci dhe në mesin e diasporës skocez në mbarë botën. Festë e jetës dhe punës së tij u bë pothuajse një shtetas kult karizmatik gjatë shekujve 19 dhe 20, dhe ndikimi i tij ka qenë prej kohësh i fortë në letërsinë skoceze. Në vitin 2009 ai u zgjodh si më i madhi i gjuhës Scot, velrësim që u përftua nga publiku skocez në një votim të drejtuar nga kanali televiziv skocez STV .

Burns_2Robert Burns (lindi më 25 janar 1759, në Alloway, Ayrshire, Skoci – 21 korrik 1796, Dumfries, Skoci) djal i William Burns (bujk), ishte më i madhi nga shtatë fëmijët e familjes. Rininë e tij e kaloi duke punuar në fermën e babait të tij, dhe pavarësisht nga varfëria,babai i mundësoi arsimim shumë mirë sepse me këmbëngulje angazhoi një mësues për të dhe dhe vëllaun e tij më të rij Gilbert-in.

Nga mosha 15 vjeçare, i ra barra e punëtorit kryesor në fermë. Për t’i ikur lodhjes, ai i rrekej shkrimit që e bëntë të haroj punën e rëndë dhe të vështirë duke medituar për një botë më të mirë. Në këtë moshë edhe duelën në dritë vargjet e tij të parë, odë për Skotllandën dhe për gratë ; « Nela ime e bukur ».

Kur babai i tij vdiq në vitin 1784, Roberti dhe vëllai i tij e vazhduan bashkërisht punën në fermë. Megjithatë, Robertin më shum e tërhiqte natyra romantike e poezisë dhe femrat (me të cilat pati plotë aventura dhe disa fëmijë jashtëmartesorë nga të cilët edhe bineqët me Jean Armour e cila më vonë do të bëhet bashkëshorte e tij), se sa lëvrimi i tokës. Në këtë kohë, për të ikur nga puna e rëndë, ai planifikoi të largohet drejtë drejt klimës së Antiljeve.

Megjithëse nuk udhëtoi, ai u dha pas pasionit të vet të parë dhe publikoi librin me poezi Poems, Chiefly in the Scottish Dialect, kryesisht në dialektin skocez ku kendon për dashuri të « thyer ». Këto këngë u pranuan shum mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Kjo e shndërroi në të përkëdhelurin dhe në krenari të familjes. Me këtë, ai ngriti dorë nga mërgimi dhe filloi të udhëtoj nëpër vendlindje. Kështu mbërrini në Edinburg ku u bashkua me rrethin e shquar të artistëve dhe shkrimtarëve të cilët të prekur nga bukuria e poezisë së tij e pranuan mirë (megjithëse më vonë disa e quajtën « poeti fshatarë ») dhe e pëlqyen punën e tij poetike.

Në mes të viteve 1793 e 1818 iu botua kolekcioni A Select Collection Of Scottish Airs for the Voice në gjashtë volume dhe 114 këngë të tjera popullore. Që nga kjo kohë, filloi të konsiderohet si poet i parë romantik dhe gjithëmonë u shërbeu gjeneratave si inspirim.

Artikuj të ngjashëm