Prosodia në poezín e Albert Vatajt, poeti i “Përqafun me klithmën”

Nik Leshai

Prosodia ose siç njihet ndryshe, shkrimja në nji e tingullit, ritmit dhe rimës, ne vëllimin poetik të Albert Vatës, “Përqafun me klithmën”, udhëheqet prej nji përdorimi mjeshtrór të gjuhës shqipe – koinime fjalësh të reja, ringjallje fjalësh te harrueme, gjânsi dhe thellësi leksike, dhe nji struktúr solide sintaksore. Ky testament i kompetencës gjuhsore të autorit i përfton poezís së tij nji tingull të théll që rezonon me senset e lexuesit dhe komplementon idét e shprehuna në poezít e tíj. Ky vëllim poetik asht gjithashtu nji lajm i mír për lexuesin shqiptár i cili tue mos gjét fjál shqipe, e mbúsh fjalorín e tij me fjál të hueja.

Tingulli asht shum i rândsishëm në poezín e Albertit sepse poezia e tij asht e ngarkueme emocionalisht, kompakte, dhe projekton nji intensitet të rráll imazhesh e ndjenjash për lexuesin shqiptár.

Nëpërmjet nji preokupimi për shoqnín dhe moralin e sáj që të kujton Migjenin, dhe nji ndjenje stifluese që të kujtójn absurditetin dhe mungesën e shpresës ne veprat e Kafkës, Alberti âsht nji prej atyne pak shkrimtârëve e poetëve shqiptár që e prezantójn lexuesin tón me zhgenjimin dhe pasigurín postmoderne. Por, po nëpërmjet poezís, Alberti ngrihet mbi idén masive të postmodernitetit të tipit, ‘anything goes’.

Piskama ngërthen fundekrye qiellin,

Thellë n’mue nji tërbim m’ka përfund

Ky shkëlqim turfullitës çjerr sy

E dritimet muros ndër kafka.

Ashtu si përsonazhet e Migjenit, protagonisti i poezive të Albertit e ndjén trysnín e nji shoqnie që po rrëshqet në shteg të gabuem. Ashtu si njeriu-insekt i Kafkës ky protagonist rënkon nën absurditetin e njeriut të kthyem në nji monstër gratifikimi. Por në ndryshim thalbësor prej të dy shkrimtärëve moderníst, Alberti përdor armën ma të fórt të shkrimtarit e poetit postmodernist, cinizmin. Cinizmi në këtë vëllim poetik prezantohet nëpërmjet nji protagonist të pa-emën, i cili jo rráll, tue fól në emën të të gjithëve, shprehet paradoksialisht,

kam shkue larg për të mbet aty

aty ku njihem si kurrkush, kurrkund …

gjoksin kam ndigjue tek s’po mundet as me gjimue …

e sotmja asht minuti i të mundëshmes së rrejshme …

ti ike për të mbetur nji dhëmbje.

Nëpermjet ideve universale por që tingellójn lokale dhe të kuptueshme për lexuesin, dhe nëpërmjet shkrimjes së gjuhtárit me poetin, vëllimi poetik i Albert Vatajt mbúsh nji hapsín e cila sot-per-sot vazhdon me qén pothuejse e zbrazët. Ai báhet nji úr lidhëse ndërmjet të tashmes urbane me të cilën përballohet qytatari i metropoleve të Shqipnís Etnike dhe emigrantit shqiptár në prendim, me trashëgimín tón mijëravjeçare. Në kët mënyr, autóri skálít nji vëpër autentike me nji identitét të veçánt, dhe me nji thellësi kohore e linguistike e cila dialogon rrjedhëshëm dhe natyrëshem me lexuesin.

Artikuj të ngjashëm