“Xha Gorio” e Honoré de Balzak, optika e shikimit social i Francës së shekullit të 19-të

Honoré de Balzak ka analizuar në mënyrën më të qartë jetën sociale dhe ndryshimet klasore të Francës së shekullit 19, duke e parë dhe paraqitur jetën parisiene me një vështrim prej guximtari pa asnjë zmbrapsje për t’i përplasur fytyrës realitetit sjelljen dhe moralin e sistemit të Francës të asaj kohe. Ai bëri analizën më realiste të vendit dhe kohës kur jetoi pa i tërhequr grushtet kurrë duke ravijëzuar mbi të gjitha se “qerrja e civilizimit, ashtu si qerrja e një kamioni të rëndë, ndërpritet thuajse lehtësisht nga një zemër që shtypet nga të tjerët në rrugën e saj. Ajo shpejt thyen këtë pengesë në timonin e saj dhe vazhdon kursin e rrugës triumfuese”.

Tragjedia e “Xha Gorioit”

Është ky një reflektim i zymtë me të cilin Honoré de Balzak fillon tragjedinë e tij të zemrës “Xha Gorio”. Në periudhën e post-Napoleonit në Paris, qyteti në të cilën Balzak jetoi, kishte shumë nga tiparet e ditëve aristokratike para revolucionit që përfshiu largimin e Luigjit XVI. Gjatë asaj kohe supozohej se tri shtresat nuk ekzistonin formalisht, por megjithatë nuk ishte një sistem i ngurtë kastash të shumta me fuqi në vend. Të gjithë kishin pozicionin e tyre. Dhe pozita sociale ishte ajo që kishte një rëndësi të madhe në këtë botë, mbi të gjitha sallonet luksoze dhe njerëzit që hynin në to dhe që gjykoheshin duke iu referuar rrethanave, pavarësisht revolucionit. Nëse dikush nuk ishte një anëtar i denjë i klasës së lartë, ai ishte krejt pa vlerë, duke bërë që jeta e njërit apo vdekja, lumturia ose mungesa e saj ishin pa pasoja. Një njeri si “Xha Gorioi ” që është edhe titulli i romanit, është si ajo qerrja e rëndë nga e cila Balzak flet i pamëshirshëm gjatë gjithë rrugës që do të lëvizë duke paralajmëruar në çdo centimetër që bën padrejtësinë e klasave.

Kasta e ngurtë në Francën e shekullit 19

Është kjo ndarje e ftohtë dhe e pandjeshme mes të ashtuquajturave kategorive të larta, të mesme dhe të ulëta ashtu siç Balzak e sheh popullin francez, si formësuesen e vetme të sfondit për historinë e trishtuar të karaktereve të përshkruara shumë gjallërisht nga ai, si dhe kushteve mizore, me të cilat ata duhet të luftojnë. Dhe me anë të narrativës së Balzakut kuptohet më së miri se ç’do të thotë të jetosh në këtë botë shumë shpesh të ashpër dhe të pashpirt ku dallimi social lind bashkë me njeriun. Së pari dhe më kryesorja, mes lojtarëve është Gorioi vetë. Xha Gorioi ashtu sikurse u quajt nga njerëzit me të cilët ka jetuar, ka qenë një tregtar i suksesshëm. Ai kishte bërë pasuri të konsiderueshme në biznes dhe e kishte investuar atë mirë. Gjithashtu, ai kishte qenë në gjendje të vendoste më të mirën e mundshme për të bijat e tij, të cilat i rregulloi si për miredukim, por edhe duke i martuar me zotërinj të respektuar. Dhe pas kësaj ai vijoi t’i trajtonte ato dhe bashkëshortët e tyre me bujari. Por plaku shpejt u bë një telash për të bijat e tij aristokrate të reja, të cilat ai i donte dhe për të cilët do të bënte çdo gjë deri në frymën e fundit. Këtu shfaqet edhe rregulli i ashpër social i cili zbatohet si kristal në dramë.

Në këtë mënyrë, një person duhej të kishte para dhe tokë, si dhe kultivimin e duhur për t’u konsideruar i pranueshëm në rrethin e përzgjedhur shoqëror. Edhe pse Gorioi bëri me të vërtetë pasuri dhe tokë, ai nuk kishte statusin e lartë të një aristokrati, duke qenë në thelb vetëm një njeri i klasës së mesme. Pasi vajzat e tij kishin kapur klasën sociale të dëshiruar, edhe pse vetëm falë të të atit, ato refuzuan ta lejonin atë në shtëpitë e tyre. Pavarësisht nga kjo, Xha Gorioi vijonte të ishte bujar me dashurinë e tij për bijat e tij përbuzëse dhe mosmirënjohëse, si edhe në lehtësimin e tyre nga borxhet e përsëritura, ndërsa vetë jetonte në varfëri te Vauquer Maison.

Rastinjaku nga ana tjetër ishte e kundërta e bijave të pashpirta të Gorioit. Ai ishte karakteri i studentit të ndershëm, një tjetër personazh i lindur në një klasë të ulët, por me një familje shumë të dashur, i cili vendos të nisë atë që në mënyrë të përsëritur i referohet vetë Balzakut, si betejën sociale pariziane, duke thënë se kur Rastinjaku kupton natyrën e vërtetë të rrethanat Gorioit.

“Lot dolën në sytë e Eugjenit. Ai pothuajse gjithmonë ka qenë i ekspozuar ndaj ndikimit të pastër dhe të shenjtë të dashurisë familjare dhe kjo ishte dita e tij e parë në fushëbetejën e qytetërimit parisian”.

Rastinjaku përpiqet të futet vetë në klasën e lartë dhe madje edhe të mund të ndihmojë Xha Gorioin, nëse ai mund. Gjatë rrugës së gjatë të Rastinjakut me gjurmët e tij, takohen edhe shumë lloje të njerëzve të ndryshëm dhe të rrethanave që ekzistonin për qytetarin parisian të ditës. Përshkruhen zyrtarë të vjetër të regjimit Bourbon, si edhe ish-zyrtarë të Napoleonit që bashkë me Rastinjakun takohen në shtëpinë e tij në konvikt, për të folur dhe përballuar në një mënyrë ose një tjetër kohët e vështira. Gjithashtu, përshkruhen njerëz të shoqërive të larta të mbytur nga veset, si borxhet e mëdha nga kapriço si kumari, pija etj. Dhe gjithashtu shfaqet edhe mënyra e vetme për një grua që të fitonte para për të ndihmuar burrin e saj duke shitur trashëgimitë e vyera të familjes si nëna e Rastinjakut dhe motra po ashtu, sikurse duhet të bëjnë edhe dy vajzat e Gorioit.

Viktorinë, Rastinjak dhe djalli Votren

Mizëria dhe mjerimi që vijnë nga sistemi i egër social në rrethana tragjike sjellin dhe personazhin e Madam Kotyr dhe Viktorinë babai i të cilës ka vendosur të çtrashëgojë atë. Viktorina ende e do të atin e saj të shtrenjtë, por ai me kokëfortësi refuzon ta njohë atë. Ai jeton në shkëlqimin e klasës së lartë, ndërsa familja e tij dhe anëtarët e saj në varfëri të madhe. Ky sistem absurd e bën këtë veprim mohues deri në gjak jo vetëm të nevojshëm, por plotësisht të pranueshëm që një person të mohoj familjen e vet për arsye të etiketës sociale duke lënë anëtarët e saj me pak fat, të hapur për manipulimin e njerëzve të tillë si Votreni i keq dhe i frikshëm. Një ish-i dënuar, Votreni i pandjeshëm gati arrin shndërrimin e Rastinjakut të ndershëm në një njeri si veten, duke e bindur atë që të martohet me trashëgimtaren Viktorinë, pasurinë e së cilës ai do të sigurojë duke shkaktuar një vdekje të parakohshme të vëllait të saj, në mënyrë të barabartë në një duel. Por Rastinjaku nuk manipulohet si një rast i rrallë i drejtësisë, duke parandaluar zhdukjen e kësaj copëze të çmuar të virtytit nga të zhdukurit.

Sistemi i kastave në Francë dhe rrënoja e Gorioit

Megjithatë, në fund, qëllimet e mira të Rastinjakut nuk janë të mjaftueshme. Edhe pse gjërat duket sikur do të përfundojë mirë për Gorioin dhe ata që ai do, i tillë nuk është. Vetëm në pikën kur ndershmëria dhe virtyti i Rastinjakut dhe Gorioit duken në prag të bërit të një bote të lumtur për veten e tyre dhe bijat duke treguar se në fund ato kanë shumë dashuri për babain e tyre, sistemi i ngurtë i hipokrizisë sociale parisiane i kthen ata po prapa. Kjo goditje e fundit e vret plakun e mjerë dhe të vjetër, i cili përdor këtë poshtërim të fundit zhgënjyes duke e nxjerrë nga fundi i forcës po me dashuri dhe sakrificë, duke siguruar një veshje për vajzat e tij. Siç është shkruar edhe në fillim të romanit: “Gjatë gjithë njëzet vjetëve, ai kishte dhënë dashurinë e tij, zemrën të gjithën, si dhe gjithë pasuritë e tij në një ditë. Kur ai u bë si limon i shtrydhur mirë, vajzat e tij e lanë si një lëkurë në hendek”. Theksi i “Gorioit të Vjetër” bie në një botë në të cilën ka karaktere të gjalla, ku “… suksesi shoqëror është çdo gjë, ai është kyç në pushtet” dhe i pikëlluar dhe shpesh si rreth vicioz për ata të cilët jetonin në të. Gorioi i mjerë vdes vetëm me bijat e tij të gatshme ose të paafta për të prezantuar veten në shtratin e vdekjes së babait të tyre derisa ishte tepër vonë. Ai vdes dhe varroset në varfëri, se bijat e tij nuk dërguan para as për varrimin. “Qerrja e civilizimit … vazhdon kursin e saj fitimtare”.

PëRKTHEU: LORENA KOLLOBANI