Papirusi që hedh poshtë hipotezat: Jezusi nuk ishte i martuar, megjithatë!

Një copë papirusi nga shekulli i katërt duhet të jetë dëshmi se Jezu Krishti ka qenë i martuar. Shumica e ekspertëve dyshojnë për vërtetësinë e dokumentit. I biri i Zotit nuk duhet të ketë jetuar aq dlirshëm, sa t’u përshtatet konceptit të atyre, që morën shekuj më vonë besimin e krishterë. Jezusi i Nazaretit ka qenë burrë i martuar. E shoqja e tij mendohet të ketë qenë e përdala Maria Magdalena.

Megjithatë kjo i përshtatet konceptit të atyre, që në ditët e sotme u pëlqejnë të trondisin dogmat e kristianizmit. Njëri prej tyre është autori amerikan i librave thriller Dan Brown. Me librin e tij “Kodi i Da Vinçit” ai arriti një publik milionësh. Libri përmban përmbledhtasi disa teori aventureske mbi mundësitë e jetës bashkëshortore të Jezu Krishtit. Për një shkrimtar kjo lëndë është shumë interesante, ai nuk ka faj?

Por çfarë ndodh, kur një studiuese e një universiteti me emër si Universiteti Humbold prezanton një fletë të madhe sa një kartvizitë të një papirusi të shekullit të 4-të, në të cilën është shkruar në shkrimin koptik: “Jezusi i thotë asaj: Gruaja ime…”?

Vërtetësia e këtij fragmenti është kontrolluar nga ekspertët, këtë e pretendon të paktën historiania amerikane e historisë së fesë, Karen L. King. Për gazetarët ajo thotë se kjo nuk është një dëshmi e qartë, se Jezusi ka qenë i martuar. Por gazetat titullojnë artikujt me pyetjen: “Ka qenë Krishti i martuar?” Me këtë pyetje tani është duke u marrë publiku.

Historia mund të ketë qenë krejt ndryshe: Në vitin 1982 pas Krishtit, dikush ka ngjitur gërma koptike në papyrus me përpjekjen për ta bërë atë që të duket sa më e vërtetë. Ky është versioni i historisë, për të cilin dyshon koptologu i Universitetit të Mynsterit, Christian Askeland. “Made in Germany” është titulli, që do duhet t`i vihej kësaj historie, thotë ai duke nënqeshur. Ose më mirë “Made in Berlin”.

Pra fragmenti i shfaqur tani është vetëm një fallsifikim? “Disa gjëra janë shumë zbavitëse”, thotë studiuesi amerikano- norvegjez. “Duket sikur dikush përpiqet sot, që të kopjojë gërma koptike nga një libër. Në shkrimet antike ekzistojnë ose tekste shumë të stilizuara me gërma të shkruara bukur, ose tekste dokumentareske, në të cilat gërmat nuk janë shumë të bukura. Por në mënyrën, si janë shkruar gërmat, mund të njihet stili individual i shkruesit.” Dhe kjo ndodh edhe në këtë rast. Përveç kësaj në mënyrën e derdhjes së bojës në papirus, apo në konsistencën e bojës dallohet, që nuk kemi të bëjmë me shkrime antike.

Dyshime nuk ka vetëm Christian Askeland. Në një kongres ndërkombëtar për studimet koptologjike të mbajtur javën e kaluar në Romë, historiania e historisë së fesë prezantoi zbulimet e saj dhe gati të gjithë pjesëmarrësit vunë në pikëpyetje vërtetësinë e copës së papirusit. Por dëshmia e vërtetë, nëse kemi të bëjmë me një fragment autentik të shekullit të 4 apo me një fallsifikim mund të jepet vetëm pas një analize, për shembull analize kimike.

Artikuj të ngjashëm