Gjallesat që arrijnë të maskohen mrekullisht në natyrë

Deri tani kemi njohur vetëm kameleonin, ose ai ka qene i vetmi prej atyre qe mund te maskohej mrekullisht ne natyre, përfshi edhe disa gjallesa të tjera të fundit të detit. Sot ne përballemi me një ser gjallesash të tjera, shumë inteligjente, të cilat mund të shkrihen në mjedisin, habidatin e tyre me një aftësi kamuflimi të admirueshme. Me një pamje të shpejtë, këto foto duket se tregojnë imazhe fare të zakonshme të gjetheve apo pemëve, por nëse i sheh me vëmendje kupton disa nga truket më të zgjuara të botës së gjallë për t’u përshtatur me ngjyrat dhe format e ambientit ku jetojnë, në mënyrë që të fshihen nga grabitqarët apo që të bëhen vetë grabitqarë. Në fund të fundit të mbijetojnë në natyrën e egër.

Që nga lloje të ndryshme karkalecash, që duken herë si gjethe apo si degët e një peme, e deri tek zogjtë apo merimangat, këto pamje tregojnë se sa të afta janë qeniet e gjalla për t’u bërë njësh me sfondin ku jetojnë.

Kafshët e zgjuara tregojnë një aftësi të mahnitshme kamuflazhi në natyrë për t’u fshehur nga armiqtë dhe për të kapur më lehtë gjahun. Disa gjallesa përdorin ngjyrën e tyre për t’u bërë pothuajse të padukshme në mjedis, ndërsa disa të tjera formën e trupit për t’u shkrirë me sfondin.

Fotografi John Cancalosi, që realizoi këto pamje të mrekullueshme, u shpreh se edhe për atë vetë kishte qenë shumë e vështirë të dallonte shpesh ku fillonte gjallesa dhe ku mbaronte mjedisi, aq mjeshtërisht ishin kamufluar ato, duke përdorur mimikën, ngjyrën apo formën e trupit.

Albert Vataj

 

Artikuj të ngjashëm