Fridrih Niçe: As nëpër tokë, as nëpër ujë nuk do ta gjesh rrugën për tek Hiperborët

Ne jemi Hiperborë, (quheshin banorët e rajoneve të arktikut dhe subarktikut) ne e dimë mjaft mirë sa të veçuar jetojmë. “As nëpër tokë, as nëpër ujë nuk do të gjesh rrugën për tek Hiperborët”: Pindari e dinte këtë për ne.
Përtej Veriut, akullit vdekjes, qëndron jeta, lumturia jonë…
Ne kemi zbuluar lumturinë, ne e dimë rrugën, ne e gjetëm rrugën jashtë mijëvjeçarësh të tërë labirinti.
Kush e ka gjetur tjetër?
Mbase njeriu modern?!
“Unë nuk di të hyj, as të dal, unë jam gjithçka që nuk di të hyjë apo të dalë” -pëshpërit njeriu modern…
Nga ky modernizëm ishim sëmurë – nga paqja narçiziane, nga kompromisi i ulët, nga gjithë pisllëku virtuoz i PO-së dhe JO-së moderne.
Kjo tolerancë dhe gjerësi e zemrës që “fal”, ngaqë “kupton” gjithçka, është erë që sjell furtunë për ne.
Më mirë të jetosh mes akujsh sesa mes virtytesh moderne dhe të tjera erërash jugore.
Qemë mjaft kurajozë, nuk kursyem as veten as të tjerët; megjithatë, me kohën injoruam ku të çonte kjo kurajë.
U bëmë të trishtuar, fatalist, thuhet për ne.
Fatumi ynë ishte plotshmëria, tensioni, akumulimi i energjive. Ishim të etur për vetëtima dhe akuzon. Mbetëm shumë larg lirisë së të dobëtëve, larg “nënshtrimit ngushëllues”
Një furtunë u shfaq në atmosferën tonë, natyra, ajo që ne jemi, u errësua, -sepse ne nuk kishim një rrugë.
Formula e lumturisë sonë: Një PO e vetme, një JO e vetme, një vijë e drejtë, një qëllim.