Ludvik van Bethoven ky promete i muzikës klasike

Tokësorja e një zoti nuk ishte dhe aq e paqtë. Rreth vitit 1801 Beethoven-i filloi ta humbasë dëgjimin. Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që ia vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zënë gjumi gjatë punës. Ai vdiq i varfër nga një sëmundje në veshka në vitin 1827.

Ludwig van Beethoven lindi më 16 dhjetor 1770 në Gdansk, Polonia; vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri. Ka qenë kompozitor i epokës klasike.

George Bizet, në titanët e historisë botërore radhit Bethovenin përkrah Dantes, Homerit, Michelangelos, Shekspirit dhe Moisiut, duke e quajtur një prometë të muzikës. Në qoftëse Hajdni dhe Mozarti shkëlqyen në periudhën klasike, Bethoveni me talentin e tij, pasionin forcën dhe krenarinë e vet krijoi një stil të tijin, stilin Bethovenian, i cili për herë të pare haset ne simfonitë dhe ne koncertet e tija. Bethoveni ndryshoi çdo gjë ne artin e muzikës, në saj të talentit të tij për tu bërë një artist i madh. Ai ishte një pianist virtuoz dhe njëkohësisht kompozitor i madh.

Vegjëlia

Babai i Bethovenit ishte tenor po jo shumë i mirë. Si pijanec dhe njeri i palidhur me punën ai kërkonte të nxirrte fitime nga djali i vogël. Prandaj nisi t’i mësonte muzikë qysh në moshën katërvjeçare. Sipas të dhënave të kohës del se Babai e paraqiti djalin dy vjet më vonë para publikut. “Sot më datën 26 maj 1776 në sallën e Akademisë së muzikës zoti Bethoven, tenor i Oborrit, do të ketë nderin të paraqesë dy nxënës të tij, zonjushën Averdonc kontralto e Oborrit dhe djalin tij 6 vjeçar, Ludovigun. E para do të ketë mirësinë të na këndojë disa arie të bukura dhe i dyti do të japë koncerte të ndryshme në piano. “Ky ishte takimi i parë i Bethovenit me publikun, për të cilin nuk dihet se çfarë përfundimi pati.

Megjithëse me mësues diletantë dhe me muzikantë shumë të diskutueshëm, Bethoveni i vogël bëri të tillë hapa përpara në studimin e muzikës sa që, më në fund u gjend një mësues i denjë për të. Ky ishte i famshmi Neefe, njeri i ashpër i cili shpejt u zbut e u mrekullua. Ky parashikoi për të një karrierë moxartiane. Që në moshën dymbëdhjetë vjeç deshi ta kishte nxënësin e tij në organo dhe vendosi po të mungonte ai, ta zëvendësonte edhe si dirigjent në orkestrën e teatrit të operës. Kështu në atë moshë të njomë, Ludovigu i vogël mundi të mbante vetveten dhe të ndihmonte edhe prindërit.

Bethoveni ende fëmijë shkoi në Vjenë ku Moxarti mbahej i paarritshëm. Disa miq, admirues të muzikantit të vogël të Bonit, deshën ta takonin mjeshtrin e shquar të muzikës me muzikantin e ri. Më në fund ia arritën qëllimit, po Moxarti që takonte vazhdimisht muzikantë të rinj, e pa me mosbesim. Bethoveni u ul në piano dhe improvizoi një pjesë.

“Mirë nuk është keq,mendoi me vete Moxarti po nuk më duket të jetë një improvizim.Me siguri që është fjala për një të ashtuquajtur improvizim për një copë të kompozuar me kushedi se sa mundim dhe e mësuar përmëndësh”. Nuk e tha haptas, por e la të kuptohet.

Bethoveni i acaruar iu lut Moxartit t’i jepte ai vetë një temë. Moxarti ia plotësoi dëshirën dhe i dha temën. Bethoveni improvizoi një pjesë të mrekullueshme, luajti me guxim të admirueshëm, saqë Moxarti mbeti i shtangur dhe i thirri para të pranishmëve:

– Kini për të parë se ai do ta bëjë botën të flasë për të. Pastaj e përqafoi dhe i kërkoi të falur.

Në atë kohë ishte në Vjenë një muzikant i dëgjuar, abati Genilik, që populli e pëlqeu dhe ishte entuziast për pianon e tij aq të pastër, aq të shndritshme dhe aq të bukur. Një herë në shtëpinë e një miku, tha se atë mbrëmje do të shkonte të luante në piano në publik dhe do të maste forcat me një pianist të ri të panjohur. Duke dalë, i sigurt si gjithnjë, thirri:

-E, po nuk bëjmë salsiçe!

Të nesërmen miku e pyeti se si shkoi mbrëmja muzikore.

– Aha, – thirri i ligështuar abati, – do ta kujtoj deri në varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dëgjuar kurrë një interpretim të tillë. Improvizioi ashtu si di të bëjë vetëm Moxarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, që ne nuk i kemi ëndërruar kurrë.

Miku u bë shumë kurioz dhë pyeti se si quhej ky pianist i ri.

– Është një i ri me trup të shkurtër, i shëmtuar, i zi, me një fytyrë kryeneçe. Quhet Bethoven.