Nuk është kaq e lehtë të ndahesh me të shkuarën dhe të bashkohesh me të tashmen e vetvetes që dëshiron!

Ajo prej së cilës vujmë më shumë se prej asgjëje, nuk është ajo me të cilën na përball jeta, por ajo që vetja na vë përballë nesh. Sigurisht nuk është aspak e lehtë të ndahesh me të shkuarën dhe të bashkohesh me të tashmen e vetvetes që dëshiron. Kjo është një sipërmarrje e mundimshme dhe njëkohësisht një nevojë e themeltë e qëllimeve që kanë disa njerëz të qërojnë hesapet me të shkuarën. Po cilët janë ato individë, çfarë i mundon dhe pse kërkojnë me insistim të ndryshojnë në një farë mënyre atë që tjetërkush ka vendosur për ta, atë që është relativisht e pamundur të sfidohet. Por çdo përpjekje do të jetë një dëshmi e promovimit të individit që ka rrokur vetëdijen e thellë të njohjes së vetvetes, dhe e ka ballafaquar me atë me identitin e konturuar sipas disa kritereve dhe parimeve që ai ka përzgjedhur si më të përshtatshmet, përfaqësuesen të një dinjiteti dhe personaliteti. 

E shkuara është një vrragë që na sëmbon sa herë prishet moti

…është një gjurmë që na vihet nga pas edhe atje ku duam të mos e dijë askush se kemi qenë

… është një makth që na përndjek në netët e gjata të përtëritjes

… është një mëkat që vjen të na e prish momentet më të hareshme

… është një trishtim që na i thyen çastet e lumturisë

… është një vrashtësi që na e ngrys gjithnjë panoramimet e ditëve të bukura

… është një dorë e pamëshirshme që vjen e na gris pëlhurën e ëndërrimeve

… është ajo, dhuna që nuk na lejon të jemi të tolerant dhe s'na mëson asnjëherë si si të dashurojmë.

Ti je fajtor pa faj për të, siç ishin të tjerët pa faj, që të ndëshkuan ty më damkën e fajtorit.

E tillë është e shkuara fatkeqit.

Artikuj të ngjashëm